Gazeta Koha Ditore duke bėrė publike tė dhėnat e njė raporti konfidencial tė Monaco Telecom International dhe tė kompanisė Polyconsiel, e cila ėshtė angazhuar pėr luftimin e krimit tė organizuar qė kryhet nėpėrmjet Sim to Sim, shkruan se operatori virtual i korporatės sė Postė-Telekomit ka shtrirjen mė tė madhe nė trafikun ilegal.
Kompania Z-Mobile, sipas kėtij raporti, dominon tregun ilegal tė thirrjeve ndėrkombėtare, duke marrė pjesė me 98 pėr qind tė numrave tė pėrfshirė nė Sim to Sim. Ndėrsa, 2 pėr qind i pėrkasin operatorit tė telefonisė mobile Vala.
Diku njė e katėrta e numrave tė operatorit Z-Mobile janė tė pėrfshirė nė trafikun ilegal tė njohur si Sim to Sim, thuhet nė kėtė raport tė cilin e disponon gazeta dhe i cili i ėshtė dorėzuar Postė-Telekomit tė Kosovės nė muajin gusht. Raporti i referohet zhvillimit tė trafikut ilegal tė thirrjeve ndėrkombėtare pėrgjatė muajit korrik tė kėtij viti.
Zyrtarėt e operatorit virtual qė ėshtė pronė e kompanisė Dardafone.net kanė mohuar tė dhėnat e kėtij raporti.
(Mė shumė mund ta lexoni nė numrin e sotėm tė gazetės Koha Ditore).