Molla armiku i duhanitMolla rritet pothuajse nė tė gjitha vendet e botės. Ajo ėshtė shumė e pasur me vitamina, acide organike dhe lėndė tė tjera minerale, tė nevojshme pėr trupin e njeriut. Armando Jaupaj

Kėto pėrmbajtje e bėjnė atė mjaft tė vlefshme edhe pėr kurimin e njė sėrė sėmundjesh. Molla konsumohet si frutė i gjallė ose nė gjendje tė konservuar. Do tė ishte shumė mirė, nėse ēdo mėngjes do tė hahej esėll njė kokėrr mollė, qoftė natyrale apo e konservuar. Por duhet pasur parasysh njė gjė: Molla asnjėherė nuk duhet tė hahet e ftohtė apo me shpejtėsi. Nė tė kundėrt, ajo do tė bėhet shkak pėr dhimbje tė stomakut dhe tė mėlēisė. Ajo duhet ngrėnė gjithmonė me temperaturėn e mjedisit.

Zakonisht, kėshillohet tė hahen jo mė shumė se dy kokrra nė ditė. Nė rast se do tė hahen mė shumė, nė organizėm do tė grumbullohen sasira tė mėdha acidesh qė mund tė krijojnė shqetėsime.
Molla duhet tė hahet pa i hequr lėkurėn. Zoti, pėr tė ruajtur frutin nga jashtė, e ka veshur atė me njė cipė tė pėrbėrė nga lėndė tė ndryshme kimike. Nė rast se molla do tė hahet e qėruar, do tė humbasė njė pjesė tė madhe tė vlerave tė saj ushqyese e kuruese.

Sasia e vitaminės C, nė lėkurėn e mollės ėshtė gjashtė herė mė e madhe se ajo qė ndodhet brenda saj. Pra vitaminėn C qė mund ta marrim duke ngrėnė njė mollė tė paqėruar, mund ta marrim duke ngrėnė rreth 6 mollė tė qėruara. Njeriu qė pėrdor mollėn, duhet ta dijė patjetėr kėtė gjė. Heqja e cipės sė mollės vjen si pasojė e nevojės qė ajo tė jetė e pastėr. Por kjo mund tė arrihet duke e larė me kujdes.

Nė pėrgjithėsi, ata qė pinė duhan nuk tregojnė ndonjė interes tė veēantė ndaj mollės, dhe kjo pėr faktin se mukoza e zorrėve tė tyre acarohet si pasojė e aciditetit tė mollės. Zakonisht, mbas ngrėnies sė njė molle, pirėsit e duhanit kanė njė ndjenjė neverie ndaj cigares, mbėshtetur nė kėtė fakt, ėshtė e mundur tė braktiset pirja e duhanit, nėpėrmjet "kurės sė mollės". Por pėr tė arritur kėtė, duhet njėkohėshisht edhe njė vullnet i fortė.

Procedura e kurės

Duhet tė hahen 20 kokrra (mesatare) mollė nė ditė dhe kjo tė vazhdojė pėr 2-3 ditė. Pas kėsaj lloj diete do tė ndihet njė neveri e plotė ndaj pirjes sė cigares. Gjatė kohės sė zbatimit tė kėsaj kure, nuk duhet ngrėnė asnjė lloj tjetėr ushqimi dhe tė mos pihet asnjė lloj lėngu. Molla ndikon edhe nė drejtime tė tjera tė shėndetit tė njeriut. Qė nė kohė tė lashta ajo ėshtė pėrdorur pėr kurimin e sėmundjeve tė zorrėve, dizenterisė, paratifos dhe sėmundje tė tjera infektive tė zorrėve.

Pėr kėtė merren 1.5 kg. mollė dhe mbasi hiqen vetėm farėrat dhe pjesėt rreth tyre, ato shtypen dhe pėrgatitet njė pure, e cila ndahet nė 8 pjesė tė barabarta dhe kėto pjesė konsumohen brenda ditės. Nė kėtė rast mollėt duhet tė jenė plotėsisht tė pjekura. Molla jep efekte pozitive nė stomak dhe nė lėvizjen e zorrėve. Petkina qė pėrmban molla, luan rolin e njė sfungjeri nė stomak. Acidet e mollės pengojnė zhvillimin e baktereve nė zorrė.

Edhe pėr njerėzit e shėndetshėm ėshtė e kėshillueshme tė pėrdoret dieta e mėposhtme njė herė nė muaj: Nė mėngjes pihet njė gotė e mbushur gjysma me lėng molle dhe gjysma me lėng limoni. Lėngu duhet tė jetė i vakėt dhe tė pihet jo njėherėsh, por me gllėnjka. Nė drekė pihet njė ēaj i pėrgatitur me lėkurė mollėsh dhe hahen dy lugė tė vogla me mjaltė. Pas 2-3 orėsh hahen 2-3 lėkura mollėsh dhe pas kėsaj hahet njė pjatė e vogėl me marmalatė molle, e shoqėruar me 2-3
lugė mjaltė.

Molla ndikon pozitivisht dhe nė sėmundjet e qarkullimit tė gjakut, sėmundjet e zemrės dhe tė enėve tė gjakut. Duke qenė se ajo pėrmban hekur, natrium dhe fosfat, ndikon nė shtimin e gjakut.
Nė rastet e temperaturave tė larta pihet disa herė nė ditė ēaj i pėrgatitur me lėkura tė mollės. Pėr tė shmangur lodhjet nervore, fetat e mollės priten nė copa tė vogla, pa i hequr lėkurėn, dhe hidhen nė ujė tė valuar. Pasi lihet njė orė, nė tė shtohen 2-3 lugė tė vogla me mjaltė dhe pihet me gllėnjka, kurse fetat e mollės hahen.

Pėr tė luftuar gripin, kollėn, ngjiren e zėrit, pėrmbajtjen e lartė tė kolesterolit, priten tre kokrra mollė, valohen nė njė litėr ujė dhe ky lėng pihet nga njė gotė pas ushqimit. Pėr tė ndihmuar nxjerrjen e gurėve nga veshkat, merret njė gotė ēaji e mbushur me lėkura molle, zihet nė njė litėr ujė pėr dhjetė minuta dhe pastaj kullohet. Ēdo mėngjes pihet nga njė gotė uji nga ky lėng, paksa i ngrohur. Kjo ndihmon nė pakėsimin e dhimbjeve dhe daljen e gurit. Kura me mollė kėshillohet tė pėrdoret me shumicė, sidomos nga ata qė vuajnė nga ekzema, mbasi ndihmon nė pastrimin e gjakut. Ndėrsa, gjethet e shtypura tė mollės zhdukin ēibanėt.

Pra, siē shihet, molla ėshtė njė frut i mrekullueshėm, qė Allahu i ka dhuruar njeriut pėr tė kuruar sėmundje tė ndryshme. Kėtu treguam vetėm disa shembuj. Sigurisht, qė krahas pėrdorimit tė mollės kėrkohet njė harmonizim edhe me mėnyrat e tjera kuruese, me qėllim qė sėmundjet e ndryshme tė kalojnė sa mė parė.