Receta Gatimi

Migjeni


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Migjeni

    Migjeni


    Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikolles) ėshtė nga shkrimtaret me te shquar te letersise shqiptare. Me njė realizem te thelle, te panjohur deri atėherė ne letersine tonė, ai pasqyroi jetėn e pėrditshme te shoqerise shqiptare, sidomos te shtresave te varfėra te qytetit e fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqeror si dhe fashizmin qe po kėrcėnonte Evropen. Perfaqesuesi me i shquar i realizmit kritik, Migjeni futi ne letersine tonė me njė shkalle shumė te lartė ideoartistike protesten e hapur, enderren pėr njė botė te re dhe optimizmin e thelle.

    Migjeni lindi me 23 tetor 1911 ne Shkodėr, ne familjen e njė tregtari te vogėl, ku shumė shpejt veshtiresive ekonomike iu shtuan edhe fatkeqesite familjare. Kur ishte pesė vjeē, i vdiq nėna, kurse ne moshen trembedhjetevjec humbi te atin, e me pas vellane e gjyshen me te cilėn ai ishte lidhur fort pas vdekjes se nenes.

    Kėto fatkeqėsi e bene Migjenin, qe vetiu ishte njė natyre e mbyllur, te terhiqej nga jeta e moshatareve te tij. Pasi mbaroi shkollėn fillore ne Shkodėr, ai shkoi pėr te vazhduar mesimet ne Tivar dhe me pas perfundoi seminarin teologjik te Manastirit.

    Pėr njė tė ri me interesa te gjėra si Migjeni, jeta e seminarit ishte mbytese. Nga leximet Migjeni ra ne kontakt me ide revolucionare te kohės qe zienin ne gjithė Evropen.

    Ne vitin 1932 Migjeni pasi mbaroi seminarin dhe nuk mundi te siguroje njė burse pėr te vazhduar studimet e larta, mbeti pa pune deri sa me 1933 u emerua mėsues ne Vrake, njė fshat afėr Shkodrės. Rruga Vrake-Shkodėr, qe ai bėnte pėrditė me biciklete, ia keqesoi gjendjen shendetsore.

    Gjatė kohės qe qendroi ne seminar, Migjeni semurej shpesh dhe ishte nėn kontroll te vazhdueshem te mjekut, ngaqė mushkerite e tij ishin te dobeta dhe rezikoheshin te prekeshin nga turbekulozi, sėmundja tipike e kohės, nga e cila i vdiq edhe nėna.
    Ndėrkohė, ai kishte filluar te botonte shkrimet e tij ne revisten "Illyria". Ne to ndihen pėrshtypjet e para, reagimi shpirtėror i Migjenit ndaj realitetit te zymte, ndaj mjerimit, ku ishte zhytur edhe fshati, edhe qyteti shqiptar.

  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Migjeni

    Poezia e Migjenit


    Poezia e Migjenit, njė poezi novatore, u be shprehese e fuqishme e pakenaqesise ndaj realitetit, e urrejtjes ndaj dhunes dhe shfrytezimit, ndaj mashtrimit politik, shoqeror dhe hipokrizise. Duke shperthyer drejtperdrejt nga jeta e gjallė ajo pasqyroi botėn shqiptare ne vitet '30 me protestat, dhembjet, enderrat dhe shpresat pėr tė ardhmėn.

    Vellimin e tij "Vargjet e lira" (1936) Migjeni e hapte me vjershen "Parathenia e parathenieve" ku shperthente gezimi i tij se shekulli ka nisur te clirohet prej skllaverise shpirtėrore. Lajtmotivi i kėsaj vjershe e cila ėshtė njė sinteze e mendimit revolucionar te Migjenit, ėshtė vargu:

    "Perdite prendojne Zotat", Njeriu po hipen ne majen e fronit, po bėhet zot i jetės, i tokes se tij, i vetvetes dhe nuk do t'u perulet me "idhujve".
    Pas kėsaj vjershat e veta Migjeni i ka ndare ne gjashtė cikle: "Kanget e ringjalljes", "Kanget e mjerimit", "Kanget e perendimit", "Kanget me vete", "Kanget e rinise" dhe "Kanget e fundit".

    Ne ciklin e pare bėjnė pjesė pesė nga vjershat me te mira te Migjenit. Filli qe i bashkon kėto vepra, ėshtė gezimi pėr lindjen e "Njeriut te Ri", prej atyre te varferve te rritur ne mjerim, te cilėt janė ngritur ne luftėra tė reja, qe tė mos humbin me ne lojen e pergjakte te historisė, tė mos jenė me skllever te titajve te terbuar, por zot te vetes e te njė botė te re, ku njeriu te jetė i lirė dhe askush tė mos e shkele personalitetin e tij.

    Kėto luftėra nuk janė grabitqare e as pėr te siguruar privilegje tė reja, si ato te hershmet, por janė luftėra tė reja, siē i quan poeti kryengritės. Ne kėtė cikel kemi edhe protesten ndaj gjendjes se rėndė te shoqerise shqiptare, ndaj gjithė forcave konservatore, qe e mbajnė nė vend atė, dhe shperthimin e entuziazmit pėr lindjen e "Njeriut", i cili do ta drejtoje kombin drejt njė agimi tė ri.

    Ne kėtė cikel jeton edhe ideja se vetėm ne liri mund te shperthejne energjite dhe aftėsitė njerėzore. Ne gjithė ndryshimet, permbysjen e botės se vjetėr dhe krijimin e botės se re, poeti njeh si protagoniste rinine. Ajo ėshtė me e pastra, me e bukura pjesė e shoqerise, ku ai var shpresat, besimin pėr fitoret e ardhme, pėr triumfin e idealit pėr njė jetė te re:

    Rini, thueja kanges ma te bukur qe di!
    Thueja kanges sate, qe te vlon ne gji.
    Nxirre gezimin tand, te shpertheje me vrull.
    Mos e freno kėngėn! Le tė marri udhe.
    (Kanga e rinise)


    poeti ėshtė i bindur se asgjė s'mund ta pengoje me lulezimin e lirisė, ku do tė shpertheje hovshem gjithė ato kėngė, qe ende i flene ne shpirt. Kjo ėshtė intuita e poetit, i cili ka aftėsinė ta ndjeje i pari rrezen e ngrohte te Diellit te jetės se re:

    Por a do tė vijė dita kanget me u zgjue
    Apo ndoshta shekujt me ne prapė po tallen
    Jo, Jo! Se liria filloi me lulzue
    Dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valen.


    Pėr identifikimin e figures Diell ka pasur disa pėrpjekje pėr ta zberthyer e konkretizuar. Por ato vetėm se e kanė vulgarizuar perceptimin poetik te poetit. Mjafton te mbetemi ne simboliken e tij dhe ajo thte gjithēka.

    Ai ia ndien rezatimin botės se re, shoqerise se re, e cila do tė jetė e ngrohte dhe e ndritshme si dielli dhe si ai do tė mund te gjalleroje, te zgjoje te rilinde gjithēka qe qendon ende e ndrojtur, e pergjumur ne errėsirė. Thirrja qe Migjeni i drejtonte Rinise, ne kėtė vjershe ishte kuptimplote, optimiste dhe tepėr e ngrohte, intime dhe romantike:

    Thueja, kanges, Rini! Thueja kanges gezimplote!
    Qeshu Rini! Qeshu! Bota ėshtė'e jote!

  3. #3
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Migjeni


  4. #4
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Migjeni

    Cikli i dytė i "Vargjeve te lira" nis me "Poemen e mjerimit", kryeveper poetike e Migjenit dhe njė prej krijimeve me te bukur te poezise shqiptare. Poema ka njė konceptim e trajtim origjinal. Ne fillim poeti sjell figuren e mjerimit te konkretizuar nėpėr dhjetera motive jetėsore.

    Dhe se bashku me fytyren tragjike te mjerimit ne jetėn shqiptare, vjen edhe dhembja, dhembja e poetit dhe dhembja qe mbyt ēdo shoqeri te ngritur mbi dhunen. Kjo dhembje e thelle perfundon ne protesten ndaj rendit shoqeror qe e krijon mjerimin, dhe ne ironi dhe sarkazem ndaj fesė, e cila s'arrit ta ndryshoje kėtė pamje tragjike, megjithė lutjet e meshirat mijevjecare. Pas kėsaj poeti konkludon:

    Mjerimi s'do meshire, por don vetėm te drejtė!

    I gjithė cikli pavarėsisht nga dhembja e thelle dhe pamja tragjike qe krijohet ka tonė optimiste, sepse nuk kemi te bėjmė me njė dhembje mbytese, por me dhembje krenare, te cilat sipas poetit, koha do tė dije t'i qetesoje.
    Ne kėtė cikel poeti na jep pėr here tė parė me shumė art figuren e punetorit qe shfrytezohet kafsherisht ose endet i papune, duke thelluar kėshtu pamjen tragjike te mjerimit.

    Gjithashtu ne kėtė cikel ai trajton edhe temėn antifetare ku demaskon institucionet fetare, si bashkefajtore te asaj shoqerie qe pjell mjerimin. Ne ciklin e tretė "Kanget e prendimit", Migjeni, sjell pamjen e Evropes kapitaliste para Luftes se Dyte Botėrore, ku plaget e tmerrshme shoqėrore dhe krizen ekonomike pėrpiqen t'i mbulojne me pseudoart, me vepra e filma sentimentale qe e vishnin me ngjyra artificiale lumturie dramen shoqėrore e politike.

    Po pėrtej kėsaj cipe te neveritshme poeti sheh botėn e rėndė te shtellungave te tymit e te avujve, te djerses e gjakut. Ne te dy vjershat e kėtij cikli poeti sjell imazhin e njė botė sonambul qe po rreshqet drejt gremines se shkaterrimit, drejt luftės. Kjo botė e zhytur ne mjergull ende s'po e kupton se po i pregatisin njė tragjedi te re. Pėr t'u orientuar ne kėtė botė te dehur, poeti kthehet nga bota punetore e uzinave me thirrjen poetike:

    Le tė degjojme kėngėn qe mshtillet ne shllung
    Avull, ne pika djerse,


    Si vazhdim i kėtij mendimi poetik, autori duke dashur qe vellimi i tij te kėtė njė kompozicion kuptimplote, vendos vjershen "Kange me vete" ku ai sjell me konkret imazhin e luftės se ardhme me shkaktarin e vėrtetė te saj, fashizmin, qe po hyn si hajn edhe ne Ballkan.

    Menjehere pas kėsaj vjen cikli "Kanget e Rinise", qe se bashku me ciklin "Kanget e fundit" janė me intime, me shprehes te shpirtit te poetit, te vuajtjeve, deshirave, pasioneve te tij.

    Tė "Kanget e rinise" bėn pjesė vjersha "Ekstaze pranverore", qe se bashku me kėngėt e ringjalljes dhe "Sonet Pranveror", janė krijimet me pasionante, me optimiste e mė me ndjenjė te poezise migjeniane. Aty ndihet thelle himni i triunfit te njė botė te re, qe do tė jetė gjalleruese si njė pranvere. A do tė arrije poeti t'a shijoje kėtė pranvere?

    Parandjenja e njė vdekjeje qe po i afrohet, i jep dhembje poetit qe, ndoshta, s'ka pėr ta pare kėtė botė te re. Por gezimi i triumfit te saj ėshtė kaq i madh sa dhembja vjen ne pėrmasa reale e jo ne trajten e pesimizmit.

    Tė kėto dy cikle jeton edhe dashuria e poetit, e cila sjell imazhin e bukur te njė dashurie rinore, ku ėshtė shkrire pasioni pėr vajzen, dėshira pėr te shijuar gjithēka te bukur, si dhe dashuria pėr krijimin e jetėn ne pėrgjithėsi.

    Ne tetė vjershat e fundit, qe i janė shtuar vellimit me vonė ndihet edhe trishtimi, dhembja dhe pesimizmi i poetit, qe e sheh se si po i fiket pak nga pak jeta. Por ato nuk e rendojne gjendjen shpirtėrore te lexuesit, sepse janė te natyrshme dhe njerėzore.
    Ne disa vjersha "Rezignata", "Trajtat e mbinjeriut" etj.

    Migjeni trajton motive filozofike rreth kuptimit te ekzistencės se njeriut, te jetės, te veteflijimit pėr tė ardhmėn e shoqerise, te botės etj. Trajtimi i kėtyre ideve ėshtė pak i mjegulluar, sidomos kur poeti sjell edhe mbinjeriun, qe mendohet se ėshtė nocion qe ka evoluar, ne krahasim me kuptimin qe i pati dhėnė krijuesi i tij Nicja.

    Mbinjeriu i Migjenit, nuk ėshtė perbuzesi i vegjelise. Ai ėshtė njė figure, qe merr pėrsipėr te udheheqe masat drejt njė botė te re, ku te kėtė kuptimin e vėrtetė edhe sakrifikimi edhe ekzistenca, edhe dashuria, pra, te marrė njė kuptim tė ri jeta. Mendimi ne kėto vjersha vjen i turbullt dhe le shteg pėr t'u interpretuar ne mėnyra tė ndryshme, por ato kanė diēka te perbashket, optimizmin, dashurinė pėr njeriun, dashurinė pėr te rėnė, pėr te bukuren.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi