Facebook po rritet mė ngadalė se sa qė ka planifikuar nė tregun e rrjeteve sociale nė Japoni. Disa mendojnė se kjo po ndodh pikėrisht pėr shkak tė disa shėrbimeve tė ngjashme lokale, siē ėshtė Mixi.jp, mirėpo nė anėn tjetėr, Twitter ėshtė rrjeti i dytė mė i pėrdorur social nė kėtė vend.
Shėrbimi i mikro-blogut i cili lejon vetėm 140 shkronja gjatė freskimit tė statusit personal, ka shėnuar njė rritje tė katėrfishtė, ose 428 pėr qind - pėr tė qenė tė saktė, ndėrsa sot kjo faqe ka mė shumė se 13.2 milion vizitorė unik, vetėm nga ky vend aziatik.
Kėto shifra e bėjnė rrjetin social Twitter tė rangohet si shėrbimi i dytė nė Japoni, pas faqes lokale Mixi.jp, e cila ka 3 milion mė shumė vizitor unik, ndėrsa Facebook mbetet i treti nė listė me vetėm 5.3 milion pėrdorues aktiv edhe pse kjo faqe ka shėnuar njė rritje prej 78 pėr qind, krahasuar me vitin e kaluar.
Depėrtimi i rrjeteve sociale nė vendet ku nuk pėrdoret alfabeti romak duket tė jetė mė i vėshtirė, dhe Facebook thotė se ėshtė nė dijeni pėr kėtė fakt, dhe se do tė ndėrmarrė hapa tė rėndėsishėm pėr ta pėrmirėsuar pozitėn e vet nė kėto tregje. / Telegrafi /