Pėrkundėr tė gjitha pritjeve titullin e automjetit evropian tė vitit pėr herė tė parė nė histori e ka marrė automjeti i motorizuar me energji elektrike: moment kthese nė histori ky kur Nissan Leaf ka rrėmbyer titullin duke lėnė pas vetes risitė mė tė rėndėsishme tė vitit, nga Alfa Giulietta deri tek Volvo S60.


Nissan Leaf, automjet pa emetim tė gazrave, ka mundur 40 rivalė nė luftėn pėr njė prej titujve mė tė rėndėsishėm automobilistik. Nė tė njėjtėn kohė, kjo ėshtė hera e parė nė historinė e kėsaj gare qė shpėrblimin e ka marrė njė automjet elektrik. Jurinė tė cilėn e kanė pėrbėrė 57 gazetarė automobilistik nga 23 shtete evropiane nė konkurrencėn tė cilėn nė finale e kanė pėrbėrė katėr risitė Alfa Romeo, Citroėn, Dacia, Ford, Opel e Volvo pėrparėsi megjithatė i ka dhėnė teknologjisė dhe ka dėshmuar se automjeti elektrik mund tė shtyhet me rivalėt e motorizuar nė mėnyrė konvencionale.


Sa pėr rikujtim, Leaf ka elektromotor tė vendosur pėrpara i cili fut nė lėvizje boshtet e prapme. Elektromotori i ndryshueshėm zhvillon fuqi prej 80 kW dhe moment rrotullimi prej 280 Nm, qė mjaftojnė pėr shpejtėsinė maksimale prej 145 km/h. Elektromotori furnizohet akumulatori litium-jon, i cili siguron autonomi prej 175 kilometrash sipas standardit NEDC (New European Driving Cycle).

Na duhet tė theksojmė se shitja e kėtij automjeti nė Japoni dhe SHBA fillon kėtė dhjetor. Nė Evropė Leaf vjen nė fillim tė vitit tė ardhshėm, dhe atė para sė gjithash nė Portugali, Irlandė, Britani dhe Holandė. Automjeti aktualisht prodhohet nė Japoni, e nė fillim tė vitit 2013 do tė nis prodhimi i tij nė fabrikat e reja nė SHBA dhe Evropė.


Radhitja pėrfundimtare e finalistėve:

1. Nissan Leaf – 257 pikė
2. Alfa Romeo Giulietta – 248 pikė
3. Opel/Vauxhall Meriva – 244 pikė
4. Ford C-Max/Grand C-Max – 224 pikė
5. Citroėn C3/DS3 – 175 pikė
6. Volvo S60/V60 – 145 pikė
7. Dacia Duster – 132 pikė