Pamja e re e faqes kryesore tė rrjetit social ėshtė paraqitur sot dhe ajo duket e fokusuar rreth informimit me shumė hapėsirė tė bardhė rrethuese, duke u larguar nė kėtė formė nga marka e errėt dhe prapavija e ngarkuar e MySpace.
Njė transmetim nė faqe pėrbėhet nga pėrditėsimet e statusit nga miqtė kurse pjesa tjetėr rendit pjesėt e pėrmbajtjes qė po shkėmbehen nga njė rrjet i njė personi.

Versioni i ri ka filluar me paraqitje nė disa vende tė ndryshme tė botės, ndėrsa ridizajnimi zyrtar pritet tė paraqitet me 19 gusht.

Ekspertėt e teknologjisė janė shprehur se pamjet e reja me dy shtylla tė MySpace, ngjasojnė mjaft shumė me “Furnizimin me lajme” tė Facebook.

Mike Shieldss nga Media Week tha: “MySpace po duket ēdo ditė e mė shumė si Facebook... Pamja e re, njė prej disa ndryshimeve tė planifikuara nė kėtė faqe, ėshtė njė largim prej pamjes tipike tė errėt dhe tė ngarkuar tė MySpace”.


Pėrmes pėrfshirjes sė njė shtylle tė dedikuar tėrėsisht pėr pėrmbajtje qė pėrdoruesit po shkėmbejnė, MySpace po shpreson tė vendos njė mbėshtetje mė tė fuqishme nė zbulime tė pėrmbajtjeve pėrgjatė faqes. Dizajni i ri gjithashtu pėrfshin edhe njė ndarje “My Stuff” dhe njė seksion tė ri tė quajtur “Recommendations”. “My Stuff lejon pėrdoruesit tė kenė qasje tė shpejtė nė fotot, videot dhe muzikėn e tyre, pa pasur nevojė tė largohen nga faqja kryesore. Dhe tė gjitha rekomandimet (lojėrat, njerėzit qė mund t’i njihni apo ngjarjet) tani janė kombinuar nė njė vend, pėrkatėsisht nė ndarjen e “Recommendations”.

ComScore me tė dhėnat e saja tė fundit ka shpalosur se numri i audiencės sė MySpace ka rėnė 49 prė qind prej vitit tė kaluar, duke rėnė kėshtu nga 6.5 milion vizitorė nė muajin maj tė vitit 2009, nė vetėm 3.3 milion nė maj tė vitit 2010.

MySpace, qė ėshtė themeluar nė vitin 2003, nė kulmin e saj ka pasur mė shumė se 100 milion pėrdorues tė regjistruar, por audienca e saj ka pėsuar rėnie qysh prej ngritjes sė Facebook nė vitin 2008, dhe kjo e fundit tani po kalon mbi 500 milion pėrdorues tė regjistruar.