Gjysma e parė e vitit 2010 ka paraqitur njė PTK me rezultate pozitive, me ē’rast ėshtė shėnuar njė rritje nė tė hyra operative nė krahasim me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar.
Zyrtarė tė Post-Telekomit tė Kosovės, pėrmes njė komunikate pėr media treguan se kanė pėrmbushur nė tėrėsi parashikimin e objektivave financiare nė njė anė, por nė anėn tjetėr kanė lansuar edhe produkte shumė atraktive dhe tė pranueshme pėr konsumatorėt, pavarėsisht konkurrencės sė fortė nė treg.

“Sipas gjendjes tė datės 30 qershor tė vitit 2010, tė hyrat e pėrgjithshme tė biznesit janė mbi 70 milionė euro, qė paraqet njė rritje mbi 6 pėr qind mė shumė krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit 2009”, thuhet nė komunikatė.

Rritja e tė hyrave operative nė kėtė periudhė rrjedh kryesisht nga niveli i tė hyrave operative nga telefonia mobile qė paraqet mbi 80 pėr qind tė tė hyrave tė pėrgjithshme tė biznesit. Tė hyrat e realizuara nga telefonia mobile pėr kėtė periudhė janė shtuar pėr rreth 8 pėr qind mė shumė krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit qė shkoi.

“Nė rritjen e tė hyrave nė masė tė madhe ka ndikuar, sidomos, rritja e numrit tė konsumatorėve, shfrytėzimi mė i madh i roamingut dhe lansimi i produkteve atraktive”.

Paralelisht me rritjen e numrit tė konsumatorėve me parapagim, ėshtė evidentuar edhe njė rritje e ndjeshme e numrit tė pėrdoruesve tė VALA me kontratė.

PTK ka njoftuar edhe se nė fund tė gjysmės sė parė tė kėtij viti, numri i i pėrgjithshėm i shfrytėzuesve tė telefonisė mobile ėshtė mbi 1.2 milionė, gjegjėsisht mbi 270 mijė konsumatorė mė shumė krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit 2009.