Gazeta Koha Ditore duke bėrė publike tė dhėnat e njė raporti konfidencial tė Monaco Telecom International dhe tė kompanisė “Polyconsiel”, e cila ėshtė angazhuar pėr luftimin e krimit tė organizuar qė kryhet nėpėrmjet “Sim to Sim”, shkruan se operatori virtual i korporatės sė Postė-Telekomit ka shtrirjen mė tė madhe nė trafikun ilegal.


Kompania “Z-Mobile”, sipas kėtij raporti, dominon tregun ilegal tė thirrjeve ndėrkombėtare, duke marrė pjesė me 98 pėr qind tė numrave tė pėrfshirė nė “Sim to Sim”. Ndėrsa, 2 pėr qind i pėrkasin operatorit tė telefonisė mobile “Vala”.

“Diku njė e katėrta e numrave tė operatorit ‘Z-Mobile’ janė tė pėrfshirė nė trafikun ilegal tė njohur si ‘Sim to Sim’”, thuhet nė kėtė raport tė cilin e disponon gazeta dhe i cili i ėshtė dorėzuar Postė-Telekomit tė Kosovės nė muajin gusht. Raporti i referohet zhvillimit tė trafikut ilegal tė thirrjeve ndėrkombėtare pėrgjatė muajit korrik tė kėtij viti.

Zyrtarėt e operatorit virtual qė ėshtė pronė e kompanisė “Dardafone.net” kanė mohuar tė dhėnat e kėtij raporti.

(Mė shumė mund ta lexoni nė numrin e sotėm tė gazetės Koha Ditore).