Nuk i ka shpėtuar pėrfshirjes nė rrjetin social Facebook, edhe monarkja britanike Mbretėresha e Elisabeta II e cila ėshtė regjistruar duke e pėrdorur atė si njė mjet komunikimi me miliona fansa tė saj nė tė gjithė botėn.

Qė prej mėngjesit tė sotėm foto, video dhe lajme rreth aktivitetit tė mbretėreshės mund tė shikohen nė Facebook. Faqja e saj nė kėtė rrjet social nuk i lejon monarkes tė pranojė kėrkesat, pėr t’u miqėsuar me tė, por me njė klikim tė vetėm mund tė shtypet butoni “Like” qė do tė thotė pėlqimin e faqes duke u bėrė kėshtu automatikisht fans i saj.
Mbretėresha Elisabeta II e cila ėshtė 84 vjeēe, ėshtė njė pėrdoruese e rregullt e internetit. Nėpėrmjet postės elektronike ajo shkėmbėn mesazhe me nipėrit dhe mbesat. Ndėrsa bashkėshorti Princi Philip ėshtė njė pėrdorues akoma mė i madh i internetit.

Vendimi pėr hapjen e kėsaj faqeje nė Facebook ėshtė komentuar si njė tjetėr pėrpjekje e pallatit mbretėror Buckingham pėr tė rifreskuar imazhin e monarkisė.

Nė Britaninė e Madhe janė 26 milion njerėz qė pėrdorin Facebook. Qė prej ditės sė sotėme atyre i ėshtė bashkuar edhe monarkia e vendit tė tyre./top-channel.tv