Fjetja jo e mirė gjatė disa netėve mund tė sjellė ērregullime tė ndryshme si ankth ose depresion, njoftuan burime mjekėsore norvegjeze.




''Pagjumėsia kronike mund t’i paraprijė zhvillimit tė ankthit dhe po ashtu, mund tė nxitė depresionin'', thuhet nga disa studime tė Universitetit norvegjez tė Haukelandit, qė u publikuan nė edicionin e fundit tė revistės mjekėsore "Sleep".
Sipas studiuesve, pagjumėsia kronike ėshtė ndjenjė subjektive e tė pasurit probleme me gjumin ose me fjetjen e paqėndrueshme gjatė shumicės sė netėve pėr sė paku njė muaj.
Studiuesit kanė gjurmuar depresionin, ankthin dhe pagjumėsinė nė mė shumė se 25 000 norvegjezė tė rritur.
Gjatė studimit tė parė, hulumtuesit kanė pėrjashtuar pjesėmarrėsit me ankth ose depresion dhe kanė analizuar vetėm ata qė kanė pagjumėsi.
Njerėzit, tė cilėt kishin patur pagjumėsi kronike, gjatė studimit tė parė ishin pjesėrisht tė prirė ndaj sėmundjeve tė lidhura me ankthin.
Por, nga studimet doli edhe se pagjumėsia kronike nuk parashikon paraqitjen e depresionit. Njerėzit me pagjumėsi, gjatė studimit tė parė nuk kanė qenė tė prirė tė shfaqin shenja depresioni gjatė studimit tė dytė.
Megjithatė, kjo nuk do tė thotė se depresioni dhe pagjumėsia nuk janė tė lidhura.
Njerėzit me pagjumėsi kronike krahasuar me njerėzit pa pagjumėsi, ishin mė tė prirė tė kishin ankth ose depresion.
Lehtėsimi i pagjumėsisė mund tė ndihmojė nė parandalimin e zhvillimit tė ērregullimeve tė lidhura me ankthin.

Sa ore flini ne dite?

(burimi BalkanWeb)