Marketingu i rolit tė procesorėve grafikė nė sistemet serverike tė nVidias po fillon ngadalė tė shpaguhet. Pasi qė arriti tė “shtyjė” GPU-tė nė disa sisteme superkompjuterike, pėrfshirė edhe atė tė universitetit Virginia Tech, DARPA, agjencia pėr zhvillim e ushtrisė amerikane e cila, mes tjerash ėshtė edhe krijuese e Internetit, ia ka ndarė nVidias 25 milionė dollarė, qė me ekipin ku marrin pjesė edhe Cray, Oak Ridge National Library dhe ekipet nga pesė universitete tjera, tė bėjnė njė hulumtim nė fushėn e superkompjuterėve tė sė ardhmes.

Problemi me tė cilin ballafaqohen pronarėt e supermakinave tė sotme ėshtė mė shumė praktik se teknik – furnizimi. Qendrat e mėdha superkompjuterike tė tė dhėnave janė tė kufizuara nė 20 MW furnizim (1 MW nė vit kushton rreth 1 milionė dollarė), kurse ata brenda kompanive enterprise nė edhe mė pak fuqi tė pėrgjithshme. Problemi ėshtė se superkompjuterėt e sotėm janė joefikasė, dhe DARPA dėshiron qė projekti tė rezultojė me arkitekturėn e superkompjuterėve tė ardhshėm tė cilėt do tė ofrojnė 1000x mė shumė fuqi pėr wat tė shpenzuar, me programabilitet mė tė lehtė - njė problem tejet i madh i maqinave tė sotme – dhe, eventualisht tejkalimin e arkitekturės x86 “legacy”, qė ėshtė mjaft interesant. Ups, shefat e Intelit do ta kapėrcenin kėtė fjali.

Projekti do tė zgjasė tri vjet, ndėrsa do tė jetė interesant tė shihet vizioni i nVidias, e cila pa kurrfarė dileme, do tė ketė mbėshtetje tė madhe nė GPU-tė. Edhe pse GPU-tė shpenzojnė mė shumė energji nė krahasim me procesorėt klasikė, dallimi nė performansė nė aplikacionet paralele me kėrkesa tė mėdha, ēfarė ekzekutohen nė superkompjuterė, ėshtė 50-80 herė mė i madh, dhe madje edhe mė shumė. Kėshtu qė problemi mė i madh qė duhet zgjidhur ėshtė programimi mė i thjeshtė. GPU-tė e sotme janė njė ankth i vėrtetė pėr programorėt.

Shpresojmė qė superkompjuterėt e sė ardhmes do tė ofrojnė luajtje tė Crysis me tė gjitha detajet nė rezolucion 1600x1200, ndoshta madje edhe mė tė madh.