Pėrzgjedhėsi i Francės, Laurent Blanc, u shpreh nė mėnyrė mjaft diplomatike pas humbjes sė pėsuar nė debutim me rezultat 2-1 ndaj Norvegjisė, duke thėnė se paraqitja e lojtarėve ishte e mirė, por humbja si e tillė nuk ėshtė e mirė.
“Unė jam i kėnaqur me mėnyrėn se si luajtėm. Zhgėnjimi i vetėm ėshtė gjėja qė vėrtet ka mė shumė rėndėsi – rezultati. Nuk ekziston humbje e kėnaqshme. Kur pėrgatiteni pėr njė ndeshje, ju pėrgatiteni ta fitoni atė”.

“Unė isha i impresionuar me mėnyrėn se si lojtarėt e mbajtėn topin dhe me numrin e rasteve tė krijuara, por rezultati ishte zhgėnjyes. Unė u thashė lojtarėve se, duke parė se ēfarė prodhuan nė fushė, ne kemi mundur tė shpresojmė pėr njė rezultat mė tė mirė. Kemi parė dallimin nė formė fizike mes lojtarėve tė klubeve tė cilėt kanė filluar sezonin dhe atyre qė nuk e kanė filluar”.

“Mund t’iu them me plot gojė se disa prej lojtarėve qė kanė luajtur ndaj Norvegjisė, do t’i shihni pėrsėri mė 3 shtator pėr ndeshjen e parė kualifikuese ndaj Bjellorusisė”, deklaroi Blanc.