Shoqata pėr Softuer tė Lirė dhe tė Hapur e Kosovės e cila ėshtė energjia shtytėse prapa aktiviteteve tė ndėrlidhua me promovimin e softuerit tė lirė dhe tė hapur nė Kosovė, kėtė tė shtunė planifikon tė organizojė ngjarjen e radhės nė Gjakovė, e cila mban emrin “Mozilla Day nė Gjakovė”.

Mozilla Day nga zyrtarėt e FLOSSK ėshtė komentuar si njė projekt qė do tė ketė si synim edukimin dhe njoftimin e komunitetit rreth produkteve tė ndėrlidhura me Mozilla-nė, kompaninė qė qėndron prapa shfletuesit tė popullarizuar Firefox, debate rreth projektit tė pėrhapjes sė Firefox apo mė mirė thėnė rreth projektit SpreadFirefox, pastaj Mozilla Camp Reps, pėrkthimi i Firefox, etj.

Sipas njoftimit tė bėrė, temė e diskutimit do tė jetė edhe Thunderbird nė Shqip, shtojcat pėr Firefox, lokalizimi dhe avancimi i tij, etj.

Vlen tė theksohet se njė ngjarje e tillė mbahet pėr herė tė parė nė Kosovė dhe se pėr mbajtjen e saj ka pasur edhe pėrkrahje zyrtare nga ana e vetė pėrfaqėsuesve tė Mozilla-sė.

Eventi do tė mbahet me 16 tetor nė bibliotekėn e Gjakovės “Ibrahim Rugova”, dhe duke filluar nga ora 10:00 do tė diskutohen ēdo gjė rreth asaj qė u tha mė lartė.

Gjithashtu duhet theksuar se sė shpejti do tė themelohet edhe komuniteti i Kosovės pėr Mozilla, i cili do tė ketė pėrkrahjen e degės sė Mozilla-sė pėr Ballkan ose ndryshe qė njihet edhe si Mozilla Balkans. Pėrfaqėsues tė FLOSSK pritet tė jenė gjithashtu tė pranishėm nė njė takim zyrtar qė do tė mbahet me 3 dhjetor tė kėtij viti nė Lubjanė tė Sllovenisė, me pėrfaqėsuesit e Mozilla-sė, dhe temė e diskutimi pritet qė tė jetė edhe themelimi dhe zhvillimi i komunitetit tė Mozilla-sė pėr Kosovė./pcworld.al