Google gjatė ditės sė sotme ka paraqitur njė valė tė re tė ndryshimeve pėr shėrbimin e saj pėr postė elektronike Gmail.
Tani pėr tė thjeshtuar gjėrat pėr pėrdoruesit janė vendosur nė pjesėn e majtė tė sipėrme tė Gmail, posta, kontaktet dhe detyra. Pėrveē kėsaj butoni pėr shkrim tė njė letre ėshtė tani vėrtetė njė buton e jo vetėm njė link, pastaj njė zonė e vogėl e header-it vendos mesazhin e parė nė inbox-in tuaj rreth 16 piksela mė lartė nė ekran, etj.
Nė pjesėn e kontakteve Google ka bėrė edhe disa ndryshime tė mėdha, duke shtuar njė numėr veēorish tė cilat sipas tyre i kanė kėrkuar pėrdoruesit dhe nė kėtė mėnyrė kanė lehtėsuar kontaktet.
Tani kontaktet punojnė ngjashėm me postėn, pastaj renditja e kontakteve bėhet nė bazė tė mbiemrit, janė shtuar etiketa tė veēanta pėr numra, opsione tjera pėr modifikim tė kontakteve, etj.