Shkencėtarėt dinė mė shumė pėr kometat, falė disa imazheve fotografike


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    Shkencėtarėt dinė mė shumė pėr kometat, falė disa imazheve fotografike

    Receta Gatimi

    Fotografitė e marra nga afėr tė kometės Hartley 2 kėtė muaj tregojnė gjendjen kozmike, situatė familjare kjo pėr tė gjithė ata qė kanė kaluar dimrin nė njė qytet me ngrica dhe dėborė.

    Kėto imazhe, shkaktuan habi pėr shkencėtarin e misionit EXPOSI, Pete Schultz. “Pėr sytė e mi, e gjithė kjo duket si njė glob dėbore qė e ke shkundur dhe mė pas e sheh duke fluturuar”.

    Imazhet e prezantuara nga studiuesit nė konferencėn e shtypit tė mbajtur nga NASA, tregojnė ato qė pėr momentin nuk kanė emėr, por duken si topa dėbore me diametėr prej 3 deri 30 centimetra.

    Imazhet e cilėsisė sė lartė tė zmadhuara tregojnė grimca tė bardha vezulluese qė rrezatojnė nga dielli kundrejt njė sfondi tė errėt ndėrkohė qė retė me grimca sillen rreth kometės.

    Michael A’Hearn, studiuesi kryesor i misionit EPOXI me universitetin e Merilandit, jep kėtė shpjegim lidhur me grimcat. “Pikat e shumta rreth bėrthamės sė kometės nuk janė yje por janė copa akulli”. Nė fakt, fotografitė tregojnė njė lloj stuhie kozmike dėbore, tė krijuar nga rrymat e dyoksidit tė karbonit qė u japin shtyje grimcave tė akullta nė anėn shkėmbore tė kometės. Ndėrkohė, shtresat e akullit nėn sipėrfaqe zhduket nė mesin e thatė e tė lėmuar tė kometės. Shkencėtarėt thonė se dyoksidi i karbonit ėshtė elementi kryesor pėr tė kuptuar mėnyrat e ndryshme tė daljes sė ujit nga brendėsia e kometės Hartley 2.

    Mjeti hapėsinor Deep Impact ishte aq pranė kometės Hartley2 sa u ofroi shkencėtarėve pamjen mė tė mirė tė zgjatur tė ndonjė komete ndonjėherė. Mjeti ajror pėrdori dy teleskopė me kamera digjitale me ngjyra dhe njė spektometer me rreze laser pėr tė mundėsuar marrjen e informacionit ndėrkohė qė fluturoi pranė kometės sė akullt.

    Shkencėtarėt thonė se mjeti i hapėsinor nuk pėsoi dėme ndėrkohė qė kaloi pranė kėsaj stuhie kozmike prej dėbore, por ata besojnė se ajo mund tė jetė goditur nga pluhuri nėntė herė nė 10 minutat kur ishte mė afėr kometės me 4 nėntor.

    Mjeti hapėsinor mori 32 mijė imazhe tė kometės Hartley 2 dhe ende vazhdon ta fotografojė atė. Shkencėtarėt thonė se mjeti hapėsinor do tė realizojė 120 mijė fotografi deri nė fund tė kėsaj jave kur edhe pėrfundon misionin. Shkencėtari i misionit Pete Schultz me universitetin Brown thotė se ka tė dhėna tė mjaftueshme pėr studim nga fotografitė me detaje tė shumta tė kometės.

    “Kjo na jep mundėsi tė shohim se si duken gjėrat nga distanca tė ndryshme, dhe rėndėsia e kėsaj qėndron nė atė se ne mund tė pėrcaktojmė vendndodhjen e objekteve dhe mund tė jemi nė gjendje tė tregojmė se ku janė ato”.

    Kjo ėshtė hera e pestė qė njė mjet hapėsinor ka qenė afėr njė komete nė njė distancė tė mjaftueshme pėr tė fotografuar bėrthamėn e saj nė mėnyrė qė shkencėtarėt tė kenė mundėsi tė bėjnė krahasime. Shkencėtarėt shpresojnė qė t’i afrohen edhe mė shumė kometave nė tė ardhmen me shpresėn pėr t’u ulur nė njėrėn prej tyre.

    NASA thotė se studimi i kometave ėshtė i rėndėsishėm sepse sipas teorive tė astronomėve ato janė formuar nga gazet, akulli, shkėmbinjtė dhe pluhuri, elemente kėto qė formuan planetėt e jashtme tė sistemit tonė diellor rreth 4,5 miliardė vite me parė. Disa shkencėtarė besojnė se kometat fillimisht kanė patur ujė dhe pėrbėrės organik nga tė cilat bazohet jeta nė planetin tonė

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    Me pelqeu shume!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Disa arsye befasuese pse duhet tė pini shumė kafe
    Nga vaaldr1n nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 21-02-2013, 09:34 PM
  2. Informacione per Kometat (Astronomi)
    Nga boss1 nė forum Studentėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-01-2011, 09:25 PM
  3. Disa kėshilla pėr tė kaluar pa shumė dėme jeten
    Nga Kliton nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-01-2009, 09:19 PM
  4. Program per zvogelimin e imazheve
    Nga ReniX nė forum Microsoft Windows
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-04-2008, 08:28 PM
  5. Si ti shtosh imazheve bord me CSS
    Nga ReniX nė forum Webmaster Area
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2008, 08:06 PM