Ardian Bushi
E Shtune, 13 Tetor 2007
Vajza 10-vjecare ka perfunduar ne gjendje te rende shendetesore dhe e shokuar ne spitalin Obstetrik Gjinekologjik te Lezhes kurse xhaxhai i saj perfundoi ne polici, i akuzuar per perdhunim. Ngjarja u denoncua te kete ndodhur dje kur Hysen Kiptiu, 44 vjec, i denuar ne Itali me shtate vjet heqje lirie per perdhunim, ka abuzuar seksualisht me dhune, me mbesen 10-vjecare ne dhomen e tij te gjumit. Policia, deklaroi mbreme se me arrestimin dhe nisjen e hetimeve, ka shmangur hakmarrje te mundshme mes familjeve ne qytetin e Lezhes. E mitura ndodhet ne gjendje te rende ne maternitet, ku mjeket gjinekologe kane kryer nderhyrje te specializuar per ti ndaluar hemorragjine. I identifikuar nga familja dhe hetuesit si maniak, 44-vjecari eshte arrestuar mbremjen e djeshme. Burime zyrtare te policise thane se Hysen Kiptiu, banues ne lagjen Skenderbej, akuzohet se rreth ores 14.00 te dites se djeshme ka perdhunuar mbesen A.K., duke kryer marredhenie seksuale brenda lidhjes se ngushte farefisnore. Incesti eshte denoncuar nga vete vajza, pasi u ka rrefyer prinderve ne momentin qe autori i denoncuar ka perfunduar shuarjen e epshti seksual.
Hetuesit treguan per Koha Jone se fillesat e krimit te rende ishin mesditen e djeshme kur 44 vjecari Hysen Kiptiu, akuzohet se e ka ndjekur mbesen e tij 10-vjecare, per disa ore. Ndjeka vahzdoi deri ne momentin qe e vogla ka marre rrugen per tu kthyer ne banese, ne lagjen Skenderbej prane qendrees se qytetit te Lezhes. Maniaku I ka prere rrugen dhe me force duke i zene gojen e ka futur ne shtepine e tij. Sipas rrefimit te vajzes dhe deshmise se dhene ne polici pas arrestimit, 44-vjecari ka perdorur nje jastek per te neutralizuar te bertiturat e te mitures dhe me pas e ka zhveshur dhe perdhunuar barbarisht. Nuk ka mjaftuar fakti se 10-vjecarja ishte lidhje e ngushte farefisnore e tij, por edhe ka ushtruar dhune fizike per ta nenshtruar, me qellim qe te mos kundershtonte. Pasi ka shuar epshin seksual permes incestit me vajzen e vellait te tij, i dyshuari e ka lene te lire, qe te kthehet ne shtepi. Por vajza ka hyre ne pragun e shtepise se saj, e traumatizuar dhe me demtime te renda.
E abuzuara ka treguar ne familje se cfare kishte ndodhur. Menjehere pasi u mor vesh, ngjarja ka irrituar vellezerit e 44-vjecarit. Policia zbardhi se ata ishin drejtuar per nga banesa e Hysen Kiptit me qellim hakmarrjen ndaj tij. Ulerimat e vajzes dhe rremuja e krijuar pas ngjarjes ka alarmuar banoret e lagjes Skenderbej, qe njoftuan uniformat blu te policise se Lezhes. Menjehere nje furgon me police ka mberritur ne vendngjarje dhe prinderit e te mitures kane bere denoncim per te afermin e tyre. Fillimisht efektivet nuk kane vleresuar shume deklarimin verbal per ngjarjen, por gjendja e 10-vjecares ka qene e rende. Kipti eshte arrestuar dhe izoluar menjehere ne paraburgimin e komisariatit te Lezhes, ku dhe u mor ne pyetje mbreme vone. Burime te policise refuzuan te konfirmojne deklarime te te dyshuarit, por konfirmuan se ai paraprakisht e ka pranuar krimin. Sakaq e mitura e cila u nis drejt maternitetit per mjekim, sipas mjekeve, ka pasur hemorragji, si pasoje e dhunes seksuale. Por ne trup jane dalluar edhe shenja te tjera te dhunes fizike.
Precedente 2005-2007
TIRANE
Nje 14 vjecare, B.S., u perdhunua nga dy te rinj, fqinje te saj prane Profarmes". Prinderit e gjeten te gjakosur ne te gjithe trupin.
Nje 12-vjecare ne lagjen Kombinat shkonte per te blere buke ne dyqan kur u perdhunua nga shitesi. Ne pranga u vu Spiro P., 51 vjec.
Nje djale 11 vjecar perdhunohet tegropa e Hajdin Sejdise", ne qender te Tiranes.
Seks me te mituren, e denoncon babai
Artan Gj., u arrestua pasi kishte kryer marredhenie seksuale me SH.N., nje te mitur, 15-vjecare ne kodrat e Liqenit Artificial.
Ibrahim S., arrin te hyje ne banesen e 12 vjecares ne lagjen Allias" dhe tenton te kryeje marredhenie seksuale me dhune me te.
Xhemal L., 45 vjec ne Tirane, arrestohet nen akuzen per perdhunim, e ngritur pas denoncimit te vajzes se tij te mitur.
VLORE
Maringlen M., 21 vjec nga lagjja "Partizani" e Vlores, arrestohet per perdhunim te 12-vjecares E.S. Pretendoi se nuk e lane ta marre per grua.
ELBASAN
Nje 13-vjecare nga Bilishti, mashtrohet dhe me pas perdhunohet ne Elbasan. Policia arreston Parid D. si te dyshuar.
Cfar mendimi keni per keto mostra forumista?