Disa kėshilla pėr tė shmangur pagjumėsinė


Njeriu kalon njė tė tretėn e jetės duke fjetur. Gjumi ėshtė shprehi dhe gjendje e pushimit gjatė sė cilės natyra e ripėrtėrinė organizmin e shpenzuar, por nuk e dimė se sa orė gjumė i nevojiten secilit individ. Sipas statistikave tė fundit evropiane, nė kontinentin tonė njė nė katėr persona vuan nga pagjumėsia kronike. Shkencėtarėt kanė pėrcaktuar 75 forma tė ndryshme pagjumėsie duke filluar qė me problemet e gėrhitjes, te dhimbja e kėmbėve, ngėrēet e spazmat e shumta e nė pjesė tė ndryshme tė trupit, tė folurit nė gjumė, somnambulizmi, i cili ndonjėherė kthehet edhe nė rrezik shumė tė madh pėr personin qė e ka, e deri tek aritmitė dhe ērregullimet e zemrės. Rreth 31 pėr qind e njerėzve, pėrfshi fėmijėt dhe adoleshentėt mund tė kenė mė shumė se njė ērregullim tė tillė nė tė njėjtėn kohė dhe pėr mė tepėr mund ta kenė edhe pėr shumė net rresht, pra nė formė kronike.
Pagjumėsia
A duhet tė flemė njėsoj gjatė gjithė jetės sonė? Ne shpenzojmė njė kohė tė madhe tė jetės duke fjetur. Foshnjat flenė praktikisht 24 orė nė ditė. Fėmijėt e vegjėl bėjnė dremitje tė vogla. Tė rinjtė dhe adoleshentėt flenė nga 8-9 orė nė natė, ndėrsa tė rriturit flenė 7-8 orė ose edhe mė pak. Shumė persona mė tė moshuar kanė nevojė pėr mė pak orė, ndoshta 5 ose 6 dhe gjithashtu kanė tendencėn pėr ta pasur gjumin shumė tė lehtė. Mjekėt shpjegojnė pse tė moshuarit flenė mė pak. Personat nė moshė tė thyer, ndoshta nuk kanė nevojė tė flenė shumė ose janė tė aftė tė flenė po aq sa edhe tė rinjtė. Kjo mund t’i dedikohet stilit tė jetesės sepse ata flenė mė shumė gjatė ditės, pėr shkak tė kohės sė lirė. Gjumi i ditės i bėn ata tė mos flenė natėn.
Termi pagjumėsi i referohet paaftėsisė pėr tė fjetur ose pėr tė qėndruar nė gjumė pėr njė kohė tė gjatė. Kjo mund tė shkaktojė lodhje tė vazhdueshme dhe ndikon shumė negativisht nė jetėn tuaj tė pėrditshme. Studimet e fundit kanė treguar se nuk ėshtė i pakėt numri i personave qė vuajnė nga pagjumėsia, ata pėrbėjnė 39% tė popullsisė. Stresi, depresioni dhe shqetėsimet janė shkaqet kryesore qė ēojnė nė pagjumėsi. Sėmundjet e ndryshme janė njė tjetėr shkak i mundshėm dhe veēanėrisht nėse ka dhimbje apo siklet.
Trajtimi
Ka shumė lloje pilulash qė pėrdoren pėr tė fjetur gjumė. Megjithatė ėshtė e rėndėsishme qė tė mos pėrdoren pilulat pėr tė fjetur. Kjo mund tė ndodhė sepse trupi juaj fillon tė varet nga mjekimet dhe me kalimin e kohės ju do ta keni tė vėshtirė pėr tė ndaluar sė marri tabletat qė ju sjellin gjumin. Ndoshta do t’u duhet tė merrni shumė dhe gjithmonė edhe mė shumė pėr tė arritur efektin e dėshiruar sepse trupi juaj bėhet shumė tolerant. Ato mund t’i lėnė ndjenjat tuaja tė pėrgjumura dhe letargjikė nė mėngjes. Dy ilaēe bimor tepėr tė efektshėm kundėr pagjumėsisė janė ai i quajtur Sereno me lulen e Manjolės dhe Valerina. Kėto ilaēe gjenden nė formė kapsulash ose ēaji dhe janė tė pasur me lėndė tė tjera ushqyese pėr tė cilat truri ka nevojė pėr tė pasur njė gjumė tė qetė. Megjithėse ka njė erė jo tė kėndshme ēaji i pėrgatitur me pluhurin e valerianės ka dhėnė efekte mjaft pozitive pėr tė luftuar pagjumėsinė. Falė pėrbėrjes sė tyre kėta dy ilaēe bimor sjellin qetėsi dhe sigurojnė njė gjumė natyral. Ilaēet kundėr parkinsonit dhe antikonvulsantėt tė ēlodhin kėmbėt. Disa mjekime tė tilla pėrdoren edhe pėr tė ndihmuar fjetjen, sepse janė relaksuese dhe qetėsuese, edhe pse kanė njė efekt dytėsor si dhimbja e kokės. Ilaē i mrekullueshėm kundėr pagjumėsisė ėshtė rraskapitja fizike. Kur jemi tė rraskapitur fizikisht, e kemi mė tė lehtė tė flemė.

Cilat janė shkaqet e pagjumėsisė

1. Brenga dhe stresi janė shkaktarėt kryesor tė pagjumėsisė. Edhe brengat vijnė nga shkaqe tė ndryshme, si:

- nga lajmet e kėqija tė cilat i ka dėgjuar personi gjatė ditės.
- pėr shkak tė varfėrisė, kur njeriu mendon pėr kafshatėn e bukės.
- pėr shkak tė pasurisė, kur njeriu mendon pėr projektet dhe punėt.
- pėr shkak tė martesės ose pamundėsisė pėr t’u martuar.
- pikėllimet dhe gėzimet qė i sjell jeta.
2. Sėmundjet trupore. Ndėr to mund tė pėrmendim dhimbjet nė shpinė, nyje, bark, dhimbja e kokės ose temperatura. Lirimi nga pagjumėsia nė kėto raste mund tė arrihet me lirimin nga kėto sėmundje.
3. Ngrėnia e ushqimit tė rėndė para se tė biem tė flemė. Kjo sjell deri te tretja e rėndė e ushqimit qė shkakton pagjumėsi. Pjer Floshiri ka thėnė: “Njė e treta e njerėzimit vdesin shumė herėt ngase nuk kanė ushqim tė mjaftueshėm. Njė e treta tjetėr (kjo ka tė bėjė me tė gjithė ata qė nuk u pėrmbahen dispozitave islame pėr tė ushqyerit) vdesin shumė herėt ngase e teprojnė nė ushqim”.
4. Pirja e duhanit. Ėshtė e ditur se nikotina qė gjendet nė duhan ndikon nė mėnyrė stimulative nė tru dhe kjo mund tė shkaktojė pagjumėsi. Njė numėr i madh i dijetarėve pirjen e duhanit e kanė konsideruar haram pėr shkak tė dėmit tė madh qė ia sjell trupit: problemeve tė zemrės, kancerit nė mushkėri, bronkit kronik etj.
5. Mjetet dehėse dhe drogat (narkotikėt). Nuk ka aspak dyshim se konsumimi i alkoolit dhe narkotikėve shkakton ērregullim tė madh tė gjumit.
6. Konsumimi i ēajit dhe kafes para se tė flemė. Ėshtė e ditur se pirja e ēajit ose kafes pas orės shtatė nė mbrėmje mund tė shkaktojė pagjumėsi te shumė njerėz.
7. Zhurma. Disa njerėz nuk mund tė flenė nė rrethinė ku ka zhurmė.
8. Fluturimet e largėta dhe punėt e natės. Kjo u ndodh pilotėve dhe motrave medicinale qė punojnė nė periudha tė ndryshme tė ditės.
9. Ilaēet pėr gjumė. Pėrdorimi i ilaēeve pėr gjumė shkakton ērregullim tė kualitetit tė gjumit, por mund tė shkaktojė edhe dremitje gjatė tėrė ditės.
10. Mosangazhimi i trupit me punė fizike. Pagjumėsia ėshtė dukuri e shpeshtė te njerėzit qė punojnė nėpėr zyre, si dhe te njerėzit qė nuk janė tė angazhuar me punė fizike.
Disa kėshilla pėr njerėzit qė vuajnė nga pagjumėsia

1. Mos ha darkė shumė vonė dhe mundohu tė hash mė sė paku tri orė para se tė biesh tė flesh! Mos konsumo ushqim tė yndyrshėm qė kėrkon kohė tė gjatė pėr tretje!
2. Kėta persona duhet tė kryejnė disa punė fizike gjatė ditės, qė tė ndiejnė lodhje nė kohėn e gjumit.
3. Dushin ėshtė mirė tė zėvendėsohet me banjė me ndenjėse, ngase qėndrimi (shtrirja) nė ujė tė ngrohtė i relakson muskujt dhe largon tensionin.
4. Ėshtė mirė tė lexohet ndonjė copė leximi e lehtė dhe e shkurtėr para se tė shkohet pėr tė fjetur!
5. Nuk duhet ftohur e as ngrohur tepėr dhoma nė tė cilėn flihet! Temperatura duhet tė jetė mesatare.
6. Mos pi duhan para se tė flesh!
7. Le tė mos kaplojė frika ose brengat nėse nuk tė zė gjumi shpejt. Mundohu tė relaksohesh sa mė tepėr!
8. Kėta persona duhet t’i largohen ēokollatės, kafesė, ēajit dhe ushqimit me kalori, me kripė, atij djegės dhe ushqimit tė konservuar.
9. Pėr njė gjumė mė tė rehatshėm rekomandohen pasta, oriz, bukė elbi, vezė tė ziera, mish, peshk, djathė dhe perime tė ndryshme. Ky lloj i ushqimit pėrmban amino-acide, tė cilat e inicojnė sekretimin e serotoninit-pėrēuesit nervor kyē nė procesin e gjumit dhe tė menduarit.
10. Edhe sallata, qepa, hudhra, karota dhe lakra kanė ndikim qetėsues dhe mundėsojnė gjumė mė tė rehatshėm.
11. Nė ushqimin i cili e lehtėson gjumin bėn pjesė edhe njė gotė qumėsht i nxehtė, i cili nė mėnyrė shumė efikase e ul shqetėsimin dhe pagjumėsinė, si dhe e ul thartirėn nė lukth.
12. Ėmbėlsira me shumė karbon-hidrate dhe njė filxhan ēaji me mjaltė e relakson trurin.
13. Ushqimi i thartė, siē janė sarmat me lakėr apo ēorba e thartė, gjithashtu mund t’i konvenojnė organizmit dhe tė kenė ndikim preventiv.