Mbrojtėsi i ri i Real Madridit, Ricardo Carvalho, nė konferencėn pėr shtyp tė mbajtur pėr prezantimin e tij si lojtar i klubit mbretėror, ka deklaruar se ai e ka kėrkuar kalimin te Reali qe njė kohė tė gjatė, ndėrsa e vlerėsoi Mourinhon si trajner fitues.
“Unė kam kėrkuar tė vij kėtu qė njė kohė tė gjatė. Mourinho ėshtė trajner fitues dhe unė kam ardhur te njė klub fitues”.

“Shpejtėsia e lojės kėtu dallon me atė nė Angli, ku loja ėshtė mė dinamike. Mendoj se pėr mua ishte mė e vėshtirė pėrshtatja me futbollin anglez se sa qė do tė jetė me futbollin spanjoll, sepse ngjason me atė portugez”.

“Unė kam biseduar me Mourinhon pėr rolin tim si lojtar senior nė fushė. Shumė lojtarė tė rėndėsishėm u larguan gjatė kėtij viti. Unė dua t’i ndihmoj Real Madridit aq sa kam mundėsi”, u shpreh Carvalho me rastin e prezantimit tė tij.