Google "e di" se ēfarė shikoni, ēfarė kėrkoni dhe kėnd keni miq nė internet. Intimiteti online ėshtė e rrezikuar sepse informatat tuaja private janė relativisht lehtė tė qasshme, pohon drejtori ekzekutiv i kompanisė Google - Eric Schmidt.
Nė intervistėn e tij tė fundit pėr televizionin amerikan CNBC nė fillim tė kėtij muaji Schmidt ka thėnė se anonimiteti nė internet ėshtė i rrezikshėm.

“Nė botėn tė cilėn e kėrcėnojnė rreziqe tė vazhdueshme dhe tė papritura, ėshtė tepėr e rrezikshme tė mos ketė njė mėnyrė pėr tė identifikuar individėt”, ka theksuar Schmidt.

Sipas tij, qeveritė e shumė shteteve do tė mund t’i jepnin fund anonimitetit nė internet, ashtu qė do tė kėrkonin mundėsinė e identifikimit tė secilit shfrytėzuesi.




“Intimiteti ėshtė shumė e rėndėsishme. Intimiteti dhe anonimiteti nuk janė e njėjta gjė. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė Google, si dhe gjithė tė tjerėt, tė respektojnė intimitetin e ēdo njeriu. Njerėzit kanė tė drejtė nė intimitet, sepse kjo ėshtė normale dhe e duhur”, ka shtuar ai.

“Duhet tė ketė disa kufizime. Nėse dikush planifikon tė kryej njė krim tė tmerrshėm, nuk do tė duhej tė lejohet qė ai person tė mbetet anonim. Gjykatėsit insistojnė qė identiteti i autorit tė krimit tė dėnueshėm tė zbulohet. Anonimiteti absolut do tė kėrkonte marrjen e disa vendimeve shumė tė vėshtira pėr qeveritė e shteteve. Mendoj qė kjo nuk gjėja qė e duam. Njerėzit nuk janė tė gatshėm pėr revolucionin teknologjik i cili ėshtė para derės sonė”, ka pėrfunduar Schmidt.

Ndėrkohė, sipas njė raporti tė publikuar nė gazetėn prestigjioze amerikane “Wall Street Journal”, Google ėshtė duke menduar se sa larg mund tė shkojė sa i pėrket pėrfitimit nga informatat tė cilat i posedon pėr shfrytėzuesit e saj dhe se ēfarė do tė bėj nė fund me ato tė dhėna.