Adobe nė bashkėpunim me kompanitė e specializuara pėr reklamim zhvillon platformė tė re pėr reklamim nė pajisjet mobile.

Adobe ka njoftuar se nė bashkėpunim me disa kompani tė specializuara pėr reklama digjitale ėshtė duke punuar nė platformėn e re pėr reklama mobile tė cilat do t’i bazojė nė Flash e HTML5.

Ky bashkėpunim do tė duhej tė definojė dy formate tė emėruara FS-microsite e FS-video tė cilat shfaqen nėpėr tėrė ekranin. Nė pajisjet tė cilat mbėshtesin Flash Player 10.1 reklamat do tė shfaqen nė Flash, derisa pėr tė gjitha tjerat do tė konvertohet nė formatin HTML5. Ani pse para sė gjithash ėshtė i dedikuar pėr telefonat e menēur mobil, formati i ri i reklamave do tė duhej tė zgjerohej edhe nė kompjuterė tablet si dhe pajisje tjera.

Nė Adobe theksojnė se me mbėshtetjen pėr Flash ofrojnė alternativė pėr formatin iAd tė Apple i cili nuk e ka kėtė mundėsi, e nė tė njėjtėn kohėn mundėsojnė konvertimin automatik tė reklamave nė formatin HTML5 pėr pajisjet tė cilat nuk mbėshtesin Flash.

Po ashtu theksohet se formati i tyre i reklamave do t’u jap agjencive reklamuese mė shumė mundėsi mė tė mėdha pėr udhėheqjen e pamjeve dhe zhvillimin e reklamave tė tyre krahasuar me iAd e cila ėshtė nėn kontroll tė rreptė tė Apple. /Telegrafi/