Receta Gatimi

Supa te ndryshme per te gatuar


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 14 prej 14
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Supa te ndryshme per te gatuar

    Supe me perime

    Patatet, karotat, kungulleshkat, selinoja dhe mashurkat e njoma pastrohen e priten nė copa kubike mesatare:
    veē pastrohen bizelet e njoma kokėrr.

    Nė tenxhere me yndyrė kaurdiset qepa, shtohen karotat, kungulleshkat, selinoja.
    Pas kaurdisjes shtohen domatet e freskėta tė grira hollė ose pak salcė. Nė perimėt e kaurdisura hidhet lėng mishi ose ujė i vluar dhe sa tė marrin valėn shtohen zarzavatet e tjera sipas kohės sė zierjes.

    Nė fillim mashurkat e bizelet, pastaj patatet.

    Supa lihet tė ziejė 15-20 minuta, rregullohet me kripė, piper, fletė dafine dhe majdanoz tė grirė hollė.
    Nė rast se bizelet e mashurkat nuk janė shumė tė njoma, ato mė parė duhet tė ziejnė nė ujė tė vluar pėr disa minuta dhe pastaj t'i hidhen supės.

    Pėr 4-5 persona duhen:

    lėng mishi ose ujė 1.5 litra,
    patate 2-3 kokrra mesatare,
    karota 3-4 copė,
    kungulleshka 1 copė,
    bizele kokėrr 1/2 gotė,
    mashurka 8 copė,
    selino 1 kokėrr,
    yndyrė 1 filxhan kafeje,
    qepė 1 kokėrr,
    domate 2-3 kokrra ose salcė gjysmė luge,
    kripė,
    piper,
    majdanoz,
    dafinė.

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e LAKJA
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    164
    Reputacioni
    0

    Re: Supa te ndryshme per te gatuar

    Kete e vdes une

  3. #3
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Supa te ndryshme per te gatuar

    Ēorbė orizi me gjoks dashi

    Mishi i dashit ose i deles , mundėsisht pjesa e gjoksit , pritet nė copa kubike tė vogla dhe vihet tė ziejė.
    Pasi tė ketė marrė valė, hiqet shkuma dhe lihet tė ziejė nė zjarr tė ngadaltė rreth 1 orė.

    I shtohet oriz si dhe qepė tė grira hollė. Ziejnė pėr 30 minuta tė tjera derisa orizi tė jetė gati.

    Veēan, nė njė tigan me gjalpė, shtohet dhjamė dashi i prerė nė copa tė vogla, kaurdiset pak, shtohen domate tė grira hollė, tė pastruara nga cipa, ose salcė domatesh dhe spec djegės.
    Tigani hiqet nga zjarri dhe pėrzihet me hudhra tė shtypura.
    Nė kėtė pėrzierje hidhet pak nga pak lėng supe dhe kur salca ėshtė gati hidhet nė supė.

    Supa vihet pėrsėri tė marrė njė valė dhe pas kėsaj ėshtė e gatshme. Gjatė ndarjes nė pjatė hidhet majdanoz e kopėr e grirė imėt.


    Pėr 4-5 persona duhen:

    mish dashi 300 g ,
    oriz 3 lugė gjelle,
    qepė 1 kokėrr,
    gjalpė 50 g, ose 1 lugė gjelle,
    dhjamė dashi 50 g,
    hudhra 3-4 thelpinj,
    domate 2 kokrra,
    spec djegės,
    kopėr,
    majdanoz.

  4. #4
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Supa te ndryshme per te gatuar

    Emaus me duket se do me na nxjerr nga dieta!

  5. #5
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Supa te ndryshme per te gatuar

    Supė orizi me domate ose salcė

    Nė njė tigan me gjaipė kaurdisen qepė tė grira hollė derisa tė zverdhen pak , pastaj hidhen domate tė grira (tė cilave u ėshtė hequr cipa) ose salcė domatesh , kaurdisen dhe 2-3 minuta tė tjera dhe hiqen nga zjarri.

    Nė lėngun e mishit ose nė ujė tė vluar hidhet orizi i larė e i pastruar dhe pas 10 minutash vlimi hidhet kripa , perimet e kaurdisura dhe lihen nė zjarr tė javashėm pėr 15-12 minuta tė tjera derisa supa tė jetė gati. Nė fund ajo rregullohet me majdanoz tė grirė imėt dhe piper tė zi.


    Pėr 4-5 persona duhen:

    lėng mishi 1.5 litra,
    oriz 4 lugė gjelle,
    qepė 1 kokėrr,
    domate 2-3 kokrra ose gjysėm lugė gjelle salcė,
    gjalpė 50 g,
    kripė,
    piper,
    majdanoz.

  6. #6
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Supa te ndryshme per te gatuar

    Skam faj une, ti ishe ankuar ne nje postim qe pertojme ne te gatuajme , donit te hanit ju, hani tani

  7. #7
    i/e rregjistruar 20% Maska e LAKJA
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    164
    Reputacioni
    0

    Re: Supa te ndryshme per te gatuar

    Emaus naze i ka Daku por te fshin ai

  8. #8
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Supa te ndryshme per te gatuar

    Supė magjerica

    (kete gjelle e gatuajne shume ketu ne greqi per festen e Pashkeve, e kane tradicionale)

    Kjo supė pėrgatitet me tė brendshmet e bagėtive tė imta, me pėrjashtim tė plėncit. Nga koka dhe kėmbėt mund tė pėrgatitet lėng, ndėrsa nė mungesė tė tyre mund tė pėrdoret lėng mishi i zakonshėm ose ujė.

    Tė brendshmet shpėlahen dhe pėrvėlohen me ujė tė vluar, kullohen dhe priten nė copa tė vogla kubike.

    Nė tenxhere me gjalpė kaurdisen tė bardhat e qepėve tė njoma derisa tė vyshken, por tė mos marrin ngjyrė, shtohen tė brendshmet, kaurdisen pak, shtohet lėngu i tyre dhe kur tė marrė valė hidhet orizi i pastruar e i larė.

    Supa lihet tė ziejė derisa orizi tė jetė gati, rregullohet me kripė, hiqet nga zjarri dhe pas 5-6 minutash pritet me vezė e limon.
    Nė fund tė supės i hidhet kopėr e grirė hollė dhe piper i zi i bluar.

    Nė qoftė se kemi lėng koke e kėmbėsh, atėherė ato pastrohen nga tuli i cili copėtohet dhe hidhet nė supė.


    Pėr 4-5 persona duhen:

    tė brendshme 250-300 g,
    gjalpė 50 g, ose 1 lugė gjelle,
    oriz 3 lugė gjelle,
    qepė tė njoma 2-3 copė,
    vezė 1 kokėrr,
    limon 1/2 kokrre,
    kopėr,
    piper i zi.

  9. #9
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Supa te ndryshme per te gatuar

    Supat ju a kam fal Daku @ Lakja un dua gjoks pule

  10. #10
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Supa te ndryshme per te gatuar

    Shume te nevojshme Emaus, flm

  11. #11
    ..::мoderaтor::.. 35% Maska e kristimcs
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    MC Planet
    Postime
    585
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    me shum nga te gjitha me pelqen ajo e para Me PERIME...esht shum e mir ,e kam provuar

  12. #12
    i/e rregjistruar 10% Maska e totra
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Postime
    30
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    supe me veze e kos
    marrim patatet i grijme ne kubike te vegjel ,te njejten gje bejme me qepen ,mishin e pules e pastrojme nga lekura dhjami dhe kockat dhe e presim ne copa te vogla i vejme kto te zijne kur e shofim qe mishi ka zjere shtojme vezet dhe kripen I perzjejme marrim kosin e hollojme me pak uje dhe ia hedhim supes e lejme edhe pak ne zjar te avashte dhe e shperndajme neper pjata siper hedhim majdanoz te grire holle Sipas deshires mund t'i hedhim siper leng limoni dhe piper po mua s'me pelqen qe kshu e lash me kaq
    ps :mmmm vdes per ket supe eshte ilac sidomos kur je me grip dhe sidomos nuk ka yndyre te tepert dhe eshte organike Un per vete i urrej ato supat e mbyllura ne qese qe kan nji shije varja plus qe robi kur ha supe e ha se i bo mir shendetit dhe furnizo gjakun kurse ato jan gjith kimikate ku te japin shnet ato
    shum me pelqejne edhe 2 supat e para

  13. #13
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Faleminderit totra,

    Kjo supe qenka me shume se me veze dhe kos

    dhe mua me pelqen shume supa, sidomos kur i hedh veze andej nga fundi me zjarrin e fikur!

  14. #14
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    uu sa supa te mire ketej duhet ti bejme dhe keto ne se na bejne mir

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Barsaleta Te Ndryshme
    Nga MAJDI nė forum Barsaleta dhe Humor nė Vite
    Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 25-09-2014, 02:25 PM
  2. Gratė kalojnė dy vjet e gjysmė duke gatuar
    Nga vaaldr1n nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-03-2012, 04:19 PM
  3. Te ndryshme
    Nga Cuore RossoNero nė forum Barsaleta dhe Humor nė Vite
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 28-05-2007, 09:47 AM