Citroėn ka shfrytėzuar panairin parisien pėr paraqitjen e ridizajnimeve tė modelit C5, nė versionin limuzinė dhe karavan.

Duke marrė parasysh se modeli i ri C5 ėshtė i pranishėm nė treg vetėm qė dy vjet, ndryshimet nė dizajnin e jashtėm janė bėrė nė minimum, prandaj dallimet mė sė shumti vėrehen nė shtimin e dritave LED nė pjesėn e pėrparme, si dhe plastika mė tė errėsuara nė pjesėn e pasme.


Nėn kapak tė tij ėshtė gjetur vend pėr dy motorė tė rinj. Adhuruesit e vozitjes ekonomike do tė duhej tė kėnaqeshin me sistemin e ri e-HDI i cili kombinon motorin me naftė katėr-cilindėrsh me 110 kuaj fuqi me sistem mikro-hibrid – teknologjinė e frenimit regjenerues dhe sistemin Start & Stop, me tė cilat automjeti nė njėqind kilometra nė cikėl tė kombinuar shpenzon mesatarisht 4.6 litra karburant dhe emeton 120 gramė CO2 pėr kilometėr.


Pėr ata tė cilėt nuk duan tė heqin dorė nga dinamizmi, aty gjendet motori 2.2-litėrsh me naftė i cili zhvillon 200 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 450 Nm, dhe ato i transmeton nė boshtet e pėrparme me anė tė marshit automatik prej gjashtė shpejtėsish. Me kėtė motor C5 arrin shpejtėsinė prej zero deri nė 100 km/h pėr 8.2 sekonda dhe atė maksimale prej 230 kilometrash nė orė, e nė ciklin e kombinuar shpenzon 5.9 litra karburant nė njėqind kilometra tė kaluara.

Versionet e ridizajnuara C5 do tė gjenden nė shitje deri nė fund tė kėtij viti.