Facebook ėshtė duke u munduar pėr tė arnuar njė vrimė nė ueb faqen e saj, i cili mund tė pėrdoret nga spamerėt pėr tė vjedhur emra pėrdoruesish dhe fotografi.
Nė rast se dikush fut njė e-mail adresė tė njė pėrdoruesi tė Facebook sė bashku me njė fjalėkalim tė gabuar, Facebook kthehet me njė faqe “Ju lutemi shkruani sėrish fjalėkalimin”, me ē’rast nė kėtė faqe pėrfshihet fotografia dhe emri i plotė e i personit tė lidhur me atė adresė.

Veēoria ndihmon tė kuptojnė njerėzit nėse kanė shtypur gabimisht e-mail adresėn e tyre nė kyēje, por kjo mund tė keqpėrdoret nga spamerėt pėr tė marrė informata nga mė shumė se 500 milion pėrdoruesit e Facebook.

Njė spamerė me njė e-mail listė mund tė shkruaj njė skript qė futė e-mail adresat nė Facebook dhe mė pas regjistron emrat e tyre tė vėrtetė. E disa tė tjerė mund tė pėrdorin kėtė veēori pėr tė gjeneruar e-mail adresa tė rėndomta pėr tė shikuar nėse vėrtetė ka funksionuar.

Facebook ėshtė shprehur se kjo veēori ėshtė duke u pėrpunuar dhe se rregullimi do tė paraqitet shumė shpejtė.