Sipas La Gazzetta dello Sport, Manchester City dhe Interi janė vetėm dy milionė euro larg kompletimit tė transferimit tė italianit Mario Balotelli.
Sulmuesi qė natyrisht se premton tė ardhme ėshtė lidhur me njė kalim te City, por marrėveshja ende nuk ėshtė kompletuar, pėrkundėr disa spekulimeve se zyrtarizimi do tė bėhet tė enjtėn. Megjithatė, mediat nė Apenine thonė se marrėveshja ėshtė shumė pranė finalizimit. Interi ka kėrkuar njė shumė prej 30 milionė eurosh, pėrderisa ‘qytetarėt’ nuk paguajnė mė shumė se 24 milionė euro.

Interi tani thuhet ta ketė zbritur ēmimin nė 28 milionė euro, kurse City e ka ngritur ofertėn nė 26 milionė euro. Balotelli tashmė ka arritur marrėveshjen kontraktuale me Manchester Cityn, ku nėse do tė transferohet, do tė pėrfitojė 3.5 milionė euro pėr sezon.