Operatori publik Vala nėpėr mes njė komunikate pėr media ka bėrė tė ditur se ėshtė arritur njė rekord i ri pėr sa i pėrket dėrgimit tė SMS-ve, numri i tė cilėve sipas tyre nė festėn e Kurban Bajramit ka arritur nė 4.8 milion mesazhe tė dėrguara.


Bazuar nė statistikat e operatorit mobil VALA, prej orės 00:00 – 00:00 tė datės 16 nėntor janė regjistruar saktėsisht 4.8729.6072 milionė dėrgime tė sms-ve, gjė qė rezulton edhe me njė rekord tė ri.

Me gjith ngarkesėn e madhe si dhe kėrkesat enorme tė konsumatorėve pėr tė dėrguar sms urimesh pėr festė, operatori Vala ka qenė mjaft i suksesshėm. Krahasuar me vitin e kaluar, nė po tė njėjtėn festė, VALA ka rritur ndjeshėm numrin e SMS-ve tė dėrguar dhe tė realizuar. Nė krahasim me festėn e Bajramit tė fundit (9 shtator 2010) janė dėrguar rreth 450,000 mė shumė SMS, qė pėrbėn rritje prej 10 pėr qind, ndėrkohė qė pėr dallim me festėn e Bajramit tė vitit tė kaluar (27 nėntor 2009) janė dėrguar rreth 1,320,000 mė shumė SMS, qė do tė thotė rritje prej 37 pėr qind.

”Numri i madh e sms-ve tė dėrguar si dhe rritja e vazhdueshme e kėtyre pėrqindjeve, tregon mė sė miri pėr punėn e madhe, angazhimin maksimal si dhe ofertat atraktive qė u kemi ofruar konsumatorėve tanė, ndėrkohė qė ky angazhim dhe ofertat e reja do tė jenė prioritet i menaxhmentit qė tė jetė nė shėrbim tė konsumatorėve pėr ngritje tė cilėsisė sė produkteve, nė njė anė dhe rritje tė vlerės sė kompanisė, nga ana tjetėr”, ka theksuar Dr. Shyqyri Haxha, Kryeshef Ekzekutiv i PTK-sė.

Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-sė, ka thėnė gjithashtu se grafikonet e rritjes sė efikasitetit tė VALA-s dhe shtimit tė konsiderueshėm tė sms-ve pėr dallim me vitet e kaluara, ėshtė pasqyrė e tė arriturave tė PTK-sė nė drejtim tė komunikimit mė tė mirė dhe shėrbimeve mė kualitative.

Pėr festėn e Kurban Bajramit, operatori publik mobil VALA, ka lansuar nė treg ofertėn speciale pėr t’iu mundėsuar rreth 1.2 milionė konsumatorėve tė saj komunikimin pėrmes SMS-ve pėr vetėm 1 cent brenda Vala-s dhe nė tė njėjtėn kohė ka aplikuar tarifėn e lirė, qė do tė thotė se tė gjithė konsumatorėt e VALA-s kanė pėrfituar nga komunikimi prej vetėm 4 cent pėr minutė./pcworld.al