Rrjeti mė i famshėm social nė internet, Facebook.com ėshtė duke planifikuar njė mėnyrė mė tė thjeshtė qė pėrdoruesit e saj tė kenė mundėsinė pėr tė krijuar grupe personale brenda listės sė miqve, bashkė me mundėsinė pėr tė shkarkuar gjithēka qė kanė postuar deri mė tani.

Drejtori ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg njoftoi pėr ndryshimet e planifikuara gjatė ditės sė mėrkurė nė njė ngjarje mediale, nė tė cilin ai foli pėr “revolucionin e ri” tė cilin rrjeti social po planifikon ta lėshojė shumė shpejtė.

Zuckerberg tha se Facebook Groups janė projektuar pėr tė zgjidhur "problemin mė madh nė rrjetet sociale."

Grupet do tė lejojnė pėrdoruesit e Facebook tė bėjė grupe tė ngjashme si familja, shokėt e punės, shokėt e shkollės apo miqtė, me tė cilėt ju ndani njė interesim tė veēantė.

Ata madje do tė jenė nė gjendje tė ndajnė informata nė mėnyrė specifike me anėtarėt e kėtyre grupeve dhe tė bėjnė biseda nė grup, vetėm me kėta anėtarė.