Ka kohe qe merem me lulet dhe se fundmi kam hapur edhe nje biznes te vogel ne Shqiperi pas disa vitesh emigrimi ne Greqi.
E hapa kete teme per tju ardhur sado pak ne ndihme te gjithe atyre qe u pelqejne lulet dhe natyrisht qe u pelqen te meren me to.
Por njekohesisht edhe te mesoj gjera te reja nga eksperienca e te gjithe juve.
Fillimisht po e filloje me nje lule qe une e kam shume per zemer GARDENIA
Gardenia eshte nje nga lulet me te preferuara per shumicen e njerezve
Ka lule te bardha aromatike.
Thuhet se ka mare kete emer nga Alexander Garden nga Karolina e Jugut.
Ekzistojne disa lloje gardeniash (rreth 200 lloje)
Gardenia me e perhapur eshte Gardenia Jasminoides, e cila e ka prejardhjen nga Kina
Ajo mund te arrije deri ne 2.5 metra lartesi
Zakonisht lulezon ne pranvere dhe ne vere, por nese kushtet klimaterike jane te favorshme mund te kete lule gjate gjithe vitit.
Lulet jane ne ngjyre te bardhe dhe kane nje arome te embel dhe te forte.
SI TE KUJDESEMI PER GARDENIAN
Qe te keni nje gardenia qe t'ju pershtatet kushteve te ambjentit tuaj duhet ta filloni me nje gardenia te vogel,sa me shume rritet ajo do i pershtatet ambjentit
Eshte bime delikate dhe nuk duron ndryshimet e shpeshta te ambjentit
Duhet qe ne cdo 2-3 vjet te ndryshohet vazoja(eshte mire qe te mbillet ne vazo plastike me vrima nga poshte)
Vazoja duhet te vadiet shpesh por te mos e teproni me ujin.Plehu ne vazo duhet te jete gjithmone i lagesht.
Ndonjeher ne disa zona uji nuk eshte i pershtatshem per vaditje dhe i ben dem bimes duke ndryshuar PH. Gjethet e bimes fillojne te zverdhen.
Nese vini re nje gje te tille atehere duhet medoemos te hidhni ne plehun e vazos pak hekur organik (mund te vendosni edhe ndonje gozhde ne pleh)
TEMPERATURA
Gjate dites Gardenia duhet te jete rreth 20-25 grade
Me e rendesishme eshte temperatura e nates, ajo nuk duhet te kaloje 18 gradet nese duam qe gardenia te lulezoje vazhdimisht
Gardenia nuk duron luhatjet e shpeshta te temperatures
Gjithashtu duhet kujdes qe ajo te vendoset larg kalorifereve dhe paisjeve te tjera elektrike qe thajne ajrin
NDRICIMI
Si te gjitha bimet qe cojne lule edhe gardenia do shume drite
Pozicioni me i mire ne shtepi per gardenian eshte afer ndonje dritareje nga ana jugore dhe te mos kapet nga rrezet e diellit
Nese per dite me radhe koha eshte e vrejtur atehere eshte mire qe te perdoret ndricimi i dhomes nese duam qe gardenia te mos i rrezoje lulet
HERE PAS HERE NE FAQEN TONE TE FB DO TE GJENI MATERIALE TE TILLA PER LULET
POR MOS NGURRONI EDHE JU TE NA PYESNI PER CDO GJE QE TE KENI NEVOJE.
Materiali eshte mare nga faqja e fb ArtFlower http://www.facebook.com/pages/ArtFlower/116418625088248