Receta Gatimi

Fotografitė tregojnė praninė e ujit tė lėngėt nė Mars


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 12 prej 12
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Fotografitė tregojnė praninė e ujit tė lėngėt nė Mars

    Fotografitė tregojnė praninė e ujit tė lėngėt nė Mars


    Fotografitė e NASA kanė treguar praninė e depositeve tė reja nė dy lugina tė Marsit, gjė qė sygjeron se uji i lėngėt i ka mbartur sedimentet gjatė shtatė viteve tė fundit. Michael Meyer, i NASA Mars Exploration Program, thotė se "kėto vėzhgime kanė japur deri tani proven mė tė fuqishme se uji ende rrjedh nėpėr sipėrfaqen e Marsit".

    Uji i lėngėt, nė krahasim me ujin e ngrirė apo avullin qė dihet se ekzistojnė nė Mars, konsiderohet si i domosdoshem pėr jetė. Kėto zbulime tė reja e bėjnė mė tė mundshme praninė e jetės mikrobiologjike nė planetin e kuq.

    Michael Malin, i Malin Space Science Systems, thotė se "forma e kėtyre depositeve ėshtė ēka pritet kur materiali mbartet me ujė qė rrjedh". Ai shton se "[kėto forma] i kanė degezimet tė cilat vazhdojnė nė sipėrfaqe dhe i tejkalojnė pengesat pa problem".

    Atmosfera e Marsit ėshtė teper e rralluar dhe e ftohėt pėr ekzistencen ujit tė lėngėt nė sipėrfaqe. Shpėrthimi i ujit nė sipėrfaqe do tė vazhdon nė ngrirje apo avullim tė menjėhershėm. Por, ekziston mundėsia qė uji qė qėndron i lėngėt nė sipėrfaqe kur ėshtė duke mbartur deposite sikur rėrė.

    Toni i ngjyrės sė depositit mund tė jetė pėrshkak tė akullit tė vazhdueshem qė krijohet nė sipėrfaqe tė tij. Njė mundėsi tjeter ėshtė prania e kripės nė atė. Prania e pluhurit sipėrfaqėsor nė kėtė rrjedhje do ta shkaktonte ngjyre mė tė erėt tė depozitit.

    Malin thotė se "prania e depoziteve tė freskėta tregon se nė disa vende dhe momente, uji i lėngėt ėshtė duke arritur nė sipėrfaqe nga nėntoka dhe duke rrjedhur pėr kohė tė caktuar. Kjo mundėsi bėn pytje se si mbetet i lėngėt uji nėn sipėrfaqe dhe sa ėshtė i pėrhapur ky fenomen, si dhe a ekziston ambient i mjaftueshem pėr jetė. Misionet e ardhme nė Mars do ta zgjidhin kėtė pytje".

    Fotografimi i kėtyre dukurive ėshtė bėrė pėrmes Mars Global Surveyor me tė cilin NASA ka humbur kontakt qė nga Nėntori.

  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Fotografitė tregojnė praninė e ujit tė lėngėt nė Mars

    Provat e para kimike mbi praninė e ujit nė Mars


    Sipas zbulimeve tė roverave nė Mars, planeti i kuq ishte mbuluar me ujėrat e oqeaneve por jeta nuk ishte e pėrhapur ēdokund. Sulfatet, tė cilat krijohen nė ujėra, janė detektuar nga Spirit dhe Opportunity. Mineralet e tilla janė dėshmi se sipėrfaqja ishte e mbuluar me ujė. Por deri tani nuk dihej madhėsia e kėtyre trupave ujor.

    Tani, pėrmes analizave tė reja, ėshtė zbuluar se sulfatet janė tretur nė oqean qė mbulonte tėrė planetin. Ky studim ėshtė bėrė nga James Greenwood i Wesleyan University dhe Ruth Blake nga Yale University.

    Hulumtuesit pohojnė se fosfatet, tė cilėt janė tė lidhur me ujė gjithashtu, janė tė pranishėm nė dy anėt e planetit. Mė me rėndėsi, raporti mes fosfateve dhe sulfateve ėshtė i pėrafėrt nė tė dy lokacionet.

    Disa shkencėtarė pohojnė se sipėrfaqja e rrafshet nė hemisferen veriore tė Marsit ėshtė mbeturinė e oqeanit tė lashtė, por prania e sulfateve dhe fosfateve ėshtė dėshmia e parė kimike qė njė objekt aq i madh ujor ka ekzistuar.

    Mendohet se fosfori ėshtė tėrhjekur nga shkėmbinjėt nė formė tė kalcium fosfatit. Fakti se ėshtė tretur dhe pėrzier me sulfate nė sasira tė mėdha, tregon se oqeani i lashtė ishte acidik, sepse fosfatet treten mirė vetem nė ujėra acide.

    Prania e oqeanit acidik ėshtė lajm i keq pėr jeten nė Mars. Fosfori ėshtė element i rėndėsishem nė Tokė, dhe krijesat e gjalla e absorbojnė atė shumė shpejtė nga natyra. Por, prania e sasirave aq tė mėdha tregon se jeta nuk ishte shumė e pėrhapur nė Mars.

    Hulumtuesit gjithashtu cekin se prania e raportit tė ngjajshem mes sulfateve dhe fosfateve nė anet e kunderta tė planetit mund tė jenė shkaktuar nga pėrzierja e mineraleve pas zhdukjes sė trupave ujor.

  3. #3
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Fotografitė tregojnė praninė e ujit tė lėngėt nė Mars

    Opportunity fotografon brendėsinė e kraterit Viktoria

    Roveri i NASA, Opportunity, arriti nė kornizen e kraterit Viktoria. Pozita e re e Opportunity, i lejoi fotografimin e brendėsisė sė kraterit. Roveri ėshtė nė kėtė drejtim qė 20 muaj, dhe e ka arritur cakun me sukses. Mendohet se krateri Viktoria ėshtė i pėrshtatshėm pėr studimin e shtresave gjeologjike mbasi qė pritet se arritja deri te kėto shtresa nė kėtė krater do tė jetė mė e lehtė.

  4. #4
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Fotografitė tregojnė praninė e ujit tė lėngėt nė Mars

    Provat e para kimike mbi praninė e ujit nė Mars


    Sipas zbulimeve tė roverave nė Mars, planeti i kuq ishte mbuluar me ujėrat e oqeaneve por jeta nuk ishte e pėrhapur ēdokund. Sulfatet, tė cilat krijohen nė ujėra, janė detektuar nga Spirit dhe Opportunity. Mineralet e tilla janė dėshmi se sipėrfaqja ishte e mbuluar me ujė. Por deri tani nuk dihej madhėsia e kėtyre trupave ujor.

    Tani, pėrmes analizave tė reja, ėshtė zbuluar se sulfatet janė tretur nė oqean qė mbulonte tėrė planetin. Ky studim ėshtė bėrė nga James Greenwood i Wesleyan University dhe Ruth Blake nga Yale University.

    Hulumtuesit pohojnė se fosfatet, tė cilėt janė tė lidhur me ujė gjithashtu, janė tė pranishėm nė dy anėt e planetit. Mė me rėndėsi, raporti mes fosfateve dhe sulfateve ėshtė i pėrafėrt nė tė dy lokacionet.

    Disa shkencėtarė pohojnė se sipėrfaqja e rrafshet nė hemisferen veriore tė Marsit ėshtė mbeturinė e oqeanit tė lashtė, por prania e sulfateve dhe fosfateve ėshtė dėshmia e parė kimike qė njė objekt aq i madh ujor ka ekzistuar.

    Mendohet se fosfori ėshtė tėrhjekur nga shkėmbinjėt nė formė tė kalcium fosfatit. Fakti se ėshtė tretur dhe pėrzier me sulfate nė sasira tė mėdha, tregon se oqeani i lashtė ishte acidik, sepse fosfatet treten mirė vetem nė ujėra acide.

    Prania e oqeanit acidik ėshtė lajm i keq pėr jeten nė Mars. Fosfori ėshtė element i rėndėsishem nė Tokė, dhe krijesat e gjalla e absorbojnė atė shumė shpejtė nga natyra. Por, prania e sasirave aq tė mėdha tregon se jeta nuk ishte shumė e pėrhapur nė Mars.

    Hulumtuesit gjithashtu cekin se prania e raportit tė ngjajshem mes sulfateve dhe fosfateve nė anet e kunderta tė planetit mund tė jenė shkaktuar nga pėrzierja e mineraleve pas zhdukjes sė trupave ujor.

  5. #5
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Fotografitė tregojnė praninė e ujit tė lėngėt nė Mars

    Retė mė tė larta planetare zbulohen nė Mars


    Shkencėtarėt zbuluan retė mė tė larta planetare deri sot. Kėto janė zbuluar nė planetin Mars duke pėrdorur instrumentin SPICAM tė Mars Express nga ESA. Deri sot, shkencėtarėt mendonin se retė nė Mars qėndronin afėr sipėrfaqes dhe nė shtresat e ulta tė atmosferės, por shėnimet nga SPICAM Ultraviolet and Infrared Atmospheric Spectrometer, treguan se shtresa tė reve gjinden edhe nė lartėsi prej 80 deri mė 100 km.

    Retė e Mars-it mendohet se janė tė pėrbėra nga dioksidi i karbonit.

    SPICAM e bėri zbulimin duke i vėzhguar disa yje tė cilat ishin duke u zhdukur pas Mars-it. Duke e analizuar efektin nė driten e yjeve qė kalonte nėpėr atmosferėn e planetit, SPICAM arriti tė ndėrton njė pamje molekulare nė lartėsi tė ndryshme.

    Kėto re nuk mund tė shihen nga sipėrfaqja e Mars-it nė cilėn do kohė, por vetėm gjatė perendimit tė Diellit.

    Hulumtuesit janė tė sigurt se retė pėrbėhen nga dioksidi i karbonit, sepse temperatura nė ato lartėsi ėshtė –193°C.

    Por si krijohen kėto re? SPICAM i ka zbuluar pėrgjigjjet duke gjetur njė popullatė tė panjohur deri tani tė grimcave tė vogla tė pluhurit. Kėto grimca shtrihen nė lartėsi mbi 60 km nė atmosferen e planetit tė kuq. Grimcat kanė diameter 1 nm.

    Kėto grimca mendohet se shėrbejnė si "qendra bėrthamore" apo thelbėsore (asgjė qė ka tė bėjė me energji nukleare) rreth tė cilave formohen kristalet e karbonit.

    Ky zbulim ėshtė i rėndėsishem pėr misionet e ardhme zbritėse nė Mars, sepse tregon se atmosfera e lartė e planetit ėshtė mė e dendur sesa qė mendohej.

  6. #6
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Fotografitė tregojnė praninė e ujit tė lėngėt nė Mars

    Hulumtimi i Marsit vazhdon pėrmes Spirit dhe Opportunity


    Edhe pse nė Mars ka arritur dimri, Spirit dhe Opportunity vazhdojnė punėn e tyre shumė kohė mė gjatė sesa qė pritej zgjatja e misionit tė tyre. Spirit momentalisht gjindet nė kraterin Gusev prej nga ėshtė duke i vėzhguar dy meteorite (tė mundshme) nga hekuri.

    Dy meteoritet janė emėrtuar pas lokacioneve nė Tokė. Njėri ėshtė emėrtuar Zhong Shang, pas bazės sė parė Kineze nė Antarktikė (Larsenmann Hills nė gjirin Prydz nė Antarktikė Lindore). Meteoriti i dytė ėshtė emėrtuar Allan Hills pas lokacionit ku ėshtė zbuluar meteoriti Martian i njohur me emrin ALH84001.

    Meteoriti i zbuluar nė Antarktikė mendohet se ka arritur nga Marsi dhe se pėrmban fosile tė krijesave tė gjalla.

    Gjithashtu, Spirit ka pėrfituar freskime softuerike. Kėto freskime janė bėrė nga dy drejtime, drejtė nga Toka dhe pėrmes fluturakes Odyssey tė NASA qė gjindet nė orbitė rreth Marsit.

  7. #7
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Fotografitė tregojnė praninė e ujit tė lėngėt nė Mars

    Spirit i NASA vazhdon tė hulumton Mars-in


    Roveri i NASA, Spirit, vazhdon tė punon nė Mars. Spirit ėshtė duke i mbledhur rreth 280 watt-orė tė fuqisė elektrike ēdo sol (njė ditė nė Mars quhet sol apo diell) dhe vazhdon ta fotografon sipėrfaqen dhe bėn vėzhgime atmosferike.

  8. #8
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Fotografitė tregojnė praninė e ujit tė lėngėt nė Mars

    Opportunity bllokohet nė Meridiani Planum


    Roveri i NASA; Opportunity, ka hasur nė probleme pasi qė ka hyrė nė njė zonė ku rėra i'a bllokoi rrotat. Opportunity ėshtė ngadalėsuar nė rėrėn e Meridiani Planum dhe ka kaluar njė distancė shumė tė vogėl pas 24 metra tė rrotullimit tė rrotave. Roveri ishte duke shkuar nė drejtim tė kraterit Victoria.

    Opportunity ėshtė bllokuar njė herė mė parė nė Prill tė 2005. Nė atė rast situata ishte mė e vėshtirė kėshtu qė pritet se roveri do tė lirohet nga rėra.

    Pozita e Meridiani Planum:

    http://www.google.com/mars/#lon=-35.156 ... i%20planum

  9. #9
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Fotografitė tregojnė praninė e ujit tė lėngėt nė Mars

    Softueri i roverave nė Mars do tė freskohet


    NASA do tė freskon softuerin e roverave Spirit dhe Opportunity nė Mars. Freskimi softuerik ka pėr qėllim t'i mundėson roverave tė bėjnė vendime "inteligjente" gjatė studimit tė reve dhe tornadove tė vegjėl nė planetin e kuq. Algoritmi i ri i lejon kompjuterave tė Spirit dhe Opportunity tė kėrkojnė fotografitė e tyre pėr shenja tė kėtyre dukurive.

    Nė kėtė mėnyrė vetėm fotot dhe shėnimet mė tė rėndėsishme do tė transmetohen nė Tokė, duke e rritur efikasitetin e studimeve shkencore.

    Freskimi do tė ndodhė muajin e ardhėm. Pėr moment roverat e kanė tė pėrcaktuar periudhėn kohore kur duhen tė kėrkojnė retė apo tornadot e vegjėl tė Marsit, gjė qė shkakton humbje tė madhe tė kohės.

    NASA beson se duke i lejuar roverave tė vazhdojnė punėn e tyre, dhe duke i lejuar tė bėjnė vendimet e tyre, studimi i planetit mund tė jetė mė efikas.

  10. #10
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Fotografitė tregojnė praninė e ujit tė lėngėt nė Mars

    Hulumtimet e fundit tė Mars-it identifikojnė tri epoka historike


    Skenimi dhe hartimi i mineraleve nė sipėrfaqe tė Mars-it ėshtė bėrė pėrmes fluturakės Mars Express tė ESA. Pėrmes studimeve janė zbuluar tri epoka gjeologjike tė historisė sė planetit tė kuq dhe janė identifikuar vendet se ku ka ekzistuar mundėsia pėr fillimin e jetės.

    Studimet e fundit nga disa shkencėtarė sygjerojnė se trupat e mėdhenjė tė ujėrave nė kėtė planet kanė mundur tė ekzistojnė vetėm para 4 miliard viteve.

    Hulumtimet janė bėrė pėrmes instrumentit OMEGA tė ME. Gjatė punės njė vjeqare (nė kohėn e Mars-it), tė barabart me 687 ditė tė Tokės, OMEGA skenoi 90% tė sipėrfaqės sė Mars-it duke identifikuar minerale tė ndryshme dhe procese tė rėndėsishme.

    Epokat e Mars-it mund tė ndahen nė epokėn "phyllosian", tė vjetėr 4.5-4.2 miliard vite, epoka "theiikian" e vjetėr 4.2-3.8 miliard vite, dhe epoka "siderikian" qė filloi para 3.8-3.5 miliard viteve.

    Epoka e cila ka mundėsi mė tė madhe pėr krijimin e jetės ishte ajo e Phyllosian-it. Pas kėsaj peridhe ujėrat janė zhdukur tėrėsisht nga planeti ose duke hyrė nė thellėsinė e Mars-it ose duke u humbur nė Hapėsirė.

  11. #11
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Fotografitė tregojnė praninė e ujit tė lėngėt nė Mars

    Spirit e humb funksionalitetin e njė rrote


    Rrota e pėrparme e roverit Spirit ėshtė bllokuar. Spirit ishte duke lėvizur nė pozitė mė tė ndritshme pėr t'u parkuar gjatė dimirt, pozitė ku mund tė pranon mė shumė dritė pėr pllakat Diellore, por gjatė kėsaj njė nga rrotat e pėrparme u bllokua. Tani roveri ėshtė duke e ngrerė kėtė rrotė jo-funksionale por vazhdon tė funksionoj vet.

    Roverat e NASA ishin paraparė pėr mision disa mujor por ata vazhdojnė t'a hulumtojnė planetin e kuq mė shumė se njė vjet pas datės sė paraparė pėr pėrfundimin e misionit.

    Jacob Matijevic, nga ekipi inxhinerisė sė JPL tė NASA deklaroi se rrota "nuk ėshtė duke tėrhjekur furnizim elektrik". Njė nga mundėsitė ėshtė se fijet e motorit, tė cilat e mbartin rrymėn nė rotor tė makinės elektrike, kanė humbur kontaktin.

    Rrotat e Spirit janė rrotulluar 13 milion herė, shumė mė shumė sesa qė ėshtė paraparė me atė dizajn tė rrotave.


    Spirit tani ėshtė nė Kraterin Gusev, tė gjerė 95 km. Spirit gjithashtu humbi funksionalitetin e veglės pėr gryerje tė shkėmbinjėve pasi qė dhėmbėt u dėmtuan.

    Tani Spirit duhet tė hyn nė pozitė ku drita do t'a godit sa mė shumė pėr t'a kaluar dimrin nė Mars.

  12. #12
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Fotografitė tregojnė praninė e ujit tė lėngėt nė Mars

    disa foto nga planeti mars

    dhe foto po ashtu te bera nga bordi i sondes Spirit








+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. 20 Shenja qe tregojne se ai/ajo ju tradheton....
    Nga erinda nė forum Life Style
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2012, 08:18 AM
  2. Videokamerė rezistuese ndaj ujit
    Nga MAJDI nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-07-2010, 04:46 PM
  3. Australi. Ndalohet shitja e ujit me shishe plastike
    Nga Erlindi nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-09-2009, 04:44 PM
  4. 10 mitet false tė ujit
    Nga EMAUS nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-07-2008, 01:29 PM
  5. Disa veti te ujit
    Nga Altin111 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-12-2007, 04:13 PM