Gjigantėt spanjoll tė Barcelonės janė fare pranė transferimit tė mesfushorit tė Liverpoolit, Javier Mascherano, pasi qė thuhet tė jetė arritur marrėveshja mes dy klubeve.
Marrėveshja do tė kompletohet me njė ofertė prej 15 milionė eurosh plus shėrbimet e mesfushorit Aliaksandr Hleb. Sipas spekulimeve, agjenti i lojtarit tashmė ėshtė takuar me zyrtarėt e Barcelonės dhe konfirmimi pėr marrėveshjen mund tė vijė brenda ditėve tė ardhshme.

Mascherano sė fundmi ka shprehur dėshirėn pėr t’u larguar nga Liverpooli dhe pėr t’iu bashkuar skuadrės spanjolle, ose tė ribashkohet me ish-trajnerin Rafa Benitez te kampioni i Evropės, Interi. Blaugranėt nga ana tjetėr, ishin nė kėrkim tė njė zėvėndėsuesi pėr tė larguarin drejt Manchester Cityt, Yaya Toure.