Pronarėt e Xperia X8 tė Sony Ericsson do tė marrin njė pėrditėsim pėr versionin e ri 2.1 tė Android para fundit tė vitit, njoftoi njė zėdhėnės i kompanisė tė hėnėn.

Kompania do tė paraqesė mė shumė detaje rreth kėtij pėrditėsimi nė tė ardhmen, tha ai. Sot, modeli Xperia X8 ėshtė i bazuar nė versionin 1.6 tė sistemit operativ tė Google.
Tė dielėn, Sony Ericsson ka filluar shpėrndarjen e pėrditėsimit nė fjalė pėr versionin 2.1 tė Android pėr smartphone-ėt tjerė tė bazuar nė Android: Xperia X10, X10 mini dhe X10 mini pro.

Xperia X8 ėshtė njė nga smartphonėt e lirė tė bazuar nė Android tė cilėt janė nė rritje e sipėr dhe kushtojnė rreth 200 euro ($280). Modeli filloj tė shitej nė fillim tė tetorit, dhe vjen me njė kamerė 3.2 megapikselė me ekran 3-inē dhe pėrdorė navigacion A-GPS (Assisted-GPS).

Nė qerekun e tretė, Sony Ericsson renditet si prodhuesi i gjashtė me rradhė i telefonave nė botė, sipas IDC. Kjo ėshtė hera e parė pėr kompaninė qė ėshtė kaluar nga Apple sikur nė rastin e Research in Motion dhe nuk ėshtė brenda top-pesė prodhuesve qė kur IDC konceptoi Worldwide Quarterly Mobile Phone Tracker nė 2004.

Megjithatė, Sony Ericsson ka raportuar profitin neto nė qerekun e tretė prej 49 milion euro, krahasuar me njė humbje prej 164 milion euro njė vit mė heret dhe njė profit prej 12 milion euro nė qerekun e kaluar, dhe ajo ka pėr tė falėnderuar Android pėr kėtė kthesė, tha kompania./pcworld.al