Receta Gatimi

Rihanna, koncert live nė Tiranė me 8 Dhjetor ?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 11 prej 11
  1. #1
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    Rihanna, koncert live nė Tiranė me 8 Dhjetor ?

    normal_rihanna1.jpg

    Kėngėtarja e famshme Rihanna pritet tė vijė nė Tiranė pėr tė dhėnė njė koncert nė datėn 8 Dhjetor 2010 nė mbrėmje nė sallėn e madhe tė Pallatit tė Kongreseve.


    Lajmi jozyrtar ėshtė dhėnė pėr agjencinė NOA nga burime tė rezervuara brenda stafit tė organizimit tė koncertit, kurse burimet zyrtare ngurruan tė konfirmojnė praninė e Rihannės nė eveniment duke deklaruar se “jemi ende nė tratativa e sipėr”.

    Bėhet fjalė pėr njė koncert festiv qė organizohet nė kuadrin e Dhjetorit ’90 dhe kremtimit tė 20 vjetorit tė asaj periudhe qė largoi diktaturėn dhe solli demokracinė nė Shqipėri duke nisur me protestat e studentėve nė lėvizjen e famshme tė Dhjetorit ’90.


    Nga burimet e mėsipėrme NOA ka mėsuar se prej disa ditėsh, stafi organizator prej ditėsh ėshtė duke negociuar me disa emra tė njohur dhe ndėr mė hit sot nė tė gjithė botėn.

    Negociata pėr sjellje nė Tiranė ka pasur pėr Lady Gaga, Rihanna dhe Shakira, bėhet e ditur nga stafi organizator. Sa jane shumat e ofruara dhe negociuara per sjelljen e tyre ne Tiranė, ende nuk ka asnje informacion e po ashtu as dhe pėr sjelljen e mundshme tė Rihannės.

    Pėr Shakirėn, ka qenė e pamundur sjellja e saj nė Tiranė kėtė muaj pėr shkak se axhenda e saj ėshtė e mbyllur prej kohėsh me disa koncerte nėpėr botė.

    Ndėrkohė e lirė nė aktivitetin publik rezulton e famshmja 22 vjeēare nga Barbados, Rihanna dhe sipas faqes sė saj zyrtare online, evenimentet live ku do tė kėndojė janė nė fillim tė vitit tjetėr.

    Ndėr kėngėt mė tė njohura tė Rihanna janė “Unfaithful”, Disturbia, Only girls, Te amo, Good Girl Gone Bad, “Last Time,”, por edhe njė duet me Jay-Z,. Ajo ka nxjerrė deri tani tetė albume.

    Por kėnga qė e shndėrroi nė ikonė tė hiteve, ėshtė padyshim “Umbrella”.

    Me emrin e vėrtetė, Robyn Rihanna Fenty por njohur nė tė gjithė botėn me emrin e artit Rihanna, kėngėtarja e famshme ėshtė shpallur edhe ambasadore e kulturės nė Barbados ku edhe ėshtė lindur mė 20 shkurt 1988 nė Saint Michael.

    Nė vitin 2004, Rihanna kishte fituar edhe titullin Miss Combermere Beauty Pageant.

    Ideja pėr sjelljen e Rihannės nė Shqipėri u paralajmėrua para pak javėsh nga kryeministri Sali Berisha.

    Ai premtoi se do tė sjellė njė emėr tė famshėm botėror pėr tė argėtuar rininė shqiptare, pėr tė marrė pjesė nė festėn pėr liberalizimin e vizave pėr Shqipėrinė nga ana e Bashkimit Evropian, nė kuadrin e kremtimit tė 20 vjetorit tė Lėvizjes sė Dhjetorit dhe liberalizimit tė vizave:

    “Nė ditėn e lėvizjes, ne do tė bėjmė ēmos qė njė nga kėngėtarėt mė tė pėlqyer tė rinisė shqiptare tė jetė pjesė e saj. Dėshira ime ėshtė tė jetė ndėr mė tė mirėt”, ka deklaruar Berisha nė emisionin “Opinion” tė gazetarit Blendi Fevziu nė Tv Klan.

    I pyetur se kush ėshtė ndėr mė tė mirėt sipas tij, Berisha ėshtė pėrgjigjur: “Rihanna…. Ose pse jo, tė jetė Lady Gaga” dhe i shoqėruar nga duartrokitjet e tė pranishmėve nė studio, kryesisht tė rinj e tė reja, ka vazhduar: “E shikoni se do t’u pėlqente”.

    Sipas Berishės, kėto dy figura janė nė kulmin e karrierės sė tyre muzikore.

    Berisha tha mė tej se ai ėshtė njė fans i kamotshėm i muzikės, por kjo zgjedhje e kėtyre yjeve ėshtė se ato janė nė kulmin e karrierės pėr momentin.

    “Unė gjatė gjithė jetės time kam dėgjuar shumė muzikė. Dhe nuk kam pse ta pengoj veten nga njė pasion i hershėm. Por unė nuk mund tė them Celine Dion. Sot, Lady Gaga, ėshtė nė kulm sė bashku me Beyonce dhe tė tjerė”, tha kryeministri Berisha.

    Ajo qė mbetet tė presim ėshtė nėse Rihanna vėrtet do tė vijė nė Tiranė, dhe kjo pritje varet nga organizatorėt qė ata tė bėjnė publik lajmin nė formė zyrtare. NOA

  2. #2
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    booboo po kjo pikerisht ne kte koh te vitit e gjeti te vinte ne shqiperi qe te vete balta gjer ne gju
    do turpurohemi

  3. #3
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Jo mi se shikon cfar ka mbathur

  4. #4
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Do iki se kam len nje takim me kete

  5. #5
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga MAJDI Lexo postimin
    Do iki se kam len nje takim me kete
    prandaj me tha rihana qe nuk do vinte dot ne party se kish len takim me pastrusin (shaka)

  6. #6
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Po pra me pastrusin , pse ca ka te jesh pastrus

  7. #7
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    shoku e shikon ate fjalen ne kllapa ?

  8. #8
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    E kuptova qe bere shaka LOL

  9. #9
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga MAJDI Lexo postimin
    E kuptova qe bere shaka LOL
    epo ca ke qe acaron kot , apo do te tregosh me doemos qe je i keq

  10. #10
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Si nuk qellova 1 here ne Shqiperi un kur ka koncerte!

    Shikim te mbare te gjitheve! Ska gje per balten e ka pare presidenti USA jo me Rihanna!

  11. #11
    Never_Too_Late Anėtar Nderi Maska e smocking2
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    Ancona, Italy
    Postime
    1,249
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Puuuuuu...vetem kete lajm nuk duhet ta lexoja. uroj te mos e pranoje ftesen se po e pranoi do me pushoje zemra nga fakti qe nuk jam atje...

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2012, 09:41 PM
  2. Shakira koncert nė Tiranė?
    Nga vaaldr1n nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-02-2012, 09:34 PM
  3. Chrome pėr Mac nė dhjetor
    Nga aurel nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-11-2009, 10:13 PM
  4. ELITA 5, koncert ne Tirane
    Nga ReniX nė forum Muzika Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2008, 04:19 PM
  5. Sean Paul koncert ne Tirane ne 4 korrik
    Nga KLEA nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2007, 12:25 PM