E ndoshta kėtė lajm mund ta dinė shumė mė mirė ata qė janė tė interesuar nė instalimin e Ubuntu 10.10 Maverick Meerkat nė laptopin, kompjuterin apo tabletin e tyre, por pavarėsisht kėsaj me datėn karakteristike 10.10.2010, Ubuntu lansoi edhe versionin mė tė fundit tė sistemit tė saj operativ tė bazuar nė Linux.
Ubuntu 10.10 veēohet me njė ndėrfaqe tė re pėr laptop dhe pėr pajisje tjera me ekran tė vogėl. Ai gjithashtu veēohet me aplikacione tė pėrditėsuara pėr email, zyre dhe muzikė, si dhe me integrim me shėrbimin Ubuntu One pėr ruajtje nė rezervė tė tė dhėnave dhe skedarėve si dhe pėr transmetim tė skedarėve media pėrmes internetit.
Rreth versionit mė tė ri tė Ubuntu mund tė lexoni mė shumė nė kuadėr tė faqes zyrtare ndėrsa vlen tė theksohet se edhe Shoqata pėr Softuer tė Lirė dhe tė Hapur e Kosovės (FLOSSK) ka organizuar njė event special pėr tė shėnuar datėn e paraqitjes sė Ubuntu 10.10, ndėrsa sipas pėrfaqėsuesve tė FLOSSK ata do tė organizojnė diēka tė ngjashme edhe me 13 nėntor kur do tė paraqitet versioni i radhės i sistemit operativ Fedora./pcworld.al