Receta Gatimi

“Drita e syve tanė”


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    “Drita e syve tanė”



    Arnisi ėshtė drita e syve tė kėtyre prindėrve, nė kuptimin e plotė tė fjalės. Ai ėshtė fryt i dashurisė sė Arianit dhe Rajmondės, tė cilėt e kanė humbur shikimin rreth moshės 13 vjeēare.

    Monda nga njė aksident ndėrsa luante me tė vėllain, ndėrsa Ariani nga njė sėmundje qė e bėri ta humbė shikimin gradualisht deri nė pikėn qė mos tė shihte mė.

    Jeta solli qė ata tė njiheshin katėr vjet mė parė dhe tė binin nė dashuri, nė kėtė rast do tė quhej dashuri me dėgjim tė parė. Pas lidhjes erdhi momenti i martesės dhe vendimit pėr t’a pėrballuar jetėn bashkė ashtu sikurse do tė vinte me momentet e bukura dhe me ato tė vėshtirat.

    Por prej njė viti e gjysėm ky ēift nuk ka njohur tjetėr pėrveē lumturisė. Ardhja nė jetė e Arnisit ishte gėzimi mė i madh pėr ta. Ariani ka pritur njė javė tė tėrė pėr ta takuar tė birin qė mbahej nė inkubator, sepse kishte lindur para kohe.

    “Kur e mora nė dorė e kuptova qė ishte i vogėl nėpėrmjet prekjes. Ishte shumė emocionuese. Mbaj mend kur mbaja nė dorė shishen me qumėsht pėr ta ushqyer”, shprehet babai.

    “Edhe pse kam mbaruar pėr gjuhė-letėrsi nuk arrij ta shpreh me fjalė lumturinė qė ndjeva”, shton nėna e Arnisit. “Nuk isha fare e interesuar nėse shikonte apo jo, mė mjafonte qė ishte mirė.”

    U deshėn 6 muaj qė ata tė siguroheshin qė Arnisi nuk kishte probleme me shikimin. Vetėm nė kėtė moshė mund tė konstatohej nėse ai mund tė kishte trashėguar ndonjė problem tė syve. Ariani e vuante mė shumė nga tė gjithė kėtė shqetėsim, pėr tė cilin kishin diskutuar shumė herė me Rajmondėn qė kur ishin lidhur bashkė.

    “Ka qenė tmerr, ankth kur mendonim se edhe djali mund tė kishte probleme. Imagjino qė me problemet qė kishim ne tė ishte dhe Nisi. Do na shkonte jeta me sakrifica dhe vuajtje”, tregon Ariani

    Por Arnisi ėshtė krejtėsisht i shėndetshėm dhe nuk lė dy gurė bashkė. Ariani dhe Rajmonda kujdesen pėr tė nė lidhje me ēdo gjė edhe pse nė shtėpi jetojnė me dy gjyshėrit. E lajnė, e veshin, e ushqejnė dhe deri mė tani nuk kanė asnjė dallim me prindėrit e tjerė.

    “Nėse prindėrit e tjerė i ndjekin fėmijėt me sy, ne e bezdisim pak sepse duhet ta prekim qė ta dimė si ėshtė. Kemi merak dhe sikur e pengojmė me kujdesin tonė mė duket”, shprehet Monda.

    Mungesa e shikimit nuk i pengon ata tė shijojnė fėmijėrinė e Arnisit. Edhe portretin e tij, ata e kanė tė pikturuar nė mendje.

    Ariani e pėrshkruan kėshtu djalin e tij: “Arnisin e imagjinoj me flokė gėshtenjė, me fytyrė tė rrumbullakėt, balle tė gjerė, me sy gri, buzė e hundė tė vogėl…”

    Arnisin e vogėl shpeshherė e bezdisin syzet e prindėrve. Tenton t’i heqė dhe t’i shohė prindėrit nė sy, por ata thonė se problemin qė kanė do ia shpjegojnė me kalimin e kohės. Sipas Arianit, ai edhe pse ėshtė i vogėl e kupton kufizimin e prindėrve dhe madje pėrpiqet qė t’i ndihmojė.

    “Arnisi na ndihmon. Kur i them tė sjellė shapkat, ai i merr dhe i sjell te kėmbėt e mia. Madje dhe kur na bie ndonjė gjė nga duart apo na humbet ai e gjen dhe e sjell. Kjo gjė na gėzon jashtė mase”, pėrfundon Ariani.




    Burimi:Top-Channel

  2. #2
    i/e rregjistruar 10% Maska e kaltrina1
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Postime
    11
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    pershendetje
    te lutem kliton para disa ditesh ju keni publikuar se si pregatiteshin cajrat me te gjitha frutat mund ta publikosh edhe njehere po pate mundesi
    thanks

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Kaltrina, mund ta lexoni ketu temen: Si te pergatisim ēajin me 24 fruta kuruese!

  4. #4
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    cdo femij eshte drita e syve per prindin ..po ky djali qenka ne kuptimin e plot te fjales ...sa mir qe nuk e trashegoi semundjen...

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Ja si do jete Abetarja e femijeve tane!
    Nga ReniX nė forum Vogėlushėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-02-2013, 02:34 PM
  2. Dhjetė gjėrat qė po zhduken dhe fėmijėt tanė ndoshta nuk do ti njohin
    Nga labja nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-03-2011, 12:24 PM
  3. Ja cfare i ben gishtat tane te ndjeshem
    Nga Kliton nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-10-2009, 11:36 AM
  4. Lulet mbi ballkonet tane moderrn - E njihni kete lloje?
    Nga ReniX nė forum Flora dhe Fauna
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-02-2009, 03:33 PM
  5. Heroizmi i prinderve tane
    Nga kuklla nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-07-2007, 10:48 AM