Pershendetje! Kam nje Laptop Acer, te cilin e formatova dhe i instalova Windows 7 Ultimate (x64), pasi me Windows xp qe kishte nuk me funksiononte mire sepse kisha shume kohe qe e perdorja. Windows 7 e shkarkova nga interneti bashke me kodin e aktivizimit. Pasi me punoi 2 dit me windows 7 nuk mu ndizte me dhe me nxirrte nje problem ne startim. Sapo fillonte te startonte winodws-i ngecte. Provova ta formatoja perseri dhe me beri te njejten gje mbas dy ditesh. Shkarkova nje Windows tjeter sepse mendoja se e kishte windows por perseri vazhdon ta beje te njejten pune, ngel te startimi. Une vazhdoja ta provoja me formatime, sepse pasi e formatoja, u ndizte dhe funksiononte per mrekulli, nuk me jepte asnje problem, por pasi e fik, nuk me ndizet me. Tani nuk me merr me as formatimin. Nis proceduren e Formatimit dhe ngec perseri ashtu sic ngec ne startim.
Kjo eshte tabela qe me nxjerr kur e ndez tani:
Shtyp f1 per te startuar normalisht, prap ngec te startimi.
Nese mund te me thoni se cfare mund te kete dhe nese ka ndonje menyre per ta rregulluar vete, apo duhet ta coj te ndonje servis??? Faleminderit!