Receta Gatimi

Agron Llakaj gjobitet 8 milionė lekė nga Top-i, i hiqen rolet nė momentin e fundit


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 8 prej 8
  1. #1
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    Agron Llakaj gjobitet 8 milionė lekė nga Top-i, i hiqen rolet nė momentin e fundit

    Largimi i parakohshėm i moderatorit tė njohur, Agron Llakaj nga spektakli i humorit “Portokalli” nė “Top Channel”, i erdhi paksa e papritur publikut tė afeksionuar pas kėtij “show” tė pėrjavshėm televiziv. Teleshikuesit, tė cilėt ishin pėrgatitur pėr largimin e tij nė janar, nė fillim menduan se ishte njė “shaka”apo “truk” regjisorial mungesa moderatorit kryesor dhe partnerit tė Amarda Toskės, e cila e nisi e vetme dhe e pėrfundoi po vetėm spektaklin e sė dielės sė shkuar, duke kaluar dhe njė sprovė qė mund ta drejtojė pa partner kėtė format, edhe nė javėt nė vazhdim. Nė shtatė vjet tė diela spektakėl, moderatori i dhjetėra karaktereve humoristike nuk kishte munguar asnjėherė, ndaj tė gjithė menduan se diēka mund tė kishte ndodhur pas kuintave. Thashethemet e para ishin se, “Llakaj kishte marrė njė urdhėr pushimi nga puna”, pas shfaqjes pėr disa minuta nė natėn finale tė Festivalit “Kėnga Magjike” nė njė tjetėr ekran, si ai i “Tv Klan”. Por moderatori i njohur, pas thashethemeve tė ndryshme thjesht pėrgėnjeshtroi zėrat se ishte pushuar nga puna, duke pohuar se ishte larguar vetė para kohe, por pa dhėnė asnjė shpjegim nė mediat e interesuara rreth largimit tė tij, duke e cilėsuar si njė ēėshtje krejtėsisht personale. Nė intervistat e tij, ai u pėrpoq t’i jepte nota paqėsore kėtij vendimi tė ndėrmarrė prej tij. Ndėrkohė qė pas hulumtimeve tona kemi zbuluar se nė fakt nuk bėhet fjalė pėr njė largim tė parakohshėm me dėshirė, edhe pse gjithēka ėshtė bėrė pa zhurmė.

    Arsyeja, Pas shfaqjes nė “Klan” i hiqen rolet nė momentin e fundit

    Marrja pjesė nė natėn finale tė festivalit “Kėnga Magjike”, ku luajti njė numėr parodik bazuar nė krijimtarinė muzikore tė Ardit Gjebresė, u bė nė fakt shkak qė Agron Llakaj tė largohej pėrpara mbylljes sė kontratės me “Top Channel”, ashtu siē e kishte njoftuar nė media. Arsyeja ishte, pasi ai nuk kishte respektuar njė rregullore tė brendshme tė kėtij televizioni pėr t’u shfaqur nė njė ekran tjetėr, pikėrisht nė “Tv Klan”, televizioni me tė cilėt Agron Llakaj ka lidhur kontratėn e re. Moderatori duhet tė kishte njoftuar drejtuesit e kėtij televizioni dhe tė merrte njė leje paraprake nėse duhej apo jo tė shfaqej te “Kėnga Magjike”, qoftė edhe si i ftuar special. Pas kėsaj, u vendos qė atij t’i hiqeshin rolet nė momentin e fundit, ndėrsa iu la vetėm njė rol, ai i imitimit tė kryeministrit Sali Berisha. Agroni ėshtė ndier i fyer dhe ndaj ka vendosur tė bojkotojė spektaklin e sė dielės nė momentin e fundit.

    Shkelja e kontratės i
    kushtoi 8 milionė
    lekė gjobė

    Askush nga stafi i “Top Channel” nuk ka pranuar tė japė detaje, por nga burimet tona konfidenciale kemi mėsuar se shkelja e kontratės i ka kushtuar njė gjobė tė majme Agron Llakajt. Pas largimit tė tij nė momentin e fundit, Agroni ka marrė njė fletė gjobe nga “Top Channel” nė shumėn 8 milionė lekė tė vjetra, ndėrkohė qė pas kėsaj ai ėshtė larguar drejt Greqisė, ku thuhet se po i nėnshtrohet njė operacioni kirurgjikal, ndaj ka qenė e pamundur marrja e njė konfirmimi prej tij. Gjoba e vendosur ėshtė llogaritur pėr kohėn qė ai kishte nėnshkruar kontratėn pikėrisht deri nė fund tė dhjetorit.

    nė janar nė Tv Klan

    Gjithsesi, nė mes tė muajit janar, Agron Llakaj do tė shfaqet nė njė tjetėr format dhe nė njė tjetėr ekran, ku gjithēka deri atėherė do tė jetė harruar. Por nė “Tv Klan”, nė show-n “Kush do bėhet milioner”, ai do tė dalė nė transmetim ēdo tė hėnė, ndėrsa paralelisht po punon pėr njė show tjetėr komik, pėr tė mos hequr dorė nga humori. Kompania “Grand Media” e cila ka ekskluzivitetin e kėtij show pėr 10 vjet nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni, ia bėri ofertėn Llakajt nė muajin mars. Fillimisht, ai kėtė projekt ia ofroi “Top Channel”, por pas njė refuzimi nga drejtuesit ra dakord qė ta prezantojė nė “Tv Klan”, duke marrė kėshtu dhe vendimin pėrfundimtar pėr tė hequr dorė nė tė njėjtėn kohė nga “Portokalli” dhe “Top Channel”, pas plot shtatė vjetėsh punė dhe sukses nė kėtė televizion.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Argoni eshte figura kryesore qe po e mban ne kemb ate pak humor shqiptar!

  3. #3
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    hmmm aty thot qe e gjobiten sepse prishi kontraten duke marr pj te kenga magjike , por kjo nuk ish hera e par qe ai e bente kte
    psh ai morri pj edhe tek mis albania 2010(qe u be ne shtator ) dhe nuk ndodhi gje
    them se ky inf nuk ka baza sh te verteta

  4. #4
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Gjithesesi nuk eshte ndonje shume e madhe 8 mij euro! Ja paguan Klani por Argonin nuk e shikoj Ideal te prezantoj Kush do bėhet milioner!!! me mire nje Show humori! apo satire

  5. #5
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Per mendimin tim tani do te ket shum avantazh 2XL-ja

  6. #6
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga MAJDI Lexo postimin
    Per mendimin tim tani do te ket shum avantazh 2XL-ja
    2xl ka koh qe jan ne avantazh ...jan te papar
    e kan humorin sh sh spontan , dhe nuk jan aq te lidhur me politiken sic esht portokallia

  7. #7
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    ke shum te drejte , jan shum komik dhe nuk perfshihen ne politik fare

  8. #8
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga ReniX Lexo postimin
    Argoni eshte figura kryesore qe po e mban ne kemb ate pak humor shqiptar!
    Ashtu eshte Reno,aktori humorist me i mire tani per tani ne Shqiperi ai eshte.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Agron Llakaj do te kaloj te televizionin Vizion Plus
    Nga olsii nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2012, 01:54 PM
  2. Agron Llakaj: U largova unė para kohe, nuk me pushuan
    Nga Erinaa nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 21-01-2011, 11:00 PM
  3. Shqipėri-Turqi, hiqen pagesat pėr vizat
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-10-2009, 03:56 PM
  4. 25 rolet mė tė mira nė historinė e kinematografisė
    Nga kuklla nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-06-2008, 10:22 PM
  5. Festat, 400 milionė lekė fishekzjarrė
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-01-2008, 02:27 PM