Windows Phone 7 ėshtė lansuar sot, por nė tė njėjtėn kohė nė kundėrshtim me atė qė tha sot Steve Ballmer nė lidhje me debutimin nė muajin e ardhshėm tė celularėve tė bazuar nė kėtė sistem operativ, Samsung sot nė Evropė paraqiti pėr treg celularin Omnia 7 qė bazohet nė kėtė platformė tė re mobile.
Suksesi i kėtyre celularėve qė po i shihni nėpėr mediat anembanė botės do tė varet gjithsesi nga sistemi i ri operativ nga Microsoft, por njė gjė ėshtė e sigurt se hardueri nuk do tė jetė ai qė do tė dėshpėrojė.
Omnia 7 ka njė procesor 1GHz Qualcomm (i njėjti model QSD8250 qė ėshtė edhe nė Google Nexus One), pastaj ka njė ekran 4 inē AMOLED me rezolucion 800 x 480 piksela, kamerė 5 megapikselėshe me autofokus qė gjithashtu ėshtė nė gjendje tė kap video 720p nė format H.264 dhe WMV dhe gjithashtu ka edhe A-GPS pėr navigim.
Bateria do tė mjaftojė pėr 13 ditė standby (3G) dhe pėr 6 orė bisedė non-stop, kurse koha qė mban bateria nėse shikohen video nuk ėshtė bėrė e ditur. Gjithashtu ka FM Radio, harta dhe kėrkim, qė jobefasisht fuqizohen nga Bing.
Specifikat padyshim qė tingėllojnė mirė por nuk dallojnė prej ndonjė celulari tė menēur qė ka sot nė treg. Sekreti natyrisht do tė jetė jo te hardueri por tek softueri Windows Phone 7, qė integron edhe veēoritė sociale dhe ofron pėrditėsime tė vazhdueshme nga Twitter dhe Facebook, si dhe sinkronizim me tė gjitha pėrmbajtjet dhe me kontaktet tuaja online, pėrmes rrjetit Wi-Fi.
Nėse Microsoft ka bėrė punė ashtu si duhet me kėtė sistem operativ gjėrat mund tė shkojnė shumė mirė, madje edhe nė nivele tė shkėlqyera. Mos harroni se ka gjasa qė dikush matanė oqeanit tė intervenojė kėndej dhe tė largoj prej tregu celularin e Samung para se ai tė debutoi, kėshtu qė ende duhet konfirmuar lajmin. Pėr ndonjė ndryshim do tju njoftojmė. /pcworld.al