Receta Gatimi

Duhani - shkaku i parė i vdekjeve nė botė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Post Duhani - shkaku i parė i vdekjeve nė botė


    Pėrdorimi i duhanit ėshtė tani shkaku i parė i vdekjeve nė botė. Drejtori i Qendrės amerikane pėr Kontrollin e Sėmundjeve thotė se jo tė gjitha vendet e botės po marrin masat e nevojshme pėr ndalimin e duhanit. Dr. Tomas Friden, po ashtu pėrmendi kėrcėnime tė tjera pėr shėndetin global kohėt e fundit nė Qendrėn pėr Studime Strategjike dhe Ndėrkombėtare nė Washington, raporton VoA.
    Mė tepėr se 5 milionė njerėz vdesin ēdo vit ngaqė pijnė duhan, shumė prej tyre nė vendet nė zhvillim. Doktor Thomas Frieden pėrmend vende si Shtetet e Bashkuara dhe Uruguaji, programet e tė cilėve kundėr duhanit kanė patur sukses. Ai thotė se shembullin e tyre duhet ta ndjekin edhe vende tė tjera.
    "Duhani ėshtė tani shkaku kryesor i vdekjeve nė botė. Ai shkakton mė tepėr vdekje se sa SIDA, tuberkulozi dhe malaria tė marra sė bashku. Dhe ndryshe nga kėto sėmundje, tė cilat janė duke u pakėsuar, duhani po bėhet tani mė tepėr shkak i vdekjeve,"- thotė doktori.
    Por pirja e duhanit ėshtė jo vetėm njė nga problemet kryesore tė botės, thotė Dr. Frieden; ai shton se vdekjet nga aksidentet nė trafik po bėhen si epidemi. Ai thotė se ēdo vit nė trafik humbin jetėn mė tepėr se 1 milionė vetė, mes tyre edhe njerėzit qė ecin mė kėmbė dhe me biēikletė:
    “Ajo qė do tė ndodhė nė 20-25 vjetėt e ardhshėm, nė se nuk marrim masa urgjente, ėshtė se vdekjet nė trafik do tė shtohen nga 2 pėr qind tė tė gjitha vdekjeve qė pėrbėjnė tani, nė 3 pėr qind e gjysmė. Ato do tė bėhen shkaku i 5-tė i vdekjeve nė mbarė botėn”.
    Dr. Friden thotė se infeksionet nė rrugėt e frymėmarrjes, si tuberkulozi, vazhdojnė tė jenė njė tjetėr problem kyē. Ai thotė se njė miliardė njerėz nuk kanė ujė tė pijshėm dhe dy miliardė e gjysmė jetojnė nė kushte jo tė mira sanitare. Ai thotė se nė se njerėzit do t’i kishin kėto kushte tė nevojshme, do tė parandaloheshin vdekjet e miliona njerėzve, mes tyre fėmijė qė vdesin nga diarreja:
    “Ende ka raste tė kolerės nė shumė vende tė botės, gjė qė pasqyron dėshtimin tonė pėr tė siguruar ujė tė pijshėm dhe kushtet e nevojshme sanitare”.

    Drejtori i Qendrės pėr Kontrollin e Sėmundjeve thotė se SIDA vazhdon tė jetė shkaktari kryesor i vdekjeve nė Afrikė. Ai thotė se pjesė e problemit ėshtė se gjysma e njerėzve tė infektuar me virusin HIV, qė shkakton SIDĖ-n, nuk e dinė fare se janė tė infektuar:

    “Ne e dimė se njerėzit qė e dinė se janė tė infektuar nga sėmundja ėshtė mė pak e mundur tė ta pėrhapin infeksionin tek njerėzit e tjerė dhe e vetmja mėnyrė pėr tė marrė ndihmėn e nevojshme ėshtė tė dish qė je i infektuar,”- thotė zoti Friden.

    Dr. Friden thotė se obeziteti po ashtu ėshtė njė problem pėrherė e mė shqetėsues pėr shėndetin. Ai thekson se tani nė botė ka mė tepėr persona mbi peshė, se sa nėn peshė. ...Dhe ai shton se numri i pėrvitshėm i vdekjeve nga kanceri mund tė pėrgjysmohet, nė se njerėzit e lenė duhanin, kanė njė dietė mė tė shėndetshme dhe aktivitet mė tė madh fizik.

  2. #2
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24

    Te mirat e duhanit

    Duhani ka tri te mira:
    1. Nuk te hane qente
    2. Nuk te vjedhin hajdutet naten
    3. Nuk te mplak
    Ja pse:
    - Nuk te hane qenet sepse duhet te hecesh me shkop
    - Nuk te vjedhin hadutet naten sepse rrin gjith naten duke u kollitur
    - Nuk te mplak sepse vdes i ri pa u mplakur.......... !!!!!!!!!!!!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Shkaku i divorceve !
    Nga Erinaa nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2012, 10:53 PM
  2. Ndėrtesa mė e lartė nė botė, viktima e parė nga hudhja
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-06-2011, 09:00 PM
  3. Arrin nė 7 numri i vdekjeve nga gripi i derrit
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2009, 08:06 PM
  4. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-01-2009, 03:06 PM
  5. Mbipesha shkaku i Tragjedise
    Nga ReniX nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2008, 03:27 PM