Festivali irlandez i Filmit tė Shkurtėr, kėtė vit ka shėnuar edicionin e tij tė 55-tė, ndėrsa Arta Dobroshi ėshtė vlerėsuar pėr performancėn nė filmin, “Baby”.

Aktorja shqiptare Arta Dobroshi, ka arritur sėrish tė magjeps botėn. “Baby” ėshtė filmi i radhės nė tė cilin Dobroshi luan njė nga rolet kryesore pėrkrah aktorit anglez, Daniel Kaluuya. Njė realizim i regjisorit tė njohur anglez, Danile Mulloy, i njohur nė fushėn e krijimeve tė filmave tė metrazhit tė shkurtėr.

Ndėrkaq nė festivalin ndėrkombėtar tė filmit tė metrazhit tė shkurtėr, qė zhvillohet ēdo vit nė Kork tė Irlandės, treshja Mulloy-Dobroshi-Kaluuya, ka arritur tė vlerėsohet me ēmimin filmi mė i mirė ndėrkombėtar. Dobroshi ėshtė vlerėsuar nga juria profesionale e festivalit pėr lojėn saj tė mrekullueshme nė rolin e njė vajze, e cila rastėsisht shndėrrohet nė njė dėshmitare tė njė situate tė pakėndshme. Si rrjedhojė ajo bėhet personi mė i kėrkuar nga dikush qė ka interes tė veēantė. Njė femėr e cila jeton me tė ėmėn, niset pėr njė udhėtim nė Londėr.

Nė njė pėrpjekje tė dėshtuar pėr tė ndaluar njė plaēkitje, njė prej keqbėrėsve fillon tė interesohet mė shumė pėr viktimėn. Ai e pėrcjellė deri nė vendin ku jeton dhe kundėr aktgjykimit tė mirė tė tė gjithė shikuesve tė filmit, ajo e fton atė brenda. “Baby” ėshtė realizuar me njė shkathtėsi, tė ndėrtuar mbi atė qė publiku dėshiron ta shoh, me njė fotografi tė pastėr shoqėruar nga njė editim i ngadalshėm dhe melodik. Regjisori ka ndėrtuar me kujdes tensionin, me kohė merr thellimin nė mendimin e karaktereve dhe pikat tona tė favorshme janė zgjedhur me kujdes pėr tė arritur nė shkallėn maksimale tė emocioneve. Nga ana tjetėr intimiteti fizik ka njė ndjenjė tė ēuditshme dhe e pazakontė.

Performanca e aktorėve ėshtė e mrekullueshme, ku nė fillim ēdo gjė duket e pakapshme pėr syrin e publikut, por me kalimin e minutave shohim njė pėrfundim krejtėsisht tė ndryshėm qė na dėrgon nė njė ēarmatim ndaj imazheve tė shfaqura ėn ekran. Ndryshe “Corona Cork Film Festival”, ėshtė njė prej ngjarjeve mė tė rėndėsishme nė sferėn e kulturės nė Irlandė. I themeluar nė vitin 1956, festivali ka mbėrritur majat e suksesit dhe famės duke zgjuar kėshtu kėrshėrinė e mediave dhe artistėve nė mbarė globin. Organizohet nė disa nivele tė fushės kinematografike, atė lokale, kombėtare dhe ndėrkombėtare.

Ndėrsa programi i festivalit pėrfshinė njė larmi krijimesh, qė i pėrkasin fushave tė ndryshme si ajo e fotografisė, krijimeve tė pavarura nė kinematografi, dokumentareve dhe filmave tė shkurtėr, tė cilėt marrin pjesė nga mbarė bota. Festivali i Korkit, konsiderohet si ngjarja mė madhore nė produksionin dhe zhvillimin e filmit irlandez. Pėrveē, filmit “Baby”, ēmimet tjera mė tė rėndėsishme i rrėmbyen “Pentecost”, pėr filmin e shkurtėr irlandez, “Dreaming the quiet man” pėr dokumentarin mė tė mirė, ndėrsa filmi i Sofia Kopolės, “Somewhere”, pėrmbylli edicionin e 55-tė tė kėtij eventi.