Luhatja e temperaturave, si tė mos prekeni nga virozat


Ndėrrimi i klimės dhe luhatjet e temperaturave janė dy ndėr faktorėt kryesorė qė shkaktojnė virozat e stinės. Sipas mjekėve, uljet e temperaturave shtojnė rastet e tė prekurve nga virozat e stinės. Janė me qindra viruse qė qarkullojnė nė ajėr, tė cilat nė kushte tė pėrshtatshme, shumohen dhe bėhen patogjenė pėr organizmin. Aktualisht, me uljen e temperaturave, kolla dhe sėmundjet e fytit janė virozat mė tė pranishme te tė gjithė njerėzit. Virozat, ose siē njihen ndryshe katare stinore, nė kėtė ndėrrim temperaturash janė pothuajse normale. Shenjat janė thuajse tė njėjta, dhimbje koke, dhimbje fyti, kollė e temperaturė. Por, sipas mjekėve, ky nuk ėshtė grip. Madje edhe nėse pėrsėritet, sėrish nuk kemi tė bėjmė me grip. Shpesh njerėzit i ngatėrrojnė virozat e stinės me gripin, por ky i fundit ėshtė tjetėr gjė, pasi ka shtrirje dhe pėrhapje mė tė gjerė nga katari stinor. Pėrveē rasteve me katare stinore, nė kėtė stinė paraqiten dhe raste tė alergjive dhe bronkiteve kronike, qė nė kėtė periudhė tė vitit rishfaqen. Ēdo vit ai “koktej” virusesh, i njohur si grip, na detyron tė rrimė me ditė tė tėra nė shtrat me temperaturė, dhimbje muskujsh, mungesė oreksi, kollė dhe dhimbje koke. Mjekėt japin disa kėshilla se si duhet tė veproni nėse jeni prekur nga gripi, ēfarė mund tė pėrdorni dhe si tė shmangni antibiotikėt.
Shkaqet
Shkaqet e shfaqjes sė virozave tė stinės janė ndryshimet e menjėhershme tė temperaturave, luhatjet e theksuara tė temperaturės, lagėshtia, ndotja e ambientit, tė cilat shkaktojnė probleme nė pjesėn e sipėrme tė rrugėve tė frymėmarrjes, nė faring dhe laring. Mė tė predispozuar pėr t’u prekur nga kėto viroza janė personat alergjikė, tė cilėt janė mė tė ndjeshėm nga ndryshimet klimaterike dhe cilėsia e ajrit. Por nuk pėrjashtohet asnjė njeri. Duke qenė se ende kemi nėpėr “kėmbė” gripin e derrit tė gjithė jemi tė rrezikuar pėr t’u prekur nga tė tilla viroza. Simptomat kryesore qė shfaqin virozat e stinės janė teshtimat, bllokim e kullim hundėsh, dhimbje fyti, dhimbje muskujsh, temperaturė tė lartė. Madje karakteristikė e kėtyre katareve stinore ėshtė temperatura e lartė deri nė 40 gradė. Pacienti, nė tė njėjtėn kohė, shfaq mungesė oreksi, dhimbje koke dhe kollė. Kėto shqetėsime mund tė zgjasin deri dhe nė 4-5 ditė dhe mė pas shenjat kryesore zbuten, derisa pas njė jave zhduken plotėsisht dhe mund tė mbetet vetėm kolla. Nėse kalon mbi kėto ditė mund tė mendohet pėr komplikacione. Kėto mund tė jenė njė trako bronkiti, bronkiti difuz dhe bronkopneumonia. Sipas mjekėve, shenjat e komplikacioneve janė mjaft tė dukshme. Kėshtu, nėse temperatura mė pas ėshtė qetėsuar dhe rishfaqet sėrish e lartė, duhet tė mendojmė se ka komplikacione. Kur kolla ėshtė me sekrecione, shtohet dhe bėhet mė e fortė kur pacienti ka dobėsi tė pėrgjithshme, dhimbje kraharori, humbje tė oreksit, kemi tė bėjmė me komplikacione dhe sa mė parė duhet bėrė kontrolli te mjeku, pėr tė marrė trajtimin e duhur me antibiotikė specifikė.
Antibiotikėt
Tri ditėt e para ėshtė normale qė temperatura tė jetė e lartė dhe mund tė zgjasė deri nė pesė ditė. Por kurrsesi nuk duhet ndėrhyrė me antibiotikė, sepse i duhet lėnė kohė organizmit qė tė reagojė. Thjesht temperatura duhet mbajtur nėn kontroll dhe vetėm nėse ajo ripėrsėritet, pra nėse pas njė periudhe qetėsie rishfaqet, vetėm atėherė duhet pėrdorur antibiotiku. Medikamenti mė i mirė pėr uljen e temperaturės ėshtė paracetamoli, veēse qė tė ketė efekt ai duhet pėrdorur njė herė nė katėr orė. Disa mjekė janė kundėr pėrdorimit tė antibiotikėve pėr trajtimin e virozave. Sipas tyre, kjo sėmundje kėrkon trajtim sistematik dhe vetėm nė raste tė rralla mund tė rekomandohen antibiotikė tė lehtė. Kjo rekomandohet kur mjeku mendon se pacienti mund tė ketė infeksion, pra kur pacienti, pėrveē shenjave tė mėsipėrme, ka bajame tė skuqura, e ka fytin shumė tė skuqur apo ka zė tė ngjirur. Shpesh ngjirja e zėrit mund tė jetė nė sinjal i pranisė sė infeksionit tė faringut. Pėr dhimbjen e fytit zakonisht rekomandohen karamelet e mentolit, ose nė kushte shtėpie mund tė bėhen avuj me mentol. Pėr kollėn mund tė pėrdoren ēajet, ndėrsa te alergjikėt rekomandohen dhe antihistamikėt. Lėngjet e frutave dhe ēajet e shumėllojshme me prejardhje bimore japin efekte lehtėsuese nė rrugėt e frymėmarrjes dhe nė fyt, duke bėrė qė kolla tė zbutet. Mjekėt rekomandojnė pirjen nė sasi tė mėdha tė kėtyre lėngjeve, 2 deri nė 3 litra nė ditė. Gjithashtu ata kėshillojnė qė tė sėmurėt qė kanė kollė, tė pinė ujė tė ėmbėlsuar me mjaltė. Sipas tyre, kjo ėshtė njė kurė mjaft e mirė pėr tė larguar kollėn.
Parandalimi
Nė rastin e gripit, kemi tė bėjmė me njė sėmundje infektive, qė pėrhapet nga njė i sėmurė te tjetri, nėpėrmjet spėrklave qė dalin nga kollitja dhe qė merret nga i shėndoshi nėpėrmjet ajrit tė infektuar. Por tashmė dihet dhe pėrhapja e sėmundjes nga prekja e sendeve qė mė parė janė infektuar nga i sėmuri si: dhėnia e dorės, prekja e objekteve tė ndryshme etj. Njė masė e rėndėsishme pėr t’u mbrojtur nga i sėmuri ėshtė dhe higjiena personale dhe sidomos larja e duarve nė mėnyrė tė shpeshtė. I sėmuri nė familje ėshtė mirė tė qėndrojė nė njė ambient tė veēuar pak a shumė dhe ėshtė mirė qė tė pėrdorė kart-peceta njėpėrdorimshme. Enėt qė ai pėrdor duhet tė lahen dhe tė dezinfektohen. Pra, duhet tė merren masa tė tilla ku gjithmonė tė kihet parasysh, qė sėmundja e gripit mund tė pėrhapet dhe nga ajri, por dhe nėpėrmjet kontaktit me kėtė virus. Nė rastet kur nėna qė ka fėmijė nė gji ėshtė e sėmurė me grip, duhet tė mbaj njė higjienė shumė strikte personale, sidomos nė larjen e duarve dhe pėrdorimin e maskave prej garze nė fytyrė(gojė e hundė), sidomos kur i jep gji fėmijės sė saj. Po ashtu njė regjim ushqimor i pasur me elemente si kripėrat minerale, vitaminat qė bėjnė tė mundur forcimin e sistemit imunitar.




Shenjat
Diarre e ujshme
Tė vjella ose tė pėrziera
Dhimbje koke
Ethe
Dhimbje stomaku
Kėputje trupi
Temperaturė
Mungesė oreksi
Dhimbje gjymtyrėsh dhe muskujsh

Kėshilla
Mbani nėn kontroll temperaturėn
Ēdo 4 orė duhet tė pėrdorni paracetamol
Pėrdorni avuj pėr hundėt e bllokuara
Pėrdorni shumė ēaj
Pėrdorni sa mė shumė lėngje
Pėrdorni vitaminė C, sepse rrit rezistencėn e organizmit
Kontroll te mjeku pėr ēdo lloj simptome tė re

Shenjat e gripit janė:
Temperatura e lartė dhe e menjėhershme 39 deri nė 40 gradė, tė shoqėruar me ethe
Dhimbje koke qė pėrhapen nė shpinė dhe gjymtyrė
Kollė e thatė, qė mė vonė mund tė bėhet me sekrecione
I sėmuri ankon pėr dhimbje dhe djegie tė fytit e gjoksit por nuk mungojnė as tė vjellat dhe diarreja sidomos te fėmijėt
Nė sėmundjen e gripit fillimisht dhimbja e kokės ėshtė dominante dhe shpesh shoqėrohet me fotofobi (nuk durojnė dot ndriēimin)
Lėkura e fytyrės mund tė jetė e nxehtė dhe e skuqur
Po kėshtu fyti ėshtė i skuqur dhe konjunktiva e syve mund tė jetė e skuqur
Zakonisht kėto shenja akute pėrfundojnė brenda 2-3 ditėve Ndėrsa temperatura mund tė vazhdojė deri dhe nė 5-6 ditė por jo shumė e lartė
Nė shumė raste shenjat mund tė zhduken pas 1 javė apo dhe pas 2 javėve
Nėse nuk ka komplikacione, ka shfaqje tė dobėsisė, djersitje, lodhjes sė shpejtė


Kėshilla pėr fėmijėt
Fėmijėt e sėmurė me grip duhet tė bėjnė njė kontroll tė vazhdueshėm tek mjeku i familjes
Rekomandohet qė fėmija tė kontrollohet tė paktėn ēdo dy ditė, nė mėnyrė qė mjeku tė vlerėsojė nėse fėmija ka ose jo ndonjė komplikacion bakterial
Nė kėto raste, mjeku duhet tė vlerėsojė nėse duhet pėrdorimi i antibiotikėve apo jo
Njė kėshillė tjetėr e vlefshme ėshtė qė gjatė kontrolleve mjekėsore tė fėmijės me grip, ėshtė mirė tė mos ndėrrohet mjeku
Mjeku qė e ka vizituar ditėn e parė duhet ta ndjekė deri nė shėrimin e plotė