Prodhuesi japonez Nissan ka paraqitur automjetin i cili ėshtė ėndėrr pėr shumėkėnd, modelin e ri GT-R i cili prej zero deri nė 100 kilometra nė orė arrin pėr tre sekonda, respektivisht pėr 0.3 sekonda mė shpejt se Porsche 911 Turbo S.

Nuk do tė thotė qė duhet ta bėni, por iu nevojiten mė pak se dy sekonda tė tejkaloni shpejtėsinė e lejuar nė vende tė banuara dhe nė t’ia shkruani vetes disa pikė mė pak nė lejen tuaj tė vozitjes dhe tėrė kjo falė motorit V6 i cili ėshtė rritur nga 486 nė 523 kuaj fuqi.


Japonezėt preciz kanė njoftuar se Nissan GT-R ka arritur pėrshpejtimin identik para gazetarėve vlerėsues, pėrkundėr faktit se kushtet klimatike kanė qenė tė ndryshme gjatė disa ditėve.


Rekorder nė arritjen e shpejtėsisė deri nė 100 kilometra nė orė mbetet Bugatti Veyron Super Sport i cili kėtė e bėn pėr vetėm 2.5 sekonda. Pėrderisa, mė i shpejtė se Nissan GT-R ėshtė vetėm edhe Ariel Atom, i cili arrin kėtė shpejtėsi pėr 2.8 sekonda. /Telegrafi/