Receta Gatimi

Regjistri, dhe problemet qė shfaqėn nė tė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28

    Post Regjistri, dhe problemet qė shfaqėn nė tė

    Nuk jeni nė gjendje tė hapni ndonjė program tė caktuar nė kompjuterin tuaj? Ju ndodhė shpesh qė kompjuteri juaj fillon tė sillet ēuditshėm? Ose kompjuteri juaj merr kohė tė gjatė pėr tė startuar ose pėr tu fikur? Nėse po, atėherė ėshtė koha t’i kushtoni pak vėmendje ketyre problemeve. 9 nga 10 herė gabimet ne regjistrin e sistemit janė shkaktarė tė kėtyre problemeve.



    Regjistri (ang. Registry) ėshtė njė formė e databazės nė sistemet operative tė llojit Microsoft Windows, ku ruhen tė gjitha informacionet lidhur mbi konfiguracionet e softuerit dhe harduerit tuaj, tė rrjetit, tė sistemit etj. Kėshtu qė ēdo aktivitet i juaj nė kompjuter si p.sh. hapja, instalimi apo fshirja e njė programi, ndryshimi nė konfiguracionet e ndryshme tė sistemit, display-it apo edhe vetėm ndryshimi i nivelit tė zėrit do tė shkaktojė shtimin e njė ēelėsi ose hyrjeje (ang. Entry) nė regjistrin tuaj.

    Kėshtu qė kur njė ēelės ose hyrje nuk pėrdoret mė (zakonisht kur mbyllet ose fshihet programi pėrkatės), fshihet automatikisht nga regjistri. Mirėpo, ekzistojnė raste specifike kur kėta ēelėsa nuk fshihen nga regjistri dhe zėjnė vend tė panevojshėm nė tė. Kėshtu pėrgjatė kohės kėso lloj “vrimash tė regjistrit” mblidhen duke shkaktuar dėmtime apo korruptime tė tė dhėnave tjera qė gjenden nė regjistėr.

    Nėse shpesh shfletoni internetin dhe shkarkoni programe, lojėra apo muzikė, atėhere kompjuteri juaj mund tė jetė i ekspozuar ndaj sulmeve tė ndryshme nga virusėt, trojanėt apo “spyware” dhe “adware” qė gjenden mjaft shpesh nėpėr internet, sidomos nė webfaqe tė cilat ofrojnė programe ose muzikė “falas” apo gjėra tė tilla. Virusėt dhe programet tjerė tė dėmshėm bėjnė shtimin e ēelėsave ose hyrjeve nė regjistėr pa njohurinė tonė, tė cilėt mund tė shkaktojnė probleme serioze. Kėta ēelėsa mund tė ērregullojnė lidhjet ndėrmjet tė dhėnave nė kompjuter duke pamundėsuar hapjen e fajllave ekzekutiv dhe shkaktojnė bllokime sa herė qė filloni tė punoni nė sistem. Nė raste edhe mė tė rėnda, gabimet nė regjistėr tė shkaktuara nga virusėt mund tė shkaktojnė dėmtime nė harduer dhe pamundėsojnė kompjuterin tė startojė.

    Pėr fat tė mirė, ekziston njė mori programesh falas qė ndihmojnė nė lidhje me kėto probleme, tė quajtur “Pastrues tė Regjistrit” (ang. Registry Cleaner). Por duhet tė jemi tė kujdesshėm dhe tė sigurohemi qė pastruesi qė dojmė ta pėrdorim tė jetė kompetent pėr sistemin operativ qė perdorim, pasi qė verzionet e ndryshme tė Windows-it kanė metoda tė ndryshme se si i menaxhojnė informatat nė regjistra, kėshtu qė nėse pėrdoret pastruesi inadekuat, mund tė pėrfundojmė me mė shumė gabime se sa qė kishim para pastrimit.

    Njė pastrues i mirė na lejon qė me disa klikime ta skanojmė dhe ta rregullojmė ēdo gabim nė regjistėr. Poashtu ai na lejon ta ruajmė njė kopje rezervė tė regjistrit para skanimit, nė mėnyrė qė edhe nėse ndodh ndonjė e papritur, tė jemi nė gjendje ta kthejmė atė nė gjendje tė mėparshme. Njė pastrues efikas gjithashtu duhet tė jetė nė gjendje t’i largojė ēelėsat e shtuar nga virusėt, tė cilėt zakonisht janė tė padukshėm dhe nuk mund tė fshihen. Pastruesit kanė edhe mundėsinė per defragmentimin e regjsitrit, duke organizuar informacionet e regjistrit nė mėnyrė tė renditur, gjė qė lejon hapjen mė tė shpejtė tė tė dhėnave.

    Njė regjistėr i shėndoshė ėshtė kritik pėr performancė optimale tė kompjuterit tuaj. Krahas mirėmbajtjes sė regjistrit, preferohet qė edhe tė skanohet rregullisht sistemi me njė antivirus efektiv, tė pėrditėsohet Windows-i, dhe poashtu mund tė fshihen programet qė nuk pėrdoren.

    Disa programe (falas) tė tilla mund t’i gjeni kėtu:

    Eusing Free Registry Cleaner:
    Kodi:
    http://www.eusing.com/free_registry_cleaner/registry_cleaner.htm
    Glary Utilities:
    Kodi:
    http://www.glaryutilities.com/
    Piriform CCleaner:
    Kodi:
    http://www.piriform.com/ccleaner
    -tė cilat krahas korigjimit tė regjistrit, kanė edhe shumė mundėsi pėr mirėmbajtjen e sistemit nė mėnyrė qė tė arrijmė performancė sa mė tė lartė pėrgjatė kohės qė pėrdorim kompjuterin.

    Nėse nga kurreshtja dėshironi ta dini se si duket regjistri juaj, ju mund ta hapni atė duke shkuar nė Start > Run dhe nė kuti shkruajmė “regedit” (pa thonjėza).


  2. #2
    Postues Nderi 45% Maska e ulkina
    Anėtarėsimi
    Oct 2010
    Vendndodhja
    fier albania
    Postime
    2,657
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    oooooo skam nerva t merrem me tgjitha kto un .... po t them m mir ty kur tkem probleme me pc )))

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Shfaqen risi nė faqet e rrjetit Facebook
    Nga vaaldr1n nė forum Social Networks - Rrjetet Sociale
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-02-2011, 01:28 PM
  2. Shfaqen fotografitė e para tė Mini Countryman
    Nga Kliton nė forum Makina dhe Motorra
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-01-2010, 04:09 PM
  3. Shfaqen fotografitė e Volvo S60
    Nga aurel nė forum Makina dhe Motorra
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-11-2009, 09:20 PM
  4. Shfaqen fotot zyrtare tė E-class karavan
    Nga Kliton nė forum Makina dhe Motorra
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-08-2009, 12:31 PM
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-04-2009, 08:35 AM