Receta gatimi!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 3 nga 3 FillimiFillimi 123
Rezultatet nga 41 deri tek 59 prej 59
  1. #41

    Re: Receta gatimi!

    Receta Gatimi

    Lakja gatu mire Interesant eshte kjo puna e kripes qe i hidhet peshkut

  2. #42
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Receta gatimi!

    Byrek me gjize dhe qumesht


    4 gota uji miell
    5 vezė
    1 filxhan kafeje ujė
    1 luge ēaji plot me kripe.

    1 gote ujė
    1 ½ gote niseshte

    Perzierja pėr ta hedhur sipėr petave:

    200 gr djathe i bardhe ose gjize
    50 gr djathe kaēkavall (une i hedh me shume se e kam qejfin kackavallin)
    100 gr gjalpe ose margarine bimore
    4 vezė
    2 gota qumėsht
    ½ tufe majdanoz ose koper

    Grini djathrat dhe majdanozin apo kopren ose te dyja holle, shtoni sipėr 4 vezet dhe gjizen, 100 gr gjalpe ose margarine te shkrire,
    dy gotat e qumeshtit dhe lejini ne njė vend jo shumė te fresket ne mėnyrė qe tė mos ngrijne.

    Siper malit te miellit , mu ne mes hidhni 4 vezet , shtojini kripe dhe ujė dhe perzijeni mirė brumin. Mbulojeni me njė picete te lagur dhe lijeni 15 minuta.Me pas merreni dhe punojeni sėrish. Me pas lijeni sėrish te mbuluar me pecete.

    Mblidheni brumin ne trashesine 3 cm ne formė ruloje, pastaj priteni ne 10 copeza et vogla.
    Perzijeni miel me niseshte dhe hidhni dhe pas niseshte mbi vendin ku do hapni brumin.Pastaj hidhni sėrish miell me niseshte mbi brume dhe hapni 5 peta pernjehere.
    Pastaj brumerat qe i keni ndare me dysh lerini pėr 1/2 ore poshtė njė picete te lagur.

    Si fillim hapini 5 petat veē e veē duke i hedhur sipėr miell me niseshte.Pastaj vijini mbi njera tjetrėn duke i hedhur niseshte me miell sipėr.
    Hapini te 5ta petat ne te njėjtėn kohe .
    Tė njėjtėn gjė perseriteni dhe me 5 petat e tjera.Ne njė tenxhere te madhe vini 5 lt ujė , 2 luge gjelle kripe , 1 luge gjelle vaj dhe lereni te zihet. Ndėrkohė lyeni mė pak gjalpe njė tepsi.

    Ne fillim zjejini petat ne ujin qe valon , pas nja 2 minutash hiqini duke perdorur njė kapese metalike te shesht dhe futini ne ujin e fothte. Pastaj prej andej hiqini me dorė dhe vendosini mbinje pecete.
    Me pas vini njė pete qe nuk ėshtė ēare mbi tepsine e lyer me gjalpe, duke ja nxjerre anet jashtė tepsise.

    Mbi ēdo pete hidhni nga perzierja me qumėsht qe keni bere , petet qe ngelen vendosini duke i zhubrosur mbi tepsi.
    Ne fund fare kthejini anet e nxjerra jashtė tepsise se petes se pare dhe mbulon peten e siperme me to.
    Hidhini pak yndyre sipėr petave se fundmi.
    Pastaj vijeni te piqet ne furren e ngrohur me pare , duke e lėnė te piqet njėrėn anė njė here dhe duke e kthyer mbrapsht pastaj pėr te pjekur anėn tjetėr, nese nuk ju pjek mire nga te dyja anet.

  3. #43

    Re: Receta gatimi!

    Si doli byreku qe bere Emaus

  4. #44
    i/e rregjistruar 20% Maska e LAKJA
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    164
    Reputacioni
    0

    Re: Receta gatimi!

    Po ti proveje se nuk behen turshi

  5. #45
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    1
    Reputacioni
    13

    Re: Receta gatimi!

    ke te drejte Lake.edhe e une eperdor shpesh peshkun te pjekur ne kripe.
    behet shume i shijshem.mund te behet edhe fileto mishi ne kripe.

  6. #46
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Receta gatimi!

    Ore, kam ngrene te shtunen e kaluar ne Durres fileto Merluci me pana! Kush di me e saju kete se me ka ik petllafare kur e kam ngrene dhe dua ta bej edhe ne shtepi! Ta beje nruja dmth se une qameti ndonje veze di te bej!

  7. #47
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Receta gatimi!

    Spinaq me veze


    Pėrshkrimi
    Tave spinaqi i pjekur me veze, dhe qepe...

    Pėrbėrėsit
    1 kg spinaq (2 lbs)
    5 kokrra veze
    1-2 luge gjelle gjalpe
    1 qepe
    kripe

    Udhėzime per pergatitje

    Pastroni dhe grini spinaqin
    Hidhni gjalpin oe yndyren ne tenxhere
    Hidhni qepet dhe pastaj spinaqin derisa te fergohen mire (15-20 minuta)
    Pastaj, hidhni spinqin ne tepsi, rrafshonje, dhe hiddhni vezet a parrahura ne krye.
    Futeni ne furre for 30-35 minuta--ne temperature te larte.

  8. #48
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Receta gatimi!

    Oshmare Korēe





    Pėr 4 vetė

    Duhen:


    - Miell misri 3 filxhanė ēaji
    - qumėsht 4-5 filxhanė caji
    - djathė 2 filxhanė kafeje
    - gjalpė 2-3 lugė gjelle
    - kripė

    Gatimi:

    Nė njė enė me gjalpė, shtohet djathi dhe skuqet pak. Pastaj hidhet qumėsht dhe pasi merr valė i shtohet miell misri, pėrzihet me shpejtėsi qė tė mos krijohen kokėrriza dhe piqet derisa tė shkėputet nga anėt e enės dhe tė dalė yndyra. Vendoset nė pjatė lugė-lugė dhe shėrbehet e ngrohtė.

  9. #49
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Supė me mish, vezė dhe limon



    Pėrbėrėsit

    * mish tul; sa tė dėshironi
    * 2 karota
    * majdanoz sipas dėshirės
    * njė filxhan me oriz supe
    * kripė (sipas nevojės)
    * piper i zi
    * 1 kokėrr vezė
    * 1 gjysmė limoni

    Udhėzime pėr pėrgatitje

    E marrim mishin dhe e hedhim nė tenxhere tė ziej. Pasi tė jetė zier mirė e nxjerrim nga tenxherja dhe me duar e thėrrmojmė nė copa shumė tė vogla. Mė pas marrim tiganin dhe i hedhim vajin.

    Qėrojmė karotėn, e presim hollė, e vėmė tė skuqet nė tigan dhe bashkė me karotėn e vėmė mishin tė skuqet.

    Pasi t’i kemi skuqur i hedhim nė tenxheren qė e ziejmė mishin. Hedhim orizin e majdanozin dhe i lėmė tė ziejnė. Mė pas marrim vezėn, e hedhin nė pjatė, shtrydhim gjysmėn e limonit. Ndėrkohė duhet tė trazojmė supėn deri sa tė bėhet gati.


    Pilaf me mish dhe vezė



    Pėrbėrėsit:

    * Oriz (100 gram )
    * Mish viēi
    * 2 kokrra vezė
    * Domate
    * Erėza (sipas dėshirės)
    * Kripė, piper

    Pėrgatitja:

    Zihet mishi dhe me lėngun e mishit pėrgatitet dhe pilafi (pilafi i ka masat 1 me 2, dmth. 1 gotė oriz donė 2 gota ujė tė ngrohtė. Nė fillim vihet pak gjalpė apo vaj ulliri dhe pėrzihet orizi gjeri sa tė marr njė ngjyrė tjetėr (dmth tė lyhet n’vaj) dhe i hidhet uji. Nė rast se nuk doni tė pėrdorni vajra, atėherė mund ta bėni me verė tė bardhė.

    Ndėrkohė qė pilafi zien me zjarr tė ulėt pėr 20 minuta, mishi vihet pėr t’u skuqur.
    Pasi tė kenė mbaruar tė gjitha kėto, pilafi hidhet nė njė pjatė tė gjerė. Rrihen vezėt dhe mund t’i hidhni erėza dhe barishte, dhe pėrzihet me orizin.
    Hahet sa mė shpejt, sepse ėshtė mė e shijshme.


    Lazania me perime


    Pėr 4-6 persona:

    * 1 patėllxhan
    * 2 kunguj
    * 2 presh
    * 1 spec jeshil
    * 1 spec i kuq
    * 300 gram mashurka tė pastruar dhe tė prera nė formė shkopinjsh
    * 2 lugė gjelle majdanoz tė prerė hollė
    * 2 lugė gjelle margarinė 1 lugė gjelle gjalpė
    * 8 petė byreku (lazania*)

    Pėr kremin

    * 3 lugė gjelle margarinė
    * 3 lugė gjelle miell
    * 1/2 kg. qumėsht i nxehtė
    * 2 vezė tė rrahura
    * 250 gr. djathė i grirė (kaēkavall apo parmezania)
    * kripė dhe piper

    Pėrgatitja:

    1. Vendosni perimet nė njė tenxhere ku mė parė keni hedhur margarinėn dhe gjalpin. I lini deri sa tė zbuten. Hidhini nga pak kripė dhe piper, majdanoz dhe 2-3 lugė gjelle djathė dhe hiqeni tenxheren nga zjarri.

    2. Pėr kremin beshamel, shkrini nė njė tenxhere margarinėn, shtoni sasinė e miellit tė nevojshėm dhe vazhdoni ta pėrzieni deri sa tė shkrijė i gjithi. Hidhni pak nga pak qumėshtin e nxehtė, duke e pėrzier vazhdimisht, nė mėnyrė qė tė mos bėhet topa-topa. E lini pėr pak minuta nė zjarr dhe ndėrsa e hiqni e lini pėr pak momente qė tė .ftohet. Mė pas hidhni nė tė vezėt, kripėn, piperin dhe djathin e grirė, pėrveē 2 lugėve. E pėrzieni masėn me kujdes.

    3. Vini fletėt nė njė formė tė lyer mė parė me gjalpė dhe hapni nė to gati gjysmėn e masės me perime. I mbuloni pėrsėri me fletė,duke vendosur edhe gjysmėn tjetėr tė mbushjes me perime dhe nė fund i mbuloni me fletėt e mbetura. Hidhni pėrsipėr kremin beshamel, duke i spėrkatur me 2 lugėt e gjellės me djathė tė grirė.

    I lini tė piqen nė temperaturėn 200 gradė celsius pėr rreth 40 minuta. I servirni menjėherė pas pjekjes.

    *Lazania- petė byreku tė prera hollė

  10. #50
    i/e rregjistruar 10% Maska e paola
    Anėtarėsimi
    Aug 2009
    Postime
    26
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    une se haj fare pacen.

  11. #51
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    1
    Reputacioni
    13
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga paola Lexo postimin
    une se haj fare pacen.

    edhe une se haja..por qe kur e gatova vete me pelqen shume...eshte me te vertete shume e mire dhe une e gatuaj shpesh tani...provoje nje here...

  12. #52
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    1
    Reputacioni
    13
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga daku323 Lexo postimin
    Ore, kam ngrene te shtunen e kaluar ne Durres fileto Merluci me pana! Kush di me e saju kete se me ka ik petllafare kur e kam ngrene dhe dua ta bej edhe ne shtepi! Ta beje nruja dmth se une qameti ndonje veze di te bej!

    eshte nje recete shume e lehte per tu bere...
    ne nje tigan skuq me pak gjalpe e vaj , nje koker qepe te grire holle ( nqse ke mund ti shtosh dhe nje presh). pastaj shto merluzin, kaperdise nga te dy anet, hidhi kripe, piper, majdanoz, arr moskat, e ne fund hidh panen...mbuloje pak me kapak..dhe te befte mire....

  13. #53
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    Edhe un doja ta provoja kete "gjen" me merluc siper??


  14. #54
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    1
    Reputacioni
    13
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga ReniX Lexo postimin
    Edhe un doja ta provoja kete "gjen" me merluc siper??


    pa he beje e na fto ta provojme...

  15. #55
    i/e rregjistruar Maska e Elvis Jorida Cekici
    Anėtarėsimi
    Mar 2012
    Postime
    2
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    Post eeeeeeeeeeeeeemmmmmmmmN

    nje recete e pe3rkryer dhe besoj e shijeshme per tu provuar dhe me shum humor brenda

  16. #56
    i/e rregjistruar Maska e Emanuela Gjoncaj
    Anėtarėsimi
    Apr 2013
    Postime
    2
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Mish me zarzavate - Bahcevan Kebabi - Turke:

    Per 8 persona:
    1 kg mish qingji i prere ne copeza te vogla
    2 kokrra qepe te prera si per gjelle
    2 karrota te prera kub
    2 patate te prera kub
    3-4 speca te prera ne copa te medha (ne 2 pjese)
    3 domate te qeruara dhe prera ne feta
    2 luge gjelle vaj ulliri
    1 luge gjelle salce
    kripe (sipas deshires)

    Pergatija:
    Ne nje tenxhere hidhni vajin e ullirit, qepet dhe mishin dhe skuqini dhe lerini te piqen derisa ta thithin ujin.

    Ne nje gote me uje te valuar shkrini 1 luge gjelle salce dhe hidheni mbi mish. (kete gote shtojeni vetem pasi mishi te kete thithur uji e vet se perndryshe uji behet i turbullt)

    Perzini 1-2 here, pastaj shtoni uje derisa te mbulohet komplet mishi.

    Ne nje tenxhere skuqni karrotat dhe patatet derisa te jene gjysem te skuqur. Pastaj hidhni ne nje pecete letre qe ti thithe vajin.

    Hidhni mishin ne tepsi dhe siper shtoni zarzavatet. Zbukurojeni siper me speca dhe domate. Mbuloni tepsine me leter (folie) aluminiumi. 10-15 minuta para servisit futeni ne furre te ngrohur me para. Mund ta servirni me pilaf. Ju befte mire.

  17. #57
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    1
    Reputacioni
    13
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Emanuela Gjoncaj Lexo postimin
    Mish me zarzavate - Bahcevan Kebabi - Turke:

    Per 8 persona:
    1 kg mish qingji i prere ne copeza te vogla
    2 kokrra qepe te prera si per gjelle
    2 karrota te prera kub
    2 patate te prera kub
    3-4 speca te prera ne copa te medha (ne 2 pjese)
    3 domate te qeruara dhe prera ne feta
    2 luge gjelle vaj ulliri
    1 luge gjelle salce
    kripe (sipas deshires)

    Pergatija:
    Ne nje tenxhere hidhni vajin e ullirit, qepet dhe mishin dhe skuqini dhe lerini te piqen derisa ta thithin ujin.

    Ne nje gote me uje te valuar shkrini 1 luge gjelle salce dhe hidheni mbi mish. (kete gote shtojeni vetem pasi mishi te kete thithur uji e vet se perndryshe uji behet i turbullt)

    Perzini 1-2 here, pastaj shtoni uje derisa te mbulohet komplet mishi.

    Ne nje tenxhere skuqni karrotat dhe patatet derisa te jene gjysem te skuqur. Pastaj hidhni ne nje pecete letre qe ti thithe vajin.

    Hidhni mishin ne tepsi dhe siper shtoni zarzavatet. Zbukurojeni siper me speca dhe domate. Mbuloni tepsine me leter (folie) aluminiumi. 10-15 minuta para servisit futeni ne furre te ngrohur me para. Mund ta servirni me pilaf. Ju befte mire.
    Emanuela te falenderoj per kete recete te shijshme. Me mish qengji se kisha provuar ndonjehere, zakonisht e gatuaja me mish derri. Do ta provoj patjeter kete recete. Gjithe te mirat!

  18. #58
    i/e rregjistruar Maska e Emanuela Gjoncaj
    Anėtarėsimi
    Apr 2013
    Postime
    2
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    nerti...te garantoj qe eshte vertet e shijshme...eshte nje ushqim i specjalizuar i cili perdoret shume ne turqi dhe ne jugun e shqiperise...te befte mire.

  19. #59
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    1
    Reputacioni
    13
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Emanuela Gjoncaj Lexo postimin
    nerti...te garantoj qe eshte vertet e shijshme...eshte nje ushqim i specjalizuar i cili perdoret shume ne turqi dhe ne jugun e shqiperise...te befte mire.
    Shume faleminderit. do te te shkruaj sapo ta gatuaj...

+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 3 nga 3 FillimiFillimi 123

Tema tė ngjashme

  1. Receta Gatimi per Pashket
    Nga ReniX nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-04-2014, 08:00 PM
  2. Gatimi, pasioni i ri i meshkujve.
    Nga olsii nė forum Life Style
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-04-2012, 08:08 PM
  3. Receta Gatimi
    Nga Kampioni99 nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-09-2009, 11:30 AM
  4. Receta per Gatim
    Nga B|1n1 nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 06:53 PM
  5. Gatimi i vezėve
    Nga Lirenti nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-11-2006, 12:04 AM