Panasonic pėr tė dytėn herė kėtė vit organizon eveniment nėn emrin Trade Show nė Shqipėri, i cili do tė mbahet nė Tiranė, nė hapėsirat e Hotel Rognerit mė datė 11 Nėntor, 2010. Ky eveniment tėrėsisht do t’i pėrkushtohet prodhimeve 3D tė Panasonic-ut, tė cilat paraqesin njė hap tė madh nė njė botė krejtėsisht tė re ekzistuese tė argėtimit.

Qėllimi i kėsaj ngjarjeje para sė gjithash ėshtė interaksioni i konsumatorėve me prodhimet 3D tė Panasonic-ut, fokusi i sė cilės do tė pėrqendrohet nė prezantimin e sa mė shumė prodhimeve si dhe demonstrimin e tyre nė mėnyrė sa mė tė pėrshtatshme, dhe para njė numri sa mė tė madh njerėzish qė janė ngushtė tė lidhur apo janė thjesht adhurues tė teknikės. E gjithė kjo pėr t’iu krijuar njė mundėsi, tė gjithė atyre qė do tė jenė prezent, qė tė ndjejnė dhe tė kėnaqen nė pėrdorimin praktik tė 3D teknologjisė.

Pėrfaqėsuesit e Panasonic-ut pėrveē tjerash pohuan se pjesėmarrėsit nė kėtė eveniment qartė do tė shohin dhe do tė vėrtetohen se Panasonic-u ėshtė kompani lidere nė botė, posaēėrisht kur bėhet fjalė pėr cilėsinė e patejkalueshme tė imazhit, tė cilėn pajisjet e Panasonic-ut e ofrojnė, ndėrsa kėto pohime i mbėshtesin me dėshmi nga tė gjitha institucionet relevante qė merren me testime tė pajisjeve teknike!

Nė kėtė eveniment qė do tė mbahet nė Tiranė pritet tė marrin pjesė mė se 150 pėrfaqėsues nga kompani tė ndryshme vendore qė bashkėpunojnė me Panasonic-un, pėrfaqėsues nga media tė ndryshme si dhe adhurues tė teknikės. Vetė numri i konfirmuar i pjesėmarrėsve flet mjaft – prodhimet 3D tė Panasonic-ut paraqesin njė interes tė madh, ndėrsa kjo ėshtė njė rast i vėrtetė dhe i vetėm pėr tė pėrfituar eksperiencė personale me tė njėjtat.

Pėrskaj prodhimeve 3D, nė kėtė eveniment do tė prezantohen edhe disa nga prodhimet e shumta nga gama e Panasonic-ut, siē janė: beauty care aparatet pėr kujdes personal, fotoaparatet e serisė Lumix G, Blu-ray riprodhuesit dhe regjistruesit, kinematė shtėpiake, sistemet HiFi, televizorėt LCD, LED LCD dhe PLASMA, prodhime nga segmenti i teknikės sė bardhė, etj.

Veēohen televizorėt 3D Full HD tė serive VT20 dhe GT20, videokamera e re komerciale 3D SDT750 me objektiv 3D, e cila ėshtė e para e kėtij lloji nė botė, pastaj fotoaparatet digjitale Lumix tė serisė G si dhe FT012E 3D e re, njėherit edhe objektivi i parė 3D nė botė, i cili mundėson fotografim nė 3D.

Ky eveniment do tė dalloj nga tė kaluarit sepse pjesa mė e madhe e tij do tė zhvillohet duke i testuar prodhimet nė praktikė, ashtu qė demonstrimi i vetė prodhimeve do tė jetė njė argėtim i paharrueshėm pėr tė gjithė tė ftuarit, dhe natyrisht pėrfaqėsuesit e Panasonic-ut do t’u drejtohen pjesėmarrėsve duke ua prezantuar informacionet dhe risitė mė tė reja qė kanė tė bėjnė me veprimtarinė globale tė Panasonic-ut.

Vetė demonstrimet e prodhimeve do tė zhvillohen nė tri hapėsira tė ndryshme. Pjesėmarrėsit do tė kenė rastin t’i testojnė funksionet e TV-ve siē janė ImageViewer, TV Skype thirrje tė miqve nga vetė vendndodhja si dhe lidhjen me njė lokalitet tjetėr nė Ballkan ku nė tė njėjtėn kohė mbahet i njėjti Pansonic Trade Show (me ndihmėn e kamerės HD TY-CC10W me katėr mikrofonė tė integruar e cila lidhet drejtpėrsėdrejti nė TV), funksionet Viera Cast – Internet pėrmbajtjen speciale pėr TV, funksionet nga gaming segmenti si dhe mundėsinė e mbi-konvertimit tė sinjalit 2D nė 3D, etj.

Nė hapėsirėn e dytė, pjesėmarrėsit do tė kenė rastin tė shikojnė pėrmbajtje 3D (si filmike poashtu edhe promovuese) nė televizorin 65 inēėsh VT20 PLASMA, i cili pėrdor teknologjinė inovative NeoPDP, njėherit ky aparat ofron fotografinė mė cilėsore nga tė gjithė TV aparatet ekzistuese nė botė si pėr sinjalin 2D poashtu edhe pėr atė 3D.

Nė hapėsirėn e tretė do tė zhvillohet xhirim me videokamerėn e re 3D SDT750 ku pėrmbajtja e njėjtė do tė riprodhohet nė tre televizorė 50 inēėsh nga seria VT20. Videokamera 3D Panasonic SDT750 u ofron konsumatorėve njė mundėsi qė tė gjitha kujtimet e tyre t’i ruajnė ashtu siē edhe ndodhin nė realitet nė njė format mahnitės 3D.

Pėrmes kėtij prezantimi dhe demonstrimi tė prodhimeve, Pansonic-u synon t’ua lehtėsojė dhe t’u ndihmoj entuziastėve 3D qė tėrėsisht tė futen nė botėn 3D dhe atė nė shtėpitė e tyre. Me lidhjen e plotė vertikale tė tė gjitha prodhimeve 3D, Panasonic-u me tė vėrtetė ofron njė pako tė plotė 3D!/pcworld.al