Receta Gatimi

5 gjerat qė Linux i bėnė mė mirė sesa Mac OS X


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 6 prej 6
  1. #1
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28

    Post 5 gjerat qė Linux i bėnė mė mirė sesa Mac OS X




    Dihet se Windows ėshtė i pranishėm qysh kaherė dhe ka njė dominim shumė tė madh nė tė treg, dhe natyrisht ka pak gjasa qė dikush tė vė nė pikėpyetje me seriozitet meritat e kėtij sistemi operativ, vetėm nė rast se bėhet fjalė pėr ēmimin, problemet e sigurisė dhe kodin e mbyllur.

    Apple OS X nė anėn tjetėr ėshtė diēka tjetėr. Edhe pse janė njė minoritet, adhuruesit e Mac janė pasionantė dhe mjaft tė zėshėm pėr ta bėrė tė qartė se Apple duhet tė bėjė diēka ashtu si duhet – qoftė nėse ajo “diēka” ka tė bėjė apo jo me teknologjinė.

    Por duhet ta them (ėshtė mendimi im) se suksesi i Mac ėshtė ēėshtje e marketingut. Kėta njerėz vėrtetė investojnė nė marketing tė produkteve tė tyre, dhe kjo natyrisht qė zgjon kureshtjen tek konsumatorėt. E Windows? Kush ka nevojė pėr marketing kur e ka tėrė atė treg qė vetvetiu i bėnė marketing..

    Por tė lėmė anash Windows-in, sepse nuk kemi punė me tė kėsaj radhe... Tash pėr tash ėshtė nė pyetje dueli Linux – Mac OS X, sepse sistemi operativ me kod tė hapur ka shumė gjėra qė i bėnė mė mirė se Mac OS X. Nėse po tentoni tė vendosni pėr njė platformė, kėta faktorė tė mposhtėm ia vlejnė tė shqyrtohen:

    1. Siguria

    Mac ka njė bazė shumė mė tė vogėl tė instalimit t ė Windows, qė do tė thotė se ka efekti tė monokulturės dhe ėshtė mė pak atraktiv pėr tė tėrhequr hakerė tė dėmshėm, por Linux ėshtė bosi i bosave kur bėhet fjalė pėr siguri.

    Nė rend tė parė vjen leja: Pėrdoruesit e Linux nuk fitojnė nė mėnyrė automatike privilegjet e administratorit nė kompjuterin e tyre, qė do tė thotė se virusat dhe malaware nuk kanė qasje nė mėnyrė automatike nė ēdo gjė. Pra kur njė kompjuterė pėrfshihet nga viruset, shumica e malware mund tė arrijė vetėm deri nė pikėn sa tė bėjė mbeturina nga skedarėt lokal tė pėrdoruesit dhe programet e tij.

    Nė anėn tjetėr me Windows, shkatėrrimet qė sjellin viruset e tipet e ndryshme tė malware mund t’i paramendoni. Vetėm ju duhet tė bindni njė pėrdorues qė tė klikojė mbi diēka dhe u kry puna. Kėshtjella (kompjuteri) me gjithė ēelėsa ėshtė nė duar tė hakerit.

    Mos mendoni se Apple i ka punėt mė mirė. Apple nė fakt ėshtė gjithashtu i ndjeshėm ndaj viruseve e hakerėve, por realisht ėshtė sistem edhe mė i ndytė se Windows. Tė vetmit qė mund tė shohin lėshimet nė kod janė vet inxhinierėt e Apple, qė natyrisht kanė prioritetet e tyre dhe oraret e punės.

    Me Linux nė anėn tjetėr, ėshtė njė botė e pėrdoruesve qė ekzaminojnė kodin ēdo ditė. Madje edhe nė Kosovė e Shqipėri ka tė tillė. Nuk ėshtė ēudi se lėshimet nė Linux gjinden dhe arnohen shumė mė shpejtė.

    Sė fundi ėshtė gjetur se Apple madje tejkalon dukshėm edhe Windows-in pėr sa i pėrket numrit tė lėshimeve tė sigurisė tė lidhura me produktet e saja.

    2. Gjithēka sipas qejfit

    Ėshtė e kuptueshme qė disa pėrdorues dėshirojnė tė jetojnė nė njė kopsht tė ngushtė tė rrethuar me mure tė zbukuruara me lule, dhe janė tė pėrbetuar tė bėjnė atė qė iu thotė Apple. E shumė tė tjerė, nuk pranojnė assesi kufizimet e Apple.

    Me Linux, virtualisht ēdo gjė mund tė konfigurohet dhe rregullohet sipas dėshirės, qė i bie shkurt se ju mund tė bėni ēdo gjė. Nuk po ju pėlqen desktopi GNOME me tė cilin vjen Ubuntu? Provoni KDE ose njė tjetėr. Zgjidhja ėshtė nė duart tuaja, ashtu siē duhet tė jetė.

    3. Hardueri

    Realisht OS X e Windows, janė shumė tė kufizuar kur bėhet fjalė pėr harduerin nė tė cilin punojnė. Ata kėrkojnė harduerin mė tė fundit dhe mė tė mirin pėr tė punuar si duhet. Nėse tentoni diēka mė pak, rezultati do tė jetė i keq. Shumė i keq...

    Njė prej virtyteve tė mahnitshme tė Linux nė anėn tjetėr ėshtė aftėsia e tij pėr tė punuar nė pothuaje ēdo gjė. Nė fakt ka versione tė Linux tė dizajnuara edhe pėr ambiente shumė tė kufizuara kompjuterike, siē ėshtė Puppy Linux dhe Damn Small Linux.

    Me OS X, Apple ju thotė ēfarė hardueri duhet tė keni, kurse me Linux, ju thoni kjo ėshtė ajo qė kam dhe shkojmė tutje.

    4. Besueshmėria

    Bllokimet e sistemit dhe mosfunksionimi janė realisht njė fakt i jetės sė njė pėrdoruesi tė Mac, por Linux ofron njė pėrvojė krejt tjetėr. Shumė pėrdorues tė Linux, nuk kanė pėrjetuar mosfunksionim tė paplanifikuar. Nuk ėshtė ēudi, pse Linux ėshtė zgjidhja mė e shpeshtė si sistem operativ pėr serverė. Po tė kishit biznes athua sa do t’ju kushtonte mosfunksionimi i serverėve nė ditėt e sotme?

    5. Ēmimi

    A Apple po ju duket a? Linux ėshtė pa pare, nuk kushton asgjė, asnjė cent, as njė euro pėr njė kopje ilegale nė rrugėt e Prishtinės. Ėshtė sistem operativ legal qė mund tė shkarkoni pa pagesė prej ueb faqes zyrtare. Mac? Nė fakt ka ēmim edhe mė tė lartė se Windows. Nuk po i hyjmė kėsaj pune...

    Duhet tė themi se asnjė sistem operativ nuk ėshtė i pėrkryer. Por Linux ka shumė avantazhe nė krahasim me konkurrentėt e tij, kėshtu qė provojeni dhe binduni. Sidomos nėse keni njė biznes Linux mund tė reduktojė dukshėm kostot, e kėtė e kanė vėrtetuar edhe shumė studime

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Duket njeri qe e paska marre me qef Linux

    Flm majdo!

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Duket njeri qe e paska marre me qef Linux

    Flm majdo!

  4. #4
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Pse mos ta mar me qejf Linux , eshte perfekt ahah

  5. #5
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    Me duket me i lehte per Sistemin, por jo me praktik sesa MAC !

  6. #6
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Linux, eshte nje nderthurje midis Mac dhe Windows

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Twitter e Facebook dinė mė tepėr sesa ē’duhet pėr ju!
    Nga vaaldr1n nė forum Social Networks - Rrjetet Sociale
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2011, 09:58 AM
  2. Lajmet po lexohen mė shumė online sesa nė gazeta
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-03-2011, 05:41 PM
  3. Ferguson: Glazerėt bėnė punė tė mirė
    Nga vaaldr1n nė forum Futbolli
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2010, 07:44 PM
  4. PSPgo shitet mė mirė sesa paraardhėsit
    Nga aurel nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 07:49 PM
  5. Gratė qė flenė pak, mė shumė probleme sesa burrat
    Nga ema_d nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-03-2008, 09:08 AM