Rrjeti i famshėm social Facebook.com asnjėherė nuk ka qenė vendi i duhur pėr tė parė ose shkarkuar fotografi me rezolucion tė lartė tė familjes dhe miqve.
Dhe, siē e dimė kjo gjithnjė ka ndodhur pėr shkak tė nivelit tė lartė tė kompresimit qė faqja zakonisht pėrdor pėr fotografitė tė cilat ne i ngarkojmė nė tė.
Mirėpo, duket se kjo gjė tashmė do tė ndryshojė nė javėt e ardhshme, atėherė kur Facebook pritet tė mundėsojė shfletimin dhe shkarkimin e fotografive nė rezolucion tė lartė.
Prej momentit tė parė qė Facebook tė mbėshtesė opsionin e ri, ne tė gjithė do tė jemi nė gjendje tė shikojmė dhe tė shkarkojmė fotografi nė maksimum prej 2048 pikselave. Mėsohet se bashkė me opsionin pėr shkarkimin e fotografive nė kualitet tė ri, Facebook gjithashtu do tė lėshojė edhe njė opsion tė ri pėr shikimin e fotografive.
Ndryshimet e reja sa i pėrket pjesės sė fotografive, Facebook pret ti lėshojė nė javėt nė vazhdim, dhe tė njėjtat ti mundėsojė pėr tė gjithė pėrdoruesit e saj aktiv.