Kėshillat e ekspertėve pėr tė shmangur pėrhapjen e viruseve

Stina e dimrit na bėn mė tė predispozuar pėr t‘u sėmurur. Qytetet me dendėsi tė madhe tė popullsisė, janė vendi ideal pėr zhvillimin e viruseve gripalė qė hidhen sa nga njė kontinent nė tjetrin nė kėrkim tė tė ftohtit dhe viktimave tė radhės. Njė person i rritur zakonisht mund tė marrė 2 deri nė 5 tė ftohura nė vit, ndėrsa ata qė vuajnė mė shumė janė fėmijėt qė shkojnė nė shkollė, tė cilėt jo rrallė mund tė sėmuren nga gjendje tė ndryshme gripale edhe 10 herė brenda vitit. Kjo kategori njerėzish, pėr shkak tė moshės, ka njė sistem imunitar tė lėkundur dhe ende tė brishtė, duke u shndėrruar kėshtu nė njė rezervuar tė madh infeksioni. Pjesa mė e madhe e gjendjeve virale transmetohen nė shtėpi, ose nėpėr shkolla dhe tė rriturit qė janė nė kontakt tė vazhdueshėm me fėmijėt janė mė nė rrezik.
Lani duart
Me kalimin e moshės, ēdokush mėson se si tė marrė masa mbrojtėse ndaj tė ftohtit, apo viruseve tė ndryshme gripale tė stinės. Njė nga kėto masa mbrojtėse ėshtė larja e vazhdueshme dhe e shpeshtė e duarve dhe mbi tė gjitha mosprekja e hundės, sidomos nė publik. Kjo, sepse gishtat mund tė ndoten lehtėsisht nga viruset dhe t‘i transmetojnė ato po lehtėsisht nga njė person te tjetri. Kur sapo ke marrė nė duar ndonjė virus dhe prek hundėn, atėherė nis infektimi qė kalon shumė shpejt edhe nė zonėn e syve. Larja e herėpashershme e duarve mund tė shmangė deri nė njė shkallė tė caktuar pėrhapjen e viruseve brenda familjes. Shpesh mendojmė qė nė raste tė tilla nuk mund t‘i puthim njerėzit e dashur. Nė fakt tė puthėsh nuk ka asgjė tė keqe, vetėm se menjėherė mė pas duhen larė duart. Virusi "udhėton" nė rrugėt e frymėmarrjes dhe vendoset nė fund tė grykės. Vetėm nėse keni njė kollė tė keqe dhe mukoza atėherė mund tė ekzistojė rreziku i transmetimit tė virusit pėrmes puthjes. Viruset e tė ftohtit pėrhapen shumė edhe pėrmes teshtimave, ndaj kujdes edhe me to. Megjithatė, e vetmja mėnyrė pėr t‘u ruajtur tėrėsisht nga infektimi ėshtė tė shndėrrohesh nė heremit e tė mos takosh e prekėsh njeri me dorė.
Viruset e tė ftohtit janė tė vėshtirė qė tė transmetohen
Viruset e tė ftohtit nuk janė shumė ngjitės. Nė eksperimentet qė janė bėrė nė kushte laboratorike me individė tė shėndetshėm, qė i janė nėnshtruar njė ambienti tė infektuar, ėshtė vėnė re se nuk ėshtė edhe aq e lehtė tė transmetosh njė virus nga njė person te njė tjetėr. Njė person ėshtė i ndjeshėm dhe i gatshėm pėr tė marrė virusin kur i shfaqen teshtimat e para, rrjedhja e hundėve, apo kolla. Virusi shumėfishohet nė qelizat e mukozės sė hundės dhe del jashtė pėrmes teshtimave, apo tė folurės.
Disa persona janė mė tė ndjeshėm se tė tjerėt ndaj viruseve
Tė gjithė njohim njerėz tė cilėt sėmuren shumė rrallė, ose asnjėherė, qė e kalojnė stinėn e ftohtė pa pasur problemet qė ka zakonisht pjesa mė e madhe e popullatės. Kėta njerėz nuk ėshtė se nuk e marrin infeksionin, por ēėshtja ėshtė se nuk i kanė simptomat e njohura. Kėta persona pėrbėjnė njė rast shumė interesant studimi. Nė sistemin tonė imunitar ka shumė tė panjohura dhe ndėr to mund tė jenė edhe ato qė kanė tė bėjnė me aftėsinė e disave pėr tė mos u sėmurur, sikurse edhe me gatishmėrinė e tė tjerėve pėr tė pritur me krahė hapur ēdo infeksion. Njė pjesė e madhe e infeksioneve virale nuk prodhon sėmundje. Ky quhet edhe koncepti ajsberg i infeksionit. Ato nuk shfaqin simptoma dhe kalojnė pa u vėnė re. Zbulimi i shkaqeve tė reagimeve tė ndryshme ndaj infeksioneve ėshtė njė fushė shumė interesante e gjenetikės qė po lėvrohet dhe ende nuk ka pėrgjigje pėr shumė pika tė mbetura enigmė.
Burrat dhe gratė, reagime tė ndryshme ndaj tė ftohtit
Nė fakt, nuk ka ndonjė provė konkrete dhe tė saktė qė tė nxjerrė nė pah ndonjė ndryshueshmėri tė madhe mes sekseve nė mėnyrėn e marrjes sė viruseve, ose pėr sa i pėrket reagimit ndaj infeksioneve. Por ėshtė fakt se sistemet imunė janė tė ndryshme. Ai i grave ėshtė mė i fortė, sepse njė gruaje i duhet mbėshtetje shtesė pėr tė pėrballuar shtatzėninė, pra rritjen e njė krijese tė vogėl brenda saj. Kjo mund t‘i bėjė sistemet imunitare tė femrave mė tolerantė.
Stresi mund tė shkaktojė gjendje gripale
Presioni i jetės sė pėrditshme mund tė bėjė mė tė ndjeshėm ndaj infeksioneve. Eksperimente tė kryer te vullnetarė tė ndryshėm tregojnė se ata qė kanė pasur probleme nė shtėpi, ose zyrė, apo nė jetėn e tyre janė mė tė prirur qė tė sėmuren me viroza tė ndryshme gjatė stinės sė ftohtė. Stresi lidhet shumė me rezistencėn e pėrgjithshme trupore ndaj infeksionit. Sigurisht qė nuk dihet ende mekanizmi qė e shkakton kėtė gjė, por mendohet se ka njė rritje tė hormonit tė kortikosteroideve, qė njihen pėr ulje tė rezistencės. Shtimi i stresit nė jetėn moderne mund tė jetė njė nga shkaqet kryesore tė uljes sė rezistencės dhe pėrhapjes sė kollajtė tė infeksioneve virale e gripale nė qytetet me popullatė tė dendur.
Gripi, mė i shpeshtė nė dimėr
Sapo moti ftohet vijnė edhe shenjat e para tė gjendjeve gripale. Ne vishemi trashė pėr tė mbrojtur trupin nga temperaturat e ulėta, por nuk mund tė arrijmė tė mbrojmė temperaturėn brenda hundės. Hunda thahet nė temperatura tė ulėta, apo nė ajrin e kondicionuar dhe nė kėto rrethana viruset nisin tė riprodhohen me shpejtėsi. Sipas njė studimi tė fundit, del se individėt qė qėndrojnė pėr njė kohė mė tė gjatė nė tė ftohtė janė shumė mė tė prirur tė sėmuren se ata qė e shmangin njė qėndrim tė tillė. Gjatė kėtyre ditėve duhet tė pėrdorim shallet qė tė na mbulojnė gojėn dhe hundėn pėr tė krijuar njė mikroklimė tė ngrohtė.
Ekzistojnė 200 viruse qė shkaktojnė tė ftohtėt
Kur mendoni qė po ia hidhni gripit mos u gėzoni shumė, sepse njė tjetėr mund t‘ju godasė sakaq. Shkaku pėr kėtė ėshtė lloji i virusit. Antitrupat qė zhvillon organizmi kundėr tė ftohtit tė parė nuk mund tė tė mbrojnė nga njė virus i njė lloji tjetėr. Gjatė dimrit qarkullojnė shumė lloje virusesh, mjaftueshėm pėr tė tė mbajtur mbėrthyer tė gjitha ditėt e vitit. E ndėrsa ata janė tė llojeve tė ndryshme simptomat i kanė thuajse tė njėjta dhe ne shpesh kujtojmė se na ėshtė rikthyer tė ftohtėt e jo se kemi marrė njė virus tjetėr
Tė ftohtėt dhe humbja e oreksit
Zakonisht, ēdo lloj sėmundjeje shoqėrohet me ikje tė oreksit. Pjesa mė e madhe e gjendjeve gripale nuk shoqėrohen me ethe. Humbjen e oreksit e nxit prodhimi i disa hormoneve nga qelizat e bardha tė gjakut, tė quajtura Cytokines qė luftojnė infeksionin dhe shkaktojnė ethe, lodhje dhe humbje oreksi. Nė pėrgjithėsi, viruset e zakonshme tė tė ftohtit nuk shkaktojnė njė kundėrpėrgjigje nga qelizat e bardha, por infeksionet e rėnda mund ta bėjnė, si pėr shembull gripi dhe kjo shkakton edhe humbje tė oreksit.
Shkaku i simptomave tė tė ftohtit
Nė hundėt e njerėzve ka disa sekrecione hundore qė shkaktohen nga tė ftohtėt. Simptomat e tė ftohtit: teshtitjet, kolla, rrjedhja e hundės, apo bllokimi i saj shkaktohen nga njė kompleks kimikatesh qė vihen nė punė nga sistemi ynė imunitar, tė cilat veprojnė nė enėt e gjakut, gjėndrat dhe receptorėt nervorė. Ato janė pjesė e kundėrpėrgjigjes inflamatore ndaj infeksionit. Brandykina, njė peptid, ėshtė njė nga kėto kimikate dhe ėshtė propozuar qė tė luajė njė rol dominant nė situatat e tė ftohtit.
Medikamentet pėr shėrim
Ka pasur gjithmonė shumė interes nė gjetjen e medikamenteve qė do tė mund tė frenonin tė ftohtin, tė paktėn pjesėrisht, por deri tani askush nuk ka dalė me ndonjė gjetje tė duhur. E vetmja kėshillė ėshtė tė ruhesh sa mė shumė dhe tė konsumosh nė periudhat e krizės sa mė tepėr agrume. Kryesisht pėrdorimi i vitaminės C mendohet se ėshtė parandalues.

Vaksina pėr tė parandaluar gripin
Ju mund tė mbroheni nga gripi edhe sikur tė mos e merrni vaksinėn kundėr tij kėtė vit. Kėto masa tė thjeshta mund tė pengojnė pėrhapjen e mikrobeve dhe t’ju mbrojnė qė tė mos sėmureni: Shmangni kontaktet nga afėr. Shmangni kontaktin me njerėzit e sėmurė. Kur jeni sėmurė, qėndroni larg tė tjerėve qė tė mos sėmuren edhe ata. Kur jeni sėmurė, qėndroni nė shtėpi. Kur jeni sėmurė, po tė jetė e mundur mos shkoni nė punė, nė shkollė dhe mos kryeni punė tė tjera jashtė shtėpisė. Nė kėtė mėnyrė ndihmoni qė tė mos sėmuren tė tjerėt prej jush. Mbuloni gojėn e hundėn kur teshtini apo kolliteni. Mbuloni gojėn e hundėn me njė shami letre kur kolliteni ose teshtini. Kjo mund t’i mbron ata qė ndodhen pranė jush qė tė mos sėmuren.

Mikrobet, kolla dhe teshtimat
Nėse mikrobet kalojnė nėpėr hundėn dhe gojėn tuaj, trupi pėrpiqet t’i nxjerrė ato jashtė. Kolla dhe teshtitja nxjerrin jashtė mikrobet nga mushkėritė dhe rrugėt e frymėmarrjes. Tė vjellat dhe diarreja nxjerrin mikrobet qė kanė hyrė nė stomakun dhe zorrėt tuaja. Antitrupat janė molekula qė gjejnė mikrobet dhe u ngjiten atyre. Ka miliona antitrupa tė formave tė ndryshme qė notojnė nė lėngjet e trupit tuaj. Kur njė antitrup takon njė mikrob nė formė tė ngjashme, ai e fut brenda dhe njofton rruazat e bardha tė gjakut tė sulmojnė mikrobin. Sa herė teshtini, kolliteni, villni, gėrvishteni, ju pickon njė insekt, vriteni, ėnjteni, skuqeni, ftoheni, ju pėrzihet, keni rrufė, diarre apo temperaturė, ajo qė ndodh nuk ėshtė veēse aktivizimi i sistemit tuaj imunitar. Sistemi juaj imunitar gjuan pa pushim mikrobet dhe bėn tė pamundurėn pėr t’i izoluar, shkatėrruar ose pėr t’i flakur ato jashtė trupit tuaj.