Sony Ericsson do tė mund tė paraqiste telefonin e menēur tė pėrshtatur pėr luajtjen e lojėrave nė panairin MWC gjatė vitit tė ardhshėm me emrin tregtar - Xperia.

Drejtori i Sony Ericsson Bert Nordberg gjatė njė intervistė ka lėnė tė kuptojė se kompania nė tė vėrtetė ėshtė duke zhvilluar njė telefon tė menēur me mundėsi tė avancuara pėr luajtje tė lojėrave. Pėr pajisjen PlayStation Phone deri mė tani ka pasur mjaft thashetheme, e kohėve tė fundit fotografitė e vet pajisjes janė ēdo ditė e mė tė shpeshta.

Pajisja me dizajn nė rrėshqitje do tė duhej tė lansohej nėn emrin Xperia dhe do tė duhej tė jetė i bazuar nė sistemin operativ Android tė Google, pohojnė burimet e afėrta me kompaninė.

Nordberg nuk ka dhėnė detaje pėr kėtė pajisje e as nuk konfirmuar qartazi ekzistimin e saj, por ka paralajmėruar befasi tė mėdha nė panairin elektronik MWC i cili mbahet vitin e ardhshėm nė Barcelonė. /Telegrafi/