"Nėse provat klinike janė tė suksesshme, dr. Vincent Tuohy parashikon qė vaksina mund tė jetė gati pėr pėrdorim pas afro 10 vjetėsh". Njė grup shkencėtarėsh po i kėrkon Kongresit tė miratojė mė shumė fonde nė mėnyrė qė njė vaksinė kundėr kancerit nė gji tė provohet edhe tek njerėzit. Mjekėt nga klinika e Clevelandit nė Ohajo thonė se vaksina e tyre ka penguar kancerin tek minjtė nė laborator, por ata nuk janė nė gjendje tė fillojnė provat klinike nė njerėz pėr arsye se u mungojnė fondet. Organizata Botėrore e Shėndetėsisė thotė se kanceri i gjirit ėshtė kanceri i dytė mė i zakonshėm tek femrat. Kur kanceri i gjirit ėshtė nė faza tė avancuara, mund tė jetė e vėshtirė pėr ta kuruar. Kur kanceri ndalet ose zhduket, ai shpesh rishfaqet vite mė vonė. Kėrkimet shkencore mbi njė vaksinė pėr tė parandaluar kancerin e gjirit deri tani kanė qenė tė pasuksesshme. Kohėt e fundit shkencėtarėt nga Klinika e Klevelandit nė Ohajo njoftuan se nėpėrmjet njė vaksine kishin ndaluar rritjen e tumoreve tė kancerit tė gjirit nė njė grup minjsh. Tani doktor Vincent Tuohy dhe kolegėt e tij janė duke i kėrkuar Kongresit njė fond prej 6 milionė dollarėsh pėr tė zhvilluar njė vaksinė pėr prova nė njerėz. Doktor Vincent thotė se vaksina ėshtė projektuar pėr tė parandaluar kancerin e gjirit. Vaksina pėrqendrohet nė pėrgjigje imunologjike ndaj njė proteine qė shfaqet mė qartė tek tumoret e gjirit. Proteina quhet alfa-lactalbumin. Ajo gjendet nė qumėshtin e femrave tė shėndetshme kur ato janė nė fazė tė vonė tė shtatzėnisė ose nė periudhėn e dhėnies sė gjirit. Koha tjetėr kur kjo proteinė shfaqet ėshtė gjatė formimit tė qelizave tė kancerit tė gjirit. Nė provat klinike tė vaksinimit do tė pėrfshiheshin 40 gra me rrezik tė rrezik tė lartė pėr kancer nė gjirit dhe gra me pak gjasa pėr shtatzėnie. Gjatė konferencės pėr shtyp nė Uashington, ligjvėnėsja Debbie Wasserman Schultz, e mbijetuar nga kanceri i gjirit, u zotua tė ndihmojė pėr sigurimin e fondeve qė kjo vaksinė tė provohet klinikisht tek njerėzit. Nėse provat klinike janė tė suksesshme, dr. Vincent Tuohy parashikon qė vaksina mund tė jetė gati pėr pėrdorim pas afro 10 vjetėsh.