Cdo gje per lulet (art of flowers)


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 3 123 I funditI fundit
Rezultatet nga 1 deri tek 20 prej 44

Tema tė ngjashme

  1. Lulet e padėshiruara nė dhomėn e ditės
    Nga Erinaa nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-05-2011, 06:41 PM
  2. Lulet mbi ballkonet tane moderrn - E njihni kete lloje?
    Nga ReniX nė forum Flora dhe Fauna
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-02-2009, 04:33 PM

  1. #1
    curva sud....... Autorė Maska e 3r1k0
    Anėtarėsimi
    Apr 2010
    Vendndodhja
    Tirana Albania
    Postime
    1,075
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    6

    Cdo gje per lulet (art of flowers)

    Ka kohe qe merem me lulet dhe se fundmi kam hapur edhe nje biznes te vogel ne Shqiperi pas disa vitesh emigrimi ne Greqi.
    E hapa kete teme per tju ardhur sado pak ne ndihme te gjithe atyre qe u pelqejne lulet dhe natyrisht qe u pelqen te meren me to.
    Por njekohesisht edhe te mesoj gjera te reja nga eksperienca e te gjithe juve.
    Fillimisht po e filloje me nje lule qe une e kam shume per zemer GARDENIA



    Gardenia eshte nje nga lulet me te preferuara per shumicen e njerezve
    Ka lule te bardha aromatike.
    Thuhet se ka mare kete emer nga Alexander Garden nga Karolina e Jugut.
    Ekzistojne disa lloje gardeniash (rreth 200 lloje)
    Gardenia me e perhapur eshte Gardenia Jasminoides, e cila e ka prejardhjen nga Kina
    Ajo mund te arrije deri ne 2.5 metra lartesi
    Zakonisht lulezon ne pranvere dhe ne vere, por nese kushtet klimaterike jane te favorshme mund te kete lule gjate gjithe vitit.
    Lulet jane ne ngjyre te bardhe dhe kane nje arome te embel dhe te forte.

    SI TE KUJDESEMI PER GARDENIAN
    Qe te keni nje gardenia qe t'ju pershtatet kushteve te ambjentit tuaj duhet ta filloni me nje gardenia te vogel,sa me shume rritet ajo do i pershtatet ambjentit
    Eshte bime delikate dhe nuk duron ndryshimet e shpeshta te ambjentit
    Duhet qe ne cdo 2-3 vjet te ndryshohet vazoja(eshte mire qe te mbillet ne vazo plastike me vrima nga poshte)
    Vazoja duhet te vadiet shpesh por te mos e teproni me ujin.Plehu ne vazo duhet te jete gjithmone i lagesht.
    Ndonjeher ne disa zona uji nuk eshte i pershtatshem per vaditje dhe i ben dem bimes duke ndryshuar PH. Gjethet e bimes fillojne te zverdhen.
    Nese vini re nje gje te tille atehere duhet medoemos te hidhni ne plehun e vazos pak hekur organik (mund te vendosni edhe ndonje gozhde ne pleh)

    TEMPERATURA
    Gjate dites Gardenia duhet te jete rreth 20-25 grade
    Me e rendesishme eshte temperatura e nates, ajo nuk duhet te kaloje 18 gradet nese duam qe gardenia te lulezoje vazhdimisht
    Gardenia nuk duron luhatjet e shpeshta te temperatures
    Gjithashtu duhet kujdes qe ajo te vendoset larg kalorifereve dhe paisjeve te tjera elektrike qe thajne ajrin

    NDRICIMI
    Si te gjitha bimet qe cojne lule edhe gardenia do shume drite
    Pozicioni me i mire ne shtepi per gardenian eshte afer ndonje dritareje nga ana jugore dhe te mos kapet nga rrezet e diellit
    Nese per dite me radhe koha eshte e vrejtur atehere eshte mire qe te perdoret ndricimi i dhomes nese duam qe gardenia te mos i rrezoje lulet


    HERE PAS HERE NE FAQEN TONE TE FB DO TE GJENI MATERIALE TE TILLA PER LULET
    POR MOS NGURRONI EDHE JU TE NA PYESNI PER CDO GJE QE TE KENI NEVOJE.
    Materiali eshte mare nga faqja e fb ArtFlower http://www.facebook.com/pages/ArtFlower/116418625088248

  2. #2
    curva sud....... Autorė Maska e 3r1k0
    Anėtarėsimi
    Apr 2010
    Vendndodhja
    Tirana Albania
    Postime
    1,075
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    6
    Disa kompozime me lule te fresketa








    Redaktuar pėr herė tė fundit nga EMAUS; 07-12-2010 mė 11:31 PM.

  3. #3
    curva sud....... Autorė Maska e 3r1k0
    Anėtarėsimi
    Apr 2010
    Vendndodhja
    Tirana Albania
    Postime
    1,075
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    6
    Buqete me lule

    Redaktuar pėr herė tė fundit nga EMAUS; 07-12-2010 mė 11:35 PM. Arsyeja: foto

  4. #4
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    13,888
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    48
    Reputacioni
    25
    shume te bukura, ju uroj suksese!

  5. #5
    curva sud....... Autorė Maska e 3r1k0
    Anėtarėsimi
    Apr 2010
    Vendndodhja
    Tirana Albania
    Postime
    1,075
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    6
    Spathiphyllum........emrin e ka mare nga greqishtja (lule dhe gjethe ne forme shpate)
    Eshte nje nder bimet me te dashura dhe me te perhapura(sidomos ne Angli dhe USA)
    Prejardhjen e ka nga Amerika Qendrore dhe ajo e Jugut.
    SI TE KUJDESEMI
    Eshte nga te paktat lule qe i pershtatet lehte ambjentit, dhe per kete arsye perdoret shpesh ne shtepi, zyra, lokale etj.
    Duhet vaditur 1 here ne jave ne periudhen vjeshte deri pranvere dhe 2-3 here ne jave ne periudhen e veres.
    Por si te gjitha lulet e tjera mos e teproni me ujin.....gjithmone para vaditjes kontrolloni vazon, po te jete e lagesht mos vadisni.
    Eshte nje bime qe ka nevoje per drite por jo te kapet nga rrezet e diellit
    Drita e diellit nuk duhet te bjere direkt por te kaloje nga ndonje perde te dritares me pare.
    TEMPERATURA me e pershtatshme eshte 21-24 grade
    Lulezon kryesisht ne muajt e nxehte te vitit.Nese vini re se lulet fillojne te vyshken eshte mire qe ti prisni bashk me kercellin sa me poshte mundeni, afer plehut te vazos.
    Mund ti ndarroni vazon gjate periudhes se pranveres dhe nese doni mund ta ndani edhe ne dy pjese bimen dmth te mbillni dy vazo
    Eshte mire qe gjethet e bimes te pastrohen here pas here me uje te paster dhe me nje sfungjer ne menyre qe te largohet pluhuri por edhe ndonje insekt i mundeshem.
    Nje rol te rendesishem spathiphillum luan ne pastrimin e ajrit nga lende toksike (dioksid karboni, benzol etj.)

  6. #6
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,167
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    Te pergezoj per kete tem se ke hap. Jam adhuruese e flakt mund te them e luleve! por nuk JA di emrat te gjithave edhe pse kam shum si ne kopshtin tim si ne saksi,kete gladiola e kam edhe KET te fundit Spathiphyllum. Gladiola ajo nje here mbjellete ne muajn shtatore deri ne mujan nentor mund ta mbillesh,qe te lulzoj ne pranvere..farat e tyre jan si qep dhe vin 10 cop ne nje qese..sikur se tulipanat,kete Spathiphyllum e kam bler dy here por me ngjyr te kuq,e dua shum ket lule por nuk edi pse me eshte prishe!? qe dy here dhe do te falenderoj sikur te me japesh ndonj udhezim me cfar ti ushqej tani ne ket sezon? se jemi

  7. #7
    curva sud....... Autorė Maska e 3r1k0
    Anėtarėsimi
    Apr 2010
    Vendndodhja
    Tirana Albania
    Postime
    1,075
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    6
    Dy kompozime te bera sot



    Redaktuar pėr herė tė fundit nga EMAUS; 07-12-2010 mė 11:39 PM.

  8. #8
    curva sud....... Autorė Maska e 3r1k0
    Anėtarėsimi
    Apr 2010
    Vendndodhja
    Tirana Albania
    Postime
    1,075
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    6
    Buqete me lule

    Redaktuar pėr herė tė fundit nga EMAUS; 07-12-2010 mė 11:41 PM.

  9. #9
    curva sud....... Autorė Maska e 3r1k0
    Anėtarėsimi
    Apr 2010
    Vendndodhja
    Tirana Albania
    Postime
    1,075
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    6
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Erinaa Lexo postimin
    Te pergezoj per kete tem se ke hap. Jam adhuruese e flakt mund te them e luleve! por nuk JA di emrat te gjithave edhe pse kam shum si ne kopshtin tim si ne saksi,kete gladiola e kam edhe KET te fundit Spathiphyllum. Gladiola ajo nje here mbjellete ne muajn shtatore deri ne mujan nentor mund ta mbillesh,qe te lulzoj ne pranvere..farat e tyre jan si qep dhe vin 10 cop ne nje qese..sikur se tulipanat,kete Spathiphyllum e kam bler dy here por me ngjyr te kuq,e dua shum ket lule por nuk edi pse me eshte prishe!? qe dy here dhe do te falenderoj sikur te me japesh ndonj udhezim me cfar ti ushqej tani ne ket sezon? se jemi
    Ekzistojne rreth 40 lloje te ndryshme te Spathiphyllum.....qe i perkasin familjes se ARACEAE
    Kjo qe kam paraqitur ne figure eshte Spathiphyllum cochlearispathum.
    Edhe gladiola eshte ne te njejten familje dhe ka qene nje bime shume e njohur nga romaket e lashte , qe i dhane edhe emrin meqe gjethet e saj njgjajne me shpaten.
    Arsyet e prishjes se lules jane shume por me kryesoret jane ato qe kam shkruar edhe me siper.
    Kujdes me ujin sepse uji i tepert e demton, e than bimen.
    Nese vazon e ke vendosur ne nje pjate duhet qe ne pjate te vendosesh pak zhavor ose gureza te vegjel ne menyre qe vazoja te qendroje siper tyre dhe gjate ujitjes rreza e bimes te mos jene ne kontakt te vazhdueshem me ujin qe do grumbullohet ne pjate.

  10. #10
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,167
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga 3r1k0 Lexo postimin
    Thenx per ket buket lule sikur te ishte live do falenderosha shum shum dhe do paguaj me pare kesh hehehhe...


    tani ti kthehemi temes.Thua per te gjitha lulet eshte mir te mos ken kontakt te drej perdreja me driten apo vetem per kete lulen se ke cek ti ?Po cilet jan plehrat se duhete plehros ne ket muaj apo kur te duam duhet ti plehrosim?

    dhe nje pytje , kam lulet kaktues por nuk lulzojn te vogla vetem kur te rriten dhe vetem ni her ne vit lulzon !?
    Imazhet e Bashkangjitur Imazhet e Bashkangjitur

  11. #11
    curva sud....... Autorė Maska e 3r1k0
    Anėtarėsimi
    Apr 2010
    Vendndodhja
    Tirana Albania
    Postime
    1,075
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    6
    Erinaa........ekzistojne rreth 3000 lloje kaktusesh dhe secili prej tyre duhet trajtuar per ate qe eshte.
    E para qe duhet te besh eshte qe te gjesh emrin e sakt te cactus-it qe ke ne shtepi qe te shohim se cfare kerkesash ka.
    Lexojme shume nga librat apo edhe ne net por duhet qe ti marim pak edhe me rezerva, sepse edhe kushtet klimaterike ndryshojne nga nje vend ne tjetrin.
    per sa i perket drites tek lulet i referohem nje pjese te mire te luleve qe jane per ambjente te brendeshme.
    Ne rastin konkret per Spathifillum.

    Ps: Se shpejti do te pergatis nje tutorial per menyren e nderrimit te vazos dhe plehun qe perdoret

  12. #12
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,167
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    Do e sjell nje foto dhe ndoshta ti do e dishe per cilen kaktus kam fjalen ..

  13. #13
    curva sud....... Autorė Maska e 3r1k0
    Anėtarėsimi
    Apr 2010
    Vendndodhja
    Tirana Albania
    Postime
    1,075
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    6
    Si te nderrojme vazon e nje luleje

    Nje lule nuk mund te flase dhe te na thote se per cfar ka nevoje, por per fat te mire mund te na paralajmeroj duke ndryshuar pamjen.
    nese vini re qe lulja fillon e vyshket atehere gjeja e pare qe duhet te bejme eshte te kontrollojme rrezen e bimes.
    Nese vereni se rrezet e bimes jane rritur shume atehere duhet qe te nderroni vazon.


    Hapat qe duhen ndjekur per nderrimin e vazos

    HAPI I
    Duhet te zgjedhim nje vazo e cila te kete nje diameter 5 cm me te madh se ajo e meparshmja
    Nese vazoja qe do zgjedhim do te jete me e madhe se sa duhet atehere ne do ta detyrojme bimen ti jape perparesi te rrise me teper sistemin rrenjor sesa pjesen e kercellit, gjetheve dhe luleve.
    Nese do perdorni vazo qeramike eshte mire qe ta lini ne uje 1 dite para se ta mbillni


    HAPI II
    Nese vini re se plehu qe do perdorni eshte i thate atehere eshte mire qe ta njomni pak,por kujdes mos hidhni shume uje dhe te behet plehu si balte


    HAPI III
    Hiqni bimen nga vazoja e vjeter.Eshte mire te ujitet pak para se ta hiqni qe te dale me lehtesi.Duke qene te lagura rrezet e bimes ka ma pak mundesi qe te demtohen.
    Me e lehte per te nxjerre bimen nga vazoja eshte qe ta mbani ne pozicionin horizontal duke e levizur para - mbrapa si ne foto


    HAPI IV
    Shkaterroni rrezet e bimes duke hequr edhe dheun qe ka ngelur ne to.
    Kjo ben te mundur qe rrezet te perhapen me mire ne plehun e ri.


    HAPI V
    Tani vendosim bimen, duke patur kujdes qe pjesa ku fillon kercelli te jete 2-3 cm poshte buzes se vazos .
    Pastaj mbushim me pleh anet e vazos duke patur kujdes qe te mos leme boshlleqe.


    Hapi VI
    Ujitja e bimes.Ujisim bimen deri sa uji te dale ne pjaten e vazos qe kemi vendosur poshte.Nese pas ujitjes se pare veme re qe niveli i plehut ka rene atehere shtoj pak pleh te ri.
    Mos shtoni vitamina apo plehra kimik ne vazo derisa te vini re qe kane dale filiza te rinj

  14. #14
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,167
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    immm edhe un ja kam bere fikusit keshtu kur ja kam ndrru vazon por i kan ren te gjitha gjethet ! shum von ka fillu te qese gjethe te reja..ama me eshte demtu bukur mir !

  15. #15
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    13,888
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    48
    Reputacioni
    25
    Shume te bukura buqetat qe ndertoni! Gjithashtu Eriko, mund ti vendosesh dhe tek Albumi Fotografik

  16. #16
    curva sud....... Autorė Maska e 3r1k0
    Anėtarėsimi
    Apr 2010
    Vendndodhja
    Tirana Albania
    Postime
    1,075
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    6
    OROSKOPI I LULEVE

    SHIGJETARI
    Lulja e shenjes eshte ANEMONI
    Anemoni eshte nje lule qe prejardhjen e saj e ka nga Greqia.
    Ndryshe quhet edhe lulja e eres nga e cila ka mare edhe emrin.
    Eshte era ajo qe ndihmon gonxhet e lules te celin si edhe shperndan petalet e luleve te celura.



    BRICJAPI
    Lulja perkatese eshte PUASEDIA ose ndryshe ALEKSANDRINO ( Lulja e krishtlindjeve)
    Prejardhja e kesaj luleje eshte nga Meksika dhe ka qene lule simbol per mbreterit Asteke
    Gjithashtu ne ditet e sotme kjo lule eshte bere simbol i krishtlindjeve , kjo per faktin se lulezon kryesisht ne kete periudhe.
    Sipas mithologjise nje vajze lutej perball ikones se Shen Marise me lote ne sy dhe nga lotet e vogelushes lindi kjo lule e mrekullueshme.



    PESHQIT
    Lulja perkatese e shenje eshte FREZIA
    Bukuria dhe aroma karakteristike e kesaj luleje e beri Frezian nje lule te njohur ne te gjithe boten dhe nje lule simbol te pranveres.
    Prejardhjen e ka nga Afrika.
    Emrin e ka mare nga nje studiues gjerman Theador Freeze


    UJORI
    Lulja perkatese e shenjes eshte LILIUM
    Liliumi i bardhe (krinos) eshte simbol i pafajsise ne disa besime fetare
    mendohet se prejardhjen e ka nga Palestina megjithese njihej edhe nga grekerit e lashte dhe Romaket te cilet e karakterizonin edhe si simbol fetar.
    Tek kristianet Liliumi eshte edhe si simbol i Maries se Virgjer



    DASHI
    Lulja perkatese e shenjes eshte TULIPANI
    prejardhje e tyre eshte nga Persia
    Emrin e kane mare nga fjala TULBAN qe eshte emri i kapeles se muhamedaneve
    Tulipanet u bene te njohur nga Hollandezet qe i kultivojne sistematikisht duke krijuar edhe shume varietete te ndryshme te tyre.



    DEMI
    Lulja perkatese e shenjes eshte IRIS-i
    Ka mare emrin e perendeshes se lashte greke IRIDA(lajmetarja e perendive)
    IRIS- do te thote <<SYRI I QIELLIT>>
    Thuhet se Greket dhe Romaket e lashte e kishin si zakon te mbillnin bimen e Iris-it ne varret e te afermeve te tyre qe te kishin te vdekurit syte te kjo lule dhe te kene nje komunikim te drejtperdrejt me te afermit e tyre.



    BINJAKET
    Lulja perkatese e shenjes eshte ALSTROMERIA
    E ka prejardhjen nga Amerika e Jugut perkatesisht nga Andet Peruviane
    Emrin e ka mare nga botanisti Suedez, Baroni Claus Von Alstromer
    Eshte nje lule e vogel dhe shume delikate.



    GAFORRJA
    Lulja perkatese e shenjes eshte TRENDAFILI
    Trendafili eshte ndoshta lulja me e dashur dhe me e perhapur ne bote.
    Eshte simbol i dashurise, ka frymezuar shume poete, piktore e artiste te ndryshem me bukurine dhe me shkelqimin e tij
    Specie me ngjyra te ndryshme te trendafilit gjen ne te gjithe boten duke i dhene keshtu atij me te drejte titullin "Mbret i luleve".



    LUANI
    Lulja e perkatese e shenjes eshte STRELITZIA
    Strelitzia ose e quajtur ndryshe "zogu i parajses"
    Quhet keshtu se lulja eshte shume e ngjashme me nje zog shume te rralle,nga me te rrallet ne bote
    Eshte lule tropikale dhe e ka prejardhjen nga Afrika e Jugut.
    Eshte nje lule e perhapur sot dhe perdoret shume ne kompozime te ndryshme me lule



    VIRGJERESHA
    Lulja perkatese e shenjes eshte KRISANTEMA
    Krisantema prejardhjen e ka nga Kina.
    Kinezet e kane kultivuar kete lule rreth 2500 vjet me pare se te vinte ne Europ
    Ne kine kjo lule eshte simbol i vjeshtes.



    PESHORJA
    Lulja perkatese e shenjes eshte GLADIOLA
    Gladiola e ka mare emrin nga latinishtja Gladius qe do te thote shpate.
    Prejardhja e kesaj luleje eshte nga Afrika e jugut dhe erdhi ne Europe ne shekullin e 18-te



    AKREPI
    Lulja perkatese e kesaj shenje eshte GERBERA
    Gerbera ose ndryshe thuhet edhe margarita afrikane, dhe nga kjo kuptohet qe prejardhjen e ka nga Afrika.
    Eshte shume e perhapur si lule dhe del ne nje shumllojshmeri ngjyrash.

  17. #17
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,167
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    wwwawawaaaaa sa lule te bukura, immm shenja ime mbak lulen me te bukur a ka gje me te bukur se lulja? thx per infot 3r1k0 ....

  18. #18
    curva sud....... Autorė Maska e 3r1k0
    Anėtarėsimi
    Apr 2010
    Vendndodhja
    Tirana Albania
    Postime
    1,075
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    6
    GJUHA E LULEVE
    Qe sot do fillojme nje rubrik te vecante : gjuha e luleve
    Lulet paraqiten ne te gjitha format dhe ngjyrat, dhe mbi te gjitha ato kane edhe gjuhen e tyre.

    Per cdo ndjenje , ekziston nje lule, e cila shpreh me se miri keto ndjenja.
    Cuarja e luleve si dhurate eshte gjeja me e mire qe mund te bejme per ti ngritur moralin dikujt,dhe me mire akoma nese keto lule do te dergojne edhe nje mesazh ne gjuhen e tyre.
    Po e filloj me disa nga lulet me te perdoreshme dhe secili prej jush mund te pyese per ate lule qe deshiron.

    Pra cila eshte gjuha e luleve,cfare shprehin ato ...........fillojme........

    TRENDAFILAT
    Trendafili i bardhe - Pafajsi dhe madheshti
    Trendafili i kuq - dashuri dhe pathos
    Trendafili roz -dashuri dhe lumturi
    Trendafili i verdhe -zili dhe tradheti
    Trendafili bardh e kuq- dicka e vecante
    Trendafili me arome - bukuri e vecante
    Trendafili krem -dashuri e rrezikshme

    KARAFILAT
    Karafili i bardhe -dashuri e sinqerte
    karafili i kuq -admirim
    Karafili i verdhe -refuzim, neveri
    Karafili roz -i behet dhurate nenave ne festen e tyre
    Karafili vjollce -Antipati,

    GERBERA -------pafajsi

    KRISANTEMA
    E bardha----------vertetesi
    E kuqe -----------te dua
    E verdha----------dashuri e harruar

  19. #19
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    13,888
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    48
    Reputacioni
    25
    Faleminderit per keto Info!

    Kush do qe do martohet, te porosisi Lulet tek Eriko!!!

  20. #20
    curva sud....... Autorė Maska e 3r1k0
    Anėtarėsimi
    Apr 2010
    Vendndodhja
    Tirana Albania
    Postime
    1,075
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    6

    TULIPANI Simbol i dashnorit te perkushtuar

    FREZIA Besnikeri

    KAKTUS Qendrueshmeri, burreri

    CIKLAMINI Doreheqje......lamtumire

    MIMOZA Ndjeshmeri

+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 3 123 I funditI fundit

Tema tė ngjashme

  1. Lulet e padėshiruara nė dhomėn e ditės
    Nga Erinaa nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-05-2011, 06:41 PM
  2. Lulet mbi ballkonet tane moderrn - E njihni kete lloje?
    Nga ReniX nė forum Flora dhe Fauna
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-02-2009, 04:33 PM

Bashkohuni dhe Ju kėtij komuniteti entuziast dhe argėtues. Krijo njė Llogari Falas