Sipas kompanisė sė kėrkimeve tė tregut – Nielsen, Apple e ka tejkaluar rivalin e saj Research In Motion sa i pėrket sistemit operativ pėr telefonat e menēur mobil nė tregun amerikan.

Sistemi operativ i kompanisė e cila e prodhon telefonin e famshėm – iPhone, tani ėshtė numėr njė nė treg, me 27.9 pėr qind tė tregut tė telefonave tė menēur mobil.

Pjesėmarrja e Apple nė tregun e sistemeve operative pėr telefona mobil ėshtė mė e madhe krahasuar me 27.4 pėr qind qė mban RIM, e cila tashmė ėshtė nė vendin e dytė nė radhitje, dhe Android qė mban 22.7 pėr qind, ose me Windows Phone 7 e cila ka arritur tė marrė 14 pėr qind tė kėtij tregu.

Pjesė tjetėr e tregut pėrfshin edhe Symbian me 3.4 pėr qind, Linux me 3.3 pėr qind, si dhe Palm me 1.3 pėr qind.

Mirėpo, vlen tė pėrmendet se Apple dhe RIM janė duke humbur pjesėmarrje tė tregut, tė cilėn gjithnjė e mė shumė po e merr platforma e kompanisė Google, sistemi operativ Android. / Telegrafi /